Vetoja e Bullgarisë për të penguar hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, për shkak të rezervave të Sofjes zyrtare ndaj identitetit kombëtar e historik maqedonas, ka bërë që në rajon të qarkullojë një draft i ri i fshehtë.
Drafti është parë nga Sofja dhe Shkupi zyrtar, por edhe vendet e fuqishme të Bashkimit Europian, të interesuara për zgjidhjen e kësaj ‘nyje gordiane’ dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Drafti propozon që:
– Republikës së Bullgarisë do t’i jepen garanci për njohjen e konteksti historik dhe për prejardhjen bullgare të qytetarëve të saj pa përjashtim. Kështu Bullgaria do të çlirohet nga trauma se përmes të drejtave të pakicave do t’i rrezikohet stabiliteti dhe siguria afatgjatë.
– Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, do të përforcohet konteksti i shoqërisë shumetnike nëpërmjet përfshirjes edhe të narrativës bullgare.
– Bullgarët do të futen në Kushtetutë, njësoj si dhe bashkësitë e tjera etnike
– Shoqatat e bullgarëve do të fitojnë mbrojtje dhe kujdes të veçantë nga shteti për të promovuar aspektit të tyre të ngjarjeve historike dhe kjo do t’ju garantohet me Kushtetutë,
– Pjesa e popullit sllav që e identifikon veten si maqedonas dhe të cilët e kundërshtojnë kontekstin historik për lidhjet me popullin bullgar, do ta ruajë mundësinë e narrativës së tyre.
-Në librat e historisë në Maqedoninë e Veriut do të futen edhe fakte historike që kërkohen nga Bullgaria.
– Çështja e gjuhës dhe përdorimi i emrit të shkurtër për Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhet sipas asaj që është propozuar nga BE-ja.
Në këtë draft thuhet edhe se Shqipëria ndjehet e rrezikuar për shtyrjen pa afat të negociatave, për të lidhjes me Shkupin në rrugën e integrimit europian.
Zgjidhja dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes nënkupton edhe nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të vendit tonë me Bashkimin Europian, pasi vendet e BE-së nuk kanë pranuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
Bullgaria ka thënë se nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon që Shkupi të pranojë se para periudhës së Luftës së Dytë Botërore, maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë pasur “rrënjë bullgare”.
Komisioni Europian u ka dorëzuar dy vendeve një platformë për zgjidhjen e dallimeve. Mediat bullgare kanë raportuar se dokumenti parashikon që Shkupi të pranojë modifikimin e identitetit dhe të gjuhës pas vitit 1945, ndërsa nga Sofja është kërkuar që të mos insistojë në prejardhjen bullgare të gjuhës dhe identitetit maqedonas.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, kanë nënshkruar në gusht të vitit 2017, një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por ajo jo vetëm që nuk është zbatuar, por ka thelluar edhe më shumë dallimet mes dy vendeve.
Cilat janë mosmarrëveshjet?
Mosmarrëveshjet bilaterale me Maqedoninë e Veriut nuk janë pjesë e kritereve për anëtarësimin në BE ose fillimin e procesit të negociatave dhe kjo është edhe arsyeja përse të gjitha vendet e BE-së po kritikojnë ashpër Sofjen.
Bullgaria dëshiron mes të tjerash që të përcaktohet në udhërrëfyesin e negociatave se pretendimet për një pakicë maqedonase në Bullgari nuk do të mbështeten në asnjë formë. Edhe pse i Bullgaria konsideron popullsinë sllave të Republikës së Maqedonisë së Veriut vëllezërit e saj me të cilët është ndarë nga historia, Sofja hedh poshtë konceptin e “pakicës maqedonase” në Bullgari.
Sipas regjistrimit të vitit 2011, 1,600 shtetas bullgarë e kanë quajtur veten maqedonas. Sipas historianëve bullgarë, këta njerëz nuk janë pakicë, por refugjatë që migruan në territorin bullgar pas luftës ballkanike në 1913.
Qëndrimi kokfortë i Bullgarisë nuk ishin surprizë për asnjë nga ministrat e jashtëm të BE-së, pasi pak muaj më parë më parlamenti bullgar miratoi njëzëri një deklaratë të ashpër, duke paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se Sofja nuk do të tolerojë shtrembërimin e ngjarjeve historike, dokumenteve dhe artefakteve, si dhe rolin dhe pikëpamjet e personaliteteve nga historia bullgare.
Shkupi ndërkohë këmbëngul në versionin e saj të historisë, bazuar në ngjarjet e mesjetës dhe më tej. Një komitet historik dypalësh u krijua nën kushtet e traktatit të miqësisë 2017 për të zgjidhur problemet e interpretimit të historisë së përbashkët, por që të dy palët kanë akuzuar tjetrën që nuk lejon asnjë përparim.
Figura historike Gotse Delchev, i konsideruar si një hero kombëtar si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, tani duket se qëndron në rrugën e Shkupit për në BE.
Maqedonasit, grupi etnik qe lindi ne shekullin e 20 te mos tentoje te pervetesoje figurat komberare dhe heronjte e pavaresise se Bullgarise. Shume prej tyre e paguan me jete luften per pavaresine e Bullgarise. Te kishin dinjitet maqedonasit do ta pranonin gjakun e tyre bullgar. Maqedonia e Veriut duhej te ndahej ne dy pjese: njera pjese te bashkohej me Shqiperine dhe pjesa tjeter me Bullgarine.
Bullgaria ka te drejte. Maqedonia perbehet kryeisht nga shqiptare dhe bullgare dhe disa pakica te tjera te vogla. Eshte pa kuptim per ne shqiparet kritikat qe ben udheheqesi internacionalist Rama per Bullgarine. Pozita e shqiptareve dhe bullgareve ne Maqedoni duhet te rregullohet me kushtetute. Me siguri nga keto ndryshime pozitat e shqiptareve atje do te avancojne. Bullgaria me Shqiperine ka maredhenie shume te mira por qendrimet e Rames ndaj problemit bullgaro-maqedon e demtojne kete miqesi.
Po qysh qenka i fshehte kur ka dale ne gazete. Late nam. Te dua po mos trego. E dime vetem une ti dhe euronewsi.
Neroni , ike grise bythen … u berre ti te na tregosh Historine …koke palare… turkoshak