Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Shehu kritikon Bashën: SHBA nuk kërkon të shkelet Kushtetuta

13 Shtator 2021, 15:19Politika TEMA

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në “News 24”, Shehu u shpreh se vendimi nuk duhej të merrej individualisht, por i konsultuar me Këshillin Kombëtar, teksa shtoi se SHBA nuk kërkon të shkelet Kushtetuta dhe Statuti.

“Ai ka të gjitha atributet legale për të qenë pjesë e PD dhe Kuvendit. Janë disa gjëra që duhen respektuar sepse lidhen me realitetin, mbështetjen e elektoratit. Unë këto konsiderata i kam thënë. Kjo është demokracia. Ajo që mua realisht, unë e thash dhe atë ditë në PD, që më ka zemëruar, është mosrespektimi i forumeve demokratike dhe vendosja e një vendimi madhor, që ka të bëjë dhe me personalitetin më të madh të PD, me historinë e PD, ka të bëjë me të gjithë ne, jo me një njeri të vetëm. Është një vendim i rëndësishëm që duhet të merret duke respektuar rregullat e PD. Janë vendime që nuk merren nga një person.

SHBA-të nuk kërkojnë të shkelen Kushtetutat, statuti, pra mendoj që gjëra më e mirë është që të respektojmë rregullat e lojës, transparencës. Unë mendoj që ky është problem i madh që ka ndodhur dhe e ka vendosur në pozitë të vështirë PD. Partia Demokratike s’është pronë e kryetarit, është parti e madhe. Pra një parti e tillë nuk mund të vihet përballë faktit të kryer për një çështje të rëndësishme.”-tha Shehu.

6 komente në “Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Shehu kritikon Bashën: SHBA nuk kërkon të shkelet Kushtetuta”

  1. Shkodrani says:

    Edhe ti kur ishe kryetar, nuk ishe kryetar.

  2. BENI-VENEZIA says:

    Ambasada amerikane ka thane me e zbatu kushtetuten,qe do thote se nje vrases nuk mund te jete ne parlament,ju doni me deviju kushtetuten e ligjet si i keni bere vete,po keni mendu se do rrini gjithmone ne pushtet,i keni ba llogarite pa’ hanxhine,i thone njej fjale te urte popullore,dhe po vazhdoni ti beni keshtu llogarite,koken hankshi te gjithe.

  3. Muzaka i Ri says:

    Aman mor aman ,kur del dhe jep mende dhe ky mor amaaaan , ohoooo, mos mbete njeri pa u bere politikan. Po si del faqe botes ky, po ishte mire te rrinte ne kateder,dhe madje t’ja shkurtonte ca kembet karikes mos te dukej mire. Po isha ne stadium vet mor aman kur i hoqen pantallonat, ata qe e bene ishin maskarenj,dhe ishte cnjerzore por ky pse percitet akoma, si nuk paska turp.Nje me namuz do kishte varur vehten.

  4. Te fala nga Enveri,or Tritom says:

    Eshte shkelur kushtetuta si dhe karta e OKB .Ato legjitimojne perjetesine e berishes,te drejten per te vrare dhe grabitur dhe paprekshmerine nga ligji.

  5. Deni says:

    Nuk te paska bere efekt preshi i lushnjareve zoti Tritan?!
    I lumte preshi atyre.
    Mos ki merak se edhe ti si shume te tjere do te jesh ne faqet e historise, si preshngrenes…

  6. Sul Korriku says:

    Nuk mund te lexoj dot asnje mendim te ketij gomari. E marr me mend se ç’mund te shkruaje. Lutem per dike qe mundet, ti thote ketij gomari te liroje rugen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje