Kancelarja gjermane Angela Merkel, shpreson që do të ketë përparim në fazën e re të dialogut Kosovë – Serbi. Pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd ajo tha se: “Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen fare në fund procesit”.
Në këtë mënyrë ajo iu referua njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ajo nuk deshi të flasë nëse ky do të jetë kushti për Serbinë që të anëtarësohet në Bashkim Evropian, por këtë duket se e pati të qartë Aleksandër Vuçiç.
“Jo të gjithë anëtarët e BE-së e kanë njohur Kosovën. Unë kisha një qasje pragmatike”, – tha ajo në konferencën e përbashkët me Vuçiç, të cilin e lavdëroi “si njeri të fjalës”.
“Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para zgjidhjes së problemeve të tjera. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, – tha ajo.
Vetë Vuçiç e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE “pa u zgjidhur çështja e Kosovës”.
“Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo”, – tha Vuçiç sipas mediave serbe.
Vizita e Merkelit në Ballkan është e fundit si kancelarë gjermane. Ajo nesër do të vizitojë Tiranën, ku përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të takojë edhe kryeministrat e rajonit, përfshirë Albin Kurtin.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u prit nga Vuçiç me një buqetë me lule në aeroport.
Po kete e dinte edhe bufi, qe pa njohur Kosoven si shtet te pamvarur, nuk ka BE per Serbine, si nuk e paska marre vesh me pare ky vici?
Po Albin Mutin pse??? Ai nuk i hyn ne pune dreqit. Te shohim se si do sillet. Eshte mundesia me e mire per te qe te korrigjoje budallalleqet qe ka bere ndaj marveshjeve per Open Balkan. Shpresoj te kthehet arsyja.
Angela Merkel po i thotë Aleksandar Vučić-it se Sërbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së pa e njoftë Kosovën. Pse edhe Edi Rama nuk po i thotë Aleksandar Vučić-it se Sërbia nuk mund të jetë pjesë e Open Balkan pa e njoftë Kosovën?
Në konferencën e përbashkët që pati Vuçiçi me Merkelin,Vuçiçi tha:
Me Ramën dëgjohemi çdo 7 deri 10 ditë ndërsa shihemi çdo muaj.
S’besoj që Rama të ketë folur kaq shpesh as me nënën e tij kur e kishte gjallë.
E tani çfarë ka mes tyre gjykoni vet ooo Milet.
O budalla,kujton se hodhe nje gure ne lume dhe po te vine pas te mencurit,gabohesh o Visi se pervec kosovareve dallkauk ste beson njeri.
Angela merkel nuk esht edi ram po esht mike e kosoves edi putin e vuqiq mundohen te punoj kunder kosoves
Në konferencën e përbashkët që pati Vuçiçi me Merkelin,Vuçiçi tha:
Me Ramën dëgjohemi çdo 7 deri 10 ditë ndërsa shihemi çdo muaj.
S’besoj që Rama të ketë folur kaq shpesh as me nënën e tij kur e kishte gjallë.
E tani çfarë ka mes tyre gjykoni vet ooo Milet.
Inaguroj uzinën Kineze ku humbën jetën 500 000 amerikan nga ky problem. Merkel qe hiqet humane me ingerence ne tema te ndryshme ne bote bën mir të shoh familjet me varferi ekstreme në Lushnje apo Bulqiz dhe te kuptoj fytyrën e sajë të vërtet me JO-të pa fund për zhvillimin e vendit tonë. Por Hitleri dhe Milloshevoçi kishin të njejtin program, ndaj ndjehen mir me njeri tjetrin keta dy pensionist politik.