BE kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit

16 Shtator 2021, 11:38Rajoni TEMA

Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancë plenare, kanë dhëne dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së. Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027.

Fjala është për mjetet që do t’iu ndihmojnë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.

Por, risi kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të kontrolluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, apo edhe të suspendohen, për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Evropian ku njoftohet për vendimin për të dhënë pëlqimin për këtë paketë financiare.

Parlamenti kësaj radhe e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë që të suspendohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale.

“Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo suspendoj asistencën nëse respektimi i vlerave themelore – demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, ka paralajmëruar Parlamenti Evropian.

Parlamenti Evropian ka thënë gjithashtu se do të jetë në kontakt të përhershëm edhe me Komisionin Evropian për të mbikëqyrur se si shpenzohen këto mjete.

BE-ja është në fazë në të cilën edhe përdorimi i mjeteve financiare për vet vendet anëtare nga politika e kohezionit do të kushtëzohet me respektimin e parimeve të sundimit të ligjit. Prandaj një qasje e tillë do të jetë edhe për vendet nga procesi i zgjerimit.

Propozimi për 14,2 ,miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh. Por, procedura ka zgjatur deri tash brenda institucioneve të Bashkimit Evropian.

Pasi fjala është për mjetet që përfshinë periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027 ato do të mund të përdoren në mënyrë retroaktive duke filluar nga 1 janari i këtij viti./REL

8 komente në “BE kushtëzon ndihmën për vendet e Ballkanit”

  1. Kalec Dega says:

    Une gjithmone besoja se 2025 ishte viti kur Shqiperia do ti bashkohej EU por duket qe kane ndryshuar mendjen, ndoshta te bindur nga Lideri Global dhe Tigrat shqiptar, deri me 2027 tani.
    =
    Kush duron , fiton. Happpy Days!

  2. Piro says:

    Shqipja nuk ka nevoje te na fusni barbarizma si kjo “suspendohet” kur kemi fjalen shqip “pezullohet” qe ka te njejtin kuptim.
    Nuk rritet nivevli i shkrimit duke perdorur fjale te huaja kur nuk eshte nevoja. Perkundrazi!

    1. ben says:

      Piro-mire e ke ti more mik, por si tia bejme Meros qe ka punesuar hallvaxhinj si gazetare?
      Ajo qe me ben me shume per te qeshur eshte kur lexoj perkthime ne shqip te artikujve anglisht ose italisht qe botohen ke fletushka e Meros.
      E njejta gje ndodh kur shikoj filma te perkthyera nga anglishtja ose italishtja ne shqip.
      P.sh. fjala “ass” ka kuptimin e prapanices ne anglishten e Amerikes se Veriut dhe perdoret gjeresisht ne fjalorin e perditshem ne SHBA e Kanada. Ne anglishten britanike, kjo fjale perkthehet “gomari” si sinonim i fjales “donkey”.
      Ne filmat amerikane, qe jane te zakonshem ne ekranet tona te televizoreve, kur kjo fjale nga “mjeshtrat” shqiptare te perkthimit me “Google translate” perkthehet “gomari” i ben ata qesharake, pasi fraza e perkthyer nuk ka kuptim ne gjuhen tone.
      Kiss my ass – perkthehet “puth prapanicen time” keta e perkthejne “puth gomarin tim”.
      Kete e solla vetem si nje shembull per te ilustruar nivelin e ketyre gazetareve apo perkthyesve qe ka punesuar Mero apo agjensi te tjera te mediave. Fakt eshte se as Mero e te tjere kolege te tij nuk kane faj, pasi inteligjenca e vertete ka ikur vite me pare dhe ne Shqiperi ka mbetur vetem llumi. Per te kuptuar kete, mjafton te shikosh nivelin e deputeteve tane qe mendojne se te veshesh kostum e kollare firmato dhe te kesh nje celular te shtrenjte mund te quhesh intelektual; pale pastaj kur ke nje diplome te Kristalit apo Universiteteve te tjera qe mbine si kerpudhat mbas shiut ne kohen e Salihet, quhesh profesor si Mark Marku apo Gjekmarkaj, qe jane vite drite larg profesoreve te vertete.

  3. Driti says:

    Ja pra nuk do Kosova dhe Mali i zi ,se bosnja duket se ka kthyer, dmth treg ballkans pastaj treg europian . Keshtu quhet bashkim europian BE. Kujt i thoni Bashkim?!

  4. ermal says:

    Kjo qe thote BE perkthehet pirdh se lirohesh….

  5. Ceni says:

    Dhe kur te japin leke kafshet nuk kenaqen, po shajne.

  6. Agoni says:

    Per qfar i duhet edi rames eu e ka balkanin e hapur pra serbin do i jap edhe lek serbia bravo rama je vizionar shef larg deri ne beograd

  7. Emigranti says:

    Per artikullshkruesin dhe komentuesit e me siperm,titulli eshte qellimisht tendencioz dhe dasha keqes. KE_an te njejten metode ndjek edhe me shetet e EU_s,aq me teper qe ne ballkan dihet shumë mire qe abuzohet me fondet dhe ne keto 30 vite janë zhdukur miliarda euro dhe shumë politikane nga hiçi,pa breke,janë bere milionere. Kjo eshte gjeja me e mire qe ketej e tutje do te jene nen kontroll. Edhe ne Gjermanine lindore pas bashkimit ndodhi e njejta gje zhdukeshin fondet pa nam e nishan dhe atehere keto fonde u dhane por nen kontroll te perendimit dhe me ne fund u bene rruge autostrada e rindertimi i qyteteve dhe sot ndryshimi lindje perendim eshte shumë i vogel……kështu i dashur gazetar,detyra jote eshte informimi real dhe jo disinformimi….nuk i sherbehet kështu shoqerise dhe nuk mund te konsiderohesh pushteti i katert,duhet ta fitosh….????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje