Opozita në Parlament do të përfaqësohet nga 3 grupe parlamentare, Basha lë jashtë LSI-në

13 Shtator 2021, 17:10Politika TEMA

Në prag të nisjes së seancës së Kuvendit ku do të prezantohet dhe programi qeverisës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se opozita do të jetë e përfaqësuar me tre grupe parlamentare,

PD ka vendosur të ndihmojë PDIU duke i dhënë 4 deputetë për krijimin e grupit parlamentar dhe aleatët tradicionalë PA, LZHK dhe PR dhe PBDNJ.

Ajo që bie në sy, është që demokratët nuk kanë ndihmuar LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.

Mësohet se grupet opozitare në parlament do të jenë

1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë

2. Grupi i Aleancës për Ndryshim

3. Grupi per Demokraci dhe Integrim

Në grupin Aleanca për Ndryshim do të marrin pjesë deputetët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase.

1 komente në “Opozita në Parlament do të përfaqësohet nga 3 grupe parlamentare, Basha lë jashtë LSI-në”

  1. Pilo Lala says:

    Kjo gje behet qe Sali Berisha te jete prape pjese e Grupit te PD.
    E gjitha eshte loje Berisha-Basha.
    Saliu shfryn ne TV ti mbushi mendjen Ambasadores Amerikane, boll me persekutuat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje