Nga Alba Malltezi
Disa shqiptarë mendojnë se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorëve të tjerë të mëparshëm dhe aktualë të SHBA dhe BE iu pëlqen të bëjnë “protagonistët” në Shqipëri. Që Yuri Kimi, Soreca e të tjerë, shëtisin nga veriu në jug për të takuar dhe nxitur shqiptarët të mendojnë pozitivisht dhe të ngjallin shpresë për të tashmen dhe të ardhmen, iu duket sikur e bëjnë sepse “nuk paskan parë deri më sot vend më të bukur e mikpritës sa Shqipëria dhe se nuk kanë si ta shtyjnë kohën!”
E njihni Italinë, Francën, Shtetet e Bashkuara apo Korenë e Jugut, vendi i origjinës së ambasadores Yuri Kim? Keni parë dhe lexuar për këto vende? Për bukuritë e natyrës, për kulturën, artin, njerëzit, kuzhinën? Vetëm kush nuk njeh dhe nuk di, mund të bjerë preh e analizave keqdashëse dhe orientimeve devijuese të opinionit publik.
Vetëm kush nuk njeh dhe nuk di, ka justifikimin të mirëkuptohet se përse nuk arrin dot të kuptojë këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE ndaj një individi si z. Sali Berisha. Nëse dikush nuk njeh luftën dhe sakrificat e jashtëzakonshme të SHBA dhe të Europës për demokraci, nuk i ka studiuar, nuk i kanë interesuar, le të mjaftohet edhe vetëm me dy filma që janë transmetuar edhe në Shqipëri: “Padrino” dhe seriali “Okatpodi”. Në ato filma është Mafia dhe Shteti. Në ato kryevepra është: Shteti dhe Antishteti.
Ky është problem i madh i Sali Berishës me SHBA-të me Italinë dhe Evropën. Sepse amerikanë e europianë kanë njohur Mafian, por mafiozë të të gjithë ngjyrave e kalibrave fshiheshin në skutat më të fshehta të qyteteve e fshatrave për t’u kapur dhe ekzekutuar një ditë. Ndërsa në Shqipërinë e konceptit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe ndjekësve dhe admiruesve të punës dhe metodave të tyre, Shteti dhe Mafia ishte një i vetëm, i shkrirë në një. Asnjë distancim, brerje ndërgjegje, qoftë edhe mbulim apo maskim nga veprime kriminale me firmë shtetërore. Shqipëria ka qenë dhe synohej të vihej në dorë të tyre për t’u shndërruar ashtu si më parë: Shtet dhe Mafia një e të pandarë. Dallimi mes tyre dhe Edi Ramës është pikërisht ky: Shteti është tjetër, kriminaliteti mund të fshihet kudo, por është detyrë e shtetit dhe shërbëtorëve të tij ta kapin e ta përndjekin.
Kur Sali Berisha, Ilir Meta e pasues të tyre u materializuan me shigjeta, molotovë e mjete të tjera në duar, kur treguan që jo vetëm nuk donin të kuptonin asgjë nga ajo që SHBA dhe BE kishte nisur dhe po djersinte të realizonte për rrugën normale dhe evropiane të Shqipërisë, cila do të ishte gjuha e përdorur ndaj tyre veç forcës së fjalës? Dhe “Non Grata” është më e pakta që një lider i korruptuar dhe kokëfortë si Sali Berisha mund të marrë në kurriz. Larg tij, larg influencës së tij, e kemi parë në dhjetëra shembuj të mëparshëm, të gjithë janë të ndryshëm. Edhe Lulzim Basha. Dhe këtë amerikanët dhe europianët e dinë.
P.s. Nëpër studio televizive ish-kryeministri dhe ish-lideri i PD Sali Berisha deklaron në mënyrë absurde se një nga arsyet e vendimit të SHBA-ve të “Non Grata” për të, janë dhe investigimet e ReportTV të pak muajve më parë, që treguan thjeshtë dhe qartë korrupsionin familjar të gjithë klanit Berisha. Eshtë tepër naive dhe shumë nënvleftësuese për një vend si SHBA ,ku politikanët kanë bërë shtetin demokratik, ndërsa gazetarët, ndër më të mirët në botë, kanë rrëzuar vërtetë Presidentë.
SHBA-të, ku ka atdheun çmimi Pulitzer. Do të ishte një ëndërr e bukur sikur investigimet e Report TV të kishin ndikuar, do të thotë se dhe media shqiptare, kaq e nëvleftësuar, e sulmuar dhe e anatemuar diçka bën, por nuk mund ta besojmë, sidomos kur thuhet nga goja e Berishës. Çdo gjë e thënë prej tij, e ka përherë një qëllim dhe një synim të keq, sidomos për ata që e kundërshtojnë. Por nëse kjo që Berisha thotë për Report TV është e vërtetë, do të thotë se punën tonë në shërbim të informimit të shqiptarëve e këmi bërë vërtetë mirë.
Alba, ndonje dhuratev tjetr nga Sulltani? Toke a koncesion?! Vetem yt shoq merr toke falas ne nje vend ku njerezit vriten per nje meter katror truall…
Si ke fol i ndritshmi Indrit pike per pike si te thote Saliu. Saliu te thote qe Bolino ka marre toke dhe ti e perserit. Keshtu vlla ece perpara. perserite dite e nate qe diten ta besh nate
Kufima flet nga nentoka nepermjet kanaleve te mutrave
Ata bejne sikur nuk kuptojne dhe ne bejme sikur i degjojme. Ose me mire i shohim si palacot ne cirkun e mbremjes.
Djali i Sheqeres pajisi Bin Laden me pasaporte shqiptare!
Ti Alba ske kuptue kurrgja se ambasadoret nuk bejne protagonizem kurkund ne bote veyem ne Shqiperi dhe Kosove. Edhe ne republikat e bananeve ishin dhe vepronin ne jije dhe jo hamur si ne keto dy vende.
Nuk i pjerdh njeri as ne Mal te Zi me 700 mije banore as ne Maqedoni te Veriut deri dikund.
Ju qe sulmoni Berishen jeni vemjet e Sorosit qe i rrueni leshin Gjigandit Berisha
Leo…. Nuk do kishte republike bananesh nese sala do funsiononte me gjith politikberesit qe nga 1992 …. Sdo ti kishe len shance te huajvet te tmesonin demokracine. Kaq e thjeshte eshte. Thone qe sesht mekat budallaleku…. Dhe versioni qe dua tbesoj ky eshte qe smbushin mire.
Who
1.Demokracine as nuk e mesojne as nuk e bejne politikanet. Jane njerzit qe e bejne. Nje popull qe e le demokracine ne dore te politikaneve perfundon si shqiperia.
2. Diplomatet e njohin mire histone shqiperise, dhe e dine qe nje pjese e popullit shqiptar vdes te lepije, sic ka bere me titon, stalinin, hrushivin, mao cedunin.
3. Sa per shkrimin e kesaj zonjes te gazetes “ndrageta.com” qe grabiti pa ju dridhur syri token e shkolles ne mes te tiranes,nuk ja vlen te diskutosh.
Shume mire. Ja ku kemi nga njera ane nje shkrim te mire te zonjes Malltezi qe hedh drite mbi injorancen, dhe … nga ana tjeter kemi z. Leo Cari. Ilustrimi vjen menjehere pa humbur kohe.
Berisha nuk e ka kot moj moter. Ato investigimet e Reportit jane perla
Katundaresha 2 qindarkëshe ( oj e Karlo Leçjanit)
Gazetaria nuk është një aktivitet për bedelët. Duhen njerëz të zgjuar për ta bërë këtë. Prandaj privatizo sa të mundësh me 1 euro. Mos humb kohë me pllaquritje të llapës vënd e pa vënd. Ske më as moshë për 69.
Patronazhisti i njohur si Dosa anila basha te theme se nuk ta ka fajin gruaja e karlos se andej nga lushnja nga rakija kaluat shpejt te kokaina. te iken truri e dine te gjith qe te ka ikur. 69 qe ti e qaje me nanon nuk do jene gjith bisha si ty. ktheja aksionet qe ja vodhe shoqes se ngushte moj moster
“Leo”, “Patronazhisti”!
Jeni perla, njerëz si ju bene xhemati çdo mëngjes, e sidomos pasi jane dendur me buke e groshë ne darke.
Respekte Znj.Alba i ke rene Pikes ,bashka se nuk u pelqen “Trimave “te Sali Kermes dhe te Like Hajdutit