Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 368 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,845.
Bazuar në 6,882 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 5.34 për qind.
Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,382 persona të shëruar nga koronavirusi. Aktualisht, raste aktive mbeten 13,473.
Në Kosovë janë dhënë gjithsej mbi 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit, ndërsa mbi 399,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.