Pasojat e aksionit të Berishës dhe veprimet që mund të ndërmarrë Basha

14 Shtator 2021, 17:46Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha do të nisë këtë të enjte aksionin politik në bazën e Partisë Demokratike me synimin e shpallur për të rrëzuar Lulzim Bashën, të cilin e akuzon për dorëzim të sovranitetit të partisë tek amerikanët, për bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sorosin kundër tij, për përdorimin e partisë për interesa personale, shkeljen e statusit, për pesë humbje radhazi etj.

Aksioni i Berishës vjen si lëvizje hakmarrëse ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit të personalizuar të këtij të fundit, i cili përjashtoi Berishën nga grupi i PD-së në limitet kohore të skadimit të ultimatumit të SHBA. Për të mundësuar shkarkimin e Bashës, Berisha duhet të sigurojë më shumë se sa gjysmën e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD-së.

Por, aksioni i Berishës për shkarkimin e Bashës mund të përfundojë me një përjashtim përfundimtar dhe çregjistrim të Sali Berishës nga regjistri i anëtarësisë së Partisë Demokratike, pasi kjo lëvizje është në kundërshtim me statutin e partisë.

Që pas ardhjes në krye të PD në vitin 2013 me ‘bekimin’ e Berishës, Lulzim Basha ka ndryshuar tre herë statusin e Partisë Demokratike,duke fuqizuar gradualisht pozitat e tij në krye të PD-së, duke shtuar kompetenca speciale dhe mbyllur hapësirat për rebelime në parti kundër tij.

Edhe pse rrallëkush mund ta kishe menduar një luftë mes Berishës dhe Bashës për të kontrolluar PD-në, Basha duket se i ka marrë masat me kohë për këtë ditë. Sot Basha është i ‘blinduar’ nga ana statutore dhe kontrolli i strukturave të partisë.

Gjatë ndryshimeve të statutit, Basha ka përfshirë një pikë të veçantë, duke i dhënë vetes fuqi, për të përjashtuar çdo anëtar, edhe pa mbledhur strukturat, në raste emergjente dhe kur anëtari shkel disiplinën e brendshme.

Bëhet fjalë për pikën 5 të nenit 27 të statutit të PD-së, e cila parashikon se “Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore”.

Ndërkaq, sa i takon disiplinës së brendshme, anëtarët e PD-së ndalohen rreptësisht që të ndërmarrin veprime, të cilat dëmtojnë Partinë Demokratike.

Pika 2 e nenit 13 të statutit të ri të Partisë Demokratik, parashikon që “Çdo vlerësim apo nismë personale e anëtarit të partisë, e shprehur nën këtë cilësi, duhet të jetë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH-së.

Anëtarët e PDSH-së veçanërisht shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhencë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH-së”.

Me nisjen e lëvizjes nga ana e Berishës duke përçarë partinë dhe për të rrëzuar Bashën, këtij të fundit i lind e drejtat të zbatojë nenin e statutit të PD-së për disiplinën e brendshme, duke përjashtuar përfundimisht Berishën si anëtarë i PD-së.

Një vendim i tillë i mundshëm sjellë si rrjedhojë çregjistrimin e Berishës nga regjistri i anëtarësisë dhe bërjen të pavlefshme të teserës së partisë.(Shqiptarja.com)

8 komente në “Pasojat e aksionit të Berishës dhe veprimet që mund të ndërmarrë Basha”

  1. Luli mund t’e c’regjistroje kedo qe i del kunder apo qe “thyen” disiplinen e partise , cdo rival per postin e kryetarit , si rendom ka bere me bekimin e babes , po kur vjen rradha ne baba i laget baruti , nuk i ndez .
    Doktori po i thote tradhetar , i pabese , i shitur , po i ben thirje anetaresise per largimin e tij , po i ngre “prita” me militante dhe brenda ne SHQUP , Luli vetem shpreh habine , dhe merzitjen, per merzitjen e babes !

  2. Pty says:

    Bastardi eshte i vdekur….

  3. shqiptari says:

    Për aq kohë sa Berisha do jetë deputet dhe pa akuzë penale,PD dhe Shqipëria vetëm probleme do kenë.
    Ai do përpiqet çdo orë dhe minute të krijojë tension dhe destabilitet.

    1. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

      Shume e drejte…..Sal Ram Berisha duhet te eleminohet njehere e pergjithmone nga cdo Pozicion i mundshem qe destavilizon Vendin……..tashme Mosha e thyer dhe Enderrat me te Vdekur jane Fenomenet qe shoqerojne Jeten e tij………UDB-ja humbi nje Kryeminister shqipetar por Pyetja qe behet eshte se kush eshte trashegimtari /pasardhesi ??????……….Ate mund ta deshifroj vetem Berisha…….Ndoshta mund ti sherbej njehere te vetme Kombit shqipetar Sal Ram Berisha………sa ka jetuar nuk do te jetoj…..kjo eshte pak , por e sigurt………le ti sherbej njehere te vetme atij flamuri dhe figurave qe i ka si Dekoracion ne Zyren e tij te punes…….

  4. USA says:

    keto jane vetem filma idiot te dyshes Berisha-Basha per ti hedh hi syve shteteve te bashkuara te Amerikes Askush nuk i beson ….

  5. Nik says:

    Te rrofte Luli me Gaz Bardhin o Z. Doçi i doçave!

  6. Patronazhisti says:

    Jepi “lexhende”!
    Do zoti e bëhesh krytar kshilli, me fal, krytar Py Dy-je apet se u mykem qi tash e 8 vjet. Qi tash e 8 vjet qe nuk na ka xane dhami noj koc.

  7. “GJOLEKA DJALI I ABAZIT “ !
    Filem me i bukur nuk mund te realizohet nga Kinostudioja SHQUP I RI .
    Pa lejen e CECOS ,Gjoleka , as dhuratat nuk i pranon , as miremengjes nuk thote dot !
    Por ja qe erdhi nje dite dhe Gjoleka ja mbathi ne Amerike , per t’e shpetuar nga CECUA , me gjithe perkrahjen e Kumbarit te ardhur nga Amerika .
    Dhe ketij Gjolekes tone kjo i mbeti per te bere , po jo aq larg , per t’e shpetuar nga Cecua .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje