Të gjithë sytë nga xhaketa e Merkel, kancelarja sjell një mesazh me veshjen!

13 Shtator 2021, 14:50Politika TEMA

Angela Merkel, thonë mediat e huaja e zgjedh ngjyrën e xhaketës në bazë të humorit, por edhe në varësi të vendit ku po shkon dhe mesazhit që do të përcjellë.

Ngjyrën vjollcë, përgjithësisht e preferon për takimet jo formale, ku nuk ka për të diskutuar çështje serioze. Bezhën dhe të bardhën, i mban atëherë kur kërkon të dërgojë një mesazh paqeje. Blunë, kancelarja e vesh kur diçka është e rëndësishme. E gjelbra, për Merkel është ngjyra e optimizmit, qetësisë dhe ekuilibrit.

Por kujdes kur kancelarja vesh xhaketë të zezë, thonë ata që e kanë vëzhguar; vendi pritës nuk e ka punën mirë!

Merkel zhvillon turin e saj të fundit në Ballkan ku pritet të përcjellë mesazhe për thellimin e reformave demokratizuese dhe forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa pritet të theksojë respektimin e frymës së “Procesit të Berlinit”.

1 komente në “Të gjithë sytë nga xhaketa e Merkel, kancelarja sjell një mesazh me veshjen!”

  1. GazMir says:

    Se kuptoj përse Sebia kërkon Merkel-in sa her që viziton Tiranën. Ne nuk i thamë Pekinit dhe Moskës (nëpërmjet ambasadorëve të tyre ) që Presidentët e këtyre dy superfuqive te vizitojn dhe vendin ton njekohesisht. Futemi në politik. Nëse do isha gazetar , pyetjet që më djegin buzët janë; A e din Merkel zgjerimin Grek në ujrat tona., Përse na gënjejn me mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare BE-Tirane (jo në qershor në dhjetor prej vitesh) duke ditur që shaka te tilla perfundojn keq pasi dëmi llogaritet në 200 miliard euro dhe 500 000 shqiptar (që vuajtën nga emigrimi, varferia ekstreme ,eliminimet fizike dhe ofeza në politik)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje