"New York Times" reportazh mbi afganët në Shëngjin: Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura. Kjo është parajsa

14 Shtator 2021, 09:44Sociale TEMA
"New York Times" reportazh mbi afganët në Shëngjin:

Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë të larguar nga frika e hakmarrjes talibane po tërheq vëmendje e mediave ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka dedikuar jetës së tyre të re në Shqipëri një reportazh të gjatë. Reportazhi duke paraqitur situatën e përgjithshme, fokusohet veçanërisht tek strategjia e strehimit të refugjatëve në resortet verore në brigjet e Adriatikut, duke i cilësuar si “kampet e refugjatëve më luksozë dhe të çuditshëm në botë”, të çuditshëm më së shumti nga fakti që Shqipëria mbetet ende, sipas autorit, “një nga vendet më të varfra në Europë”.

Reportazhi nënvizon gjithsesi që “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht nga organizata si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, por edhe fondacioni Soros”.

Gazeta amerikane ndjek në veçanti fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku burra e gra afganë duken ende disi të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët ende në atdhe, por edhe mirënjohës për mundësinë që po i jep populli shqiptar.

Për shumë prej tyre, kjo është edhe rasti për të përjetuar gjera që nuk kishin mundësi të bënin në Afganistan. Tahera, një studente mjekësie 21-vjeçare, dëshiron të mësojë notin dhe biçikletën, diçka e ndaluar në Kabul.  Pushuesit shqiptarë, kryesisht nga Kosova, duket se po i mirëpresin ato, dhe nuk duken të shqetësuar nga prania e tyre.

“Jemi refugjatë luksi. Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, flemë dhe hamë rregullisht. Për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo është parajsa”, thotë një ish-përkthyes, i cili pohon se pavarësisht komoditetit ende nuk fle nga makthi kur kujton mënyrën si iku nga qyteti i tij Herat, duke iu shpëtuar kontrolleve të talibanëve.

Paqartësia për të ardhmen por edhe për vendin nga i cili kanë ikur të detyruar, zbeh lumturinë e çastit.  “I gjithë ky luks është fantastik, por nuk e shijojmë dot, me gjithë mendimet që kam në kokë”, e përmbledh mirë situatën njëra prej tyre.

13 komente në ““New York Times” reportazh mbi afganët në Shëngjin: Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura. Kjo është parajsa”

  1. GazMir says:

    Do lindin femije te ne me emrin Usama.

    1. vang says:

      ΝΕ ΚΕΜΙ ΜΑΗΜUT,KAREMAN,ABDULLA.Te pakten USAMA TINGELLON ME BUKUR

      1. Hoxh Armandi says:

        Keshtu shtohet popullsia turkoshqiptaro pellazge.

        1. Shkodrani says:

          Ti “Pop Armandi” je teper i zgjuar. Pellazget ishin paragreqiret. Sipas teje ne jemi ketu nga koha e pellazgeve dhe ne nji far menyre u perziem me turqit. Kete deri diku mund ta pranoj. Po ti o kokemut cfar e quan veten? Sipas teje ti shqiptar nuk je por ndoshta e quan veten grek . Po si o idiot i lindur mendon se ne u perziem me turqit dhe “ju” ne kufi me ta nuk u perziet? Shko e gjej nji pune te ndershme e leri budallalleqet.

  2. T says:

    Po edhe ata që demek i thone vetit Shqiptare dhe jetone në Europe edhe keto 20 vitet e fundit ju ka vure emrat femive Avdulla Memet Hagji Mustafa… e plote e plot Emma të tjer Turqishi e Arabshe

    1. Zani says:

      Ty dhe sojit tend te perkon emri Millosheviq, Sllobodan, Marko, Danilo etj… Racist i felliqur!

  3. . says:

    Kjo toke nuk i perket askujt ne jemi te gjithe te huaj .

  4. Poli says:

    Po te jene kta ne foto bashkepunetore te USA une jam Donald Trump….sherbimet tona duhet ti filtrate mire se nuk eshte cudi qe shume te jene kriminele te rendomte….

  5. Albana says:

    Nderkohe qe shqiptaret vdesin per buke.

  6. Davidi says:

    Bejne dhe ironì…

  7. Klienti i Svetllanes says:

    E pe jo?!
    U ka dhene leje me pashe i zoti i shtepise dora vete….Timonieri i Madh
    Qe rrofte sa malet!

  8. Julian laci says:

    Planeti Toke i perked cdo lloj race njerezore. Me qindra e mira vite njeriu ka leviz , para, djathtas , poshte, lart Emertimet teritoriale kinez , shqiptare, Grek, turk, Jane vetem per Prift Armandin .

  9. Arber iliri says:

    Bravo Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje