REPLIKAT/ Lulzim Basha përplaset me Ballën e Nikollën në Kuvend: Mos bëni dërr-dërr, mbyllni procedurat

13 Shtator 2021, 17:42Politika TEMA

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debate.

Kreu i grupit Parlamentare të PS, Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët.

Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.

“Mos bëj dërr-dërr, po mbylle si procedurë aty,” është shprehur Basha i revoltuar.

Basha ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren që ditën e parë duke “marrë urdhra” nga Balla.

Balla: Une do ju kerkoj emocionet t’i leme jashte kesaj salle.

Basha: Mos bej dër dër.

Balla: Nuk kam emocione fare, etika dhe rregullorja duhet te zbatohet.

Balla: Zonja kryetare, propozimi është konkret dhe është në një linjë me propozimin e PD dhe të Vasilit. Sot është e domosdoshme caktimi i byrosë dhe i komisioneve. Jam i bindur që edhe kolegët e LSI që çështjen e pikës 5 të rendit të ditës për caktimin e përbërjes së komisionit të përhershme ta votojmë seancën që vjen. Kaq kisha unë.

Basha: E ke nisur ketë seancë duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë trup të të vijë.

Nikolla: Unë jam deputetë e Shqipërisë.

Basha: Ti je manikine që merr urdhra nga dikush që duhet të ishte në burg.

Nikolla: Qetësuohu të lutem, etikën e deputetit.

Basha: Me cfarë pushtet i ndryshon rendin e ditës ti? Ca kujton se është këtu?

Nikolla: Me pushtetin e votës.

Basha: Turp të të vijë, e rrënon që ditën e para parlamentarizimin, por kështu është kur vendos një njeri si ty.

6 komente në “REPLIKAT/ Lulzim Basha përplaset me Ballën e Nikollën në Kuvend: Mos bëni dërr-dërr, mbyllni procedurat”

  1. Gaztori i oborrit,ben si trim dhe kokrra e horrit says:

    Doli Luli nga stani dhe bertet si tarzani,o lul me pekule,ule kryt,se do gervishtesh ne tule

  2. Trotski says:

    LulSumKapuçi po na del Trim i Madh !! Ruhuni prej tij se nuk din cfare ban !!!

  3. Bleta says:

    Kjo Lindita eshte cop mishi me dy su. Theriti i bertiti sa te dush as don me ja dit. Edhe ne koke me i dhi sbezan. Fiks per ket pune qe kan vu.

  4. Nje mergimtar says:

    Nje kryetar opozite “RRUGAC”.Si mund ti thuhet nje zonje ne Kuvendin e popullit ato fjale percmuese?.Si mund te perdor nje fjalor rruge nje Kryetar opozite?Eshte per te aedhur keq qe deputetet opozitar sillen si delet kur cobani i ve perpara si tufe.Ne keto seanca te zhvilluara del ne pah se opozita akoma nuk eshte kethyer nga bojkoti i dy vjet e gjysem.Sa keq per PD-n e per vendin.

  5. Cudia says:

    Amani more shoke me gjeni mua nje vend te fshihem se ky Basha kur tregoka dhembet vertet te frikson.

  6. vang says:

    HEJ ,Eshte lulzim Basha ai ,zevendes i Sales …..ju kujtohet???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje