“Turp t’iu vijë”, Basha debat me Nikollën, opozita largohet nga Kuvendi

13 Shtator 2021, 17:36Politika TEMA
“Turp t’iu vijë”, Basha debat me Nikollën, opozita

Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar dhe reagimin e  Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.

“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”, u shpreh Basha.

 

7 komente në ““Turp t’iu vijë”, Basha debat me Nikollën, opozita largohet nga Kuvendi”

  1. vang says:

    po ju nuk keni ardhur ne parlament per pune por per teater more Bashe….

  2. Velo says:

    Avazin këta, qimen ndërrojnë, zakonin nuk e harrojnë.

  3. Qe Nikolla eshte kukull ne ate karrike kete e dime te gjithe por qe Basha ben trimin kete po e mesojme tani,estrada ka filluar miq,ju ftoj vetem te “argetohemi” me keto palaco.

  4. Nurenbergu says:

    Shikoni plerat e PD shqiptar qe dhe femijet e vegjel jane me te edukuar .Punon UDB punon

  5. Nuk mundet nji shkerdhate rrugesh si basha ,qe eshte nji funderine
    qe e gjen ne cdo Kazan plehrash ,
    te bej Politike !
    Por siedhe dijme , aty ku Ligji nuk funksionon bejne Feste ham humat e kriminelet .
    Ramos i intereson vetem Pushteti aspak degjenrimi i Politikes dhe gjithckaje tjeter ne ate shoqeri

  6. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    A paçavure njeri, te njejten fjale i the Bozos; ju jeni kermeshira te Saliut, s’keni ku shkoni!

  7. Nje mergimtar says:

    PD-ja vazhdon te jete nje bande e coroditur.Deputetet e saj jane nje tufe skllevrish qe i binden pa me te voglin hezitim”skllavopronarit”Vete kryetari eshte nje person pa etike e me sjellie rruge.Me kete qendrim te vjen keq qe voten tone ua kemi dhene disa personave pa dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje