“Ballkani i Hapur”: Bosnje Hercegovina thyen akullin, përpara Merkel

15 Shtator 2021, 15:45Rajoni TEMA

Takimi i kancelares, Angela Merkel me 6 kryeministrat e rajonit ka prodhuar një zhvillim të ri për sa i përket të ardhmes së Ballkanit të Hapur.

Në një kohë kur në tryezën e Ballkanit të Hapur ulen vetëm kryeministri Edi Rama, Zoran Zaev nga Maqedonia e Veriut dhe presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, ky konfigurim pritet të ketë ndryshime.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu nga burime diplomatike mëson se në drekën e kancelares, Merkel është folur edhe për Ballkanin e Hapur.

Të njëjtat burime pohuan se në këtë drekë, Zoran Tegeltija, Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

Ne”, është shprehur Zoran Tegeltija – “jemi duke i dhënë përgjigje pikëpyetje të fundit që kemi dhe fillim viti 2022 do të na gjejë si pjesë të Ballkanit të Hapur”.

Në konferencën për shtyp kancelarja Angela Merkel megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt Ballkanin e Hapur nuk u shpreh kundër gjë të cilën e ka reflektuar gjatë takimit me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

“Unë përshëndes në mënyrë shprehimore edhe projektin e Tregut të Përbashkët Rajonal me katër marrëveshjet, sikundër i quajmë.

Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në të njëjtin nivel në këto marrëveshje, disa janë tashmë brenda implementimit të tyre, disa të tjerë janë duke u menduar për t’ju bashkuar kësaj iniciative, por sot, ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë kontekst, aq më mirë e aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit” deklaroi Merkel.

Ky zhvillim edhe me Bosnjë Hercegovinën brenda Ballkanit të Hapur formon një shumicë prej katër vendesh si pjesë e kësaj iniciative duke lënë të vetëm në kundërshtitë e tyre Kosovën dhe Malin e Zi.

13 komente në ““Ballkani i Hapur”: Bosnje Hercegovina thyen akullin, përpara Merkel”

  1. Vrkrt says:

    Ky barjanti “ballkani i hap bythsh” tingllo romantiko romanco romantino
    ..çeshtja esht se kush ja hyp tjetrit…apo e bojn me rradh,varjanti rotacjon,..sipas alfabetit i tako shqipbis Allbenija,A esht alfa..qi t jet i pari qi ja hyp …po ka gallat,,kur t vij rradhe qi shqipnija t jet e hypura nga tjetri qi ka vujt dhe osht pallu me par,tak varjanti shqiptar “anullim loje”..prishet loja sipas stilit Berisha..sherr grindje …bojkot…
    Haa….BALLKANI I HAP..SUMSH

  2. Xhon Ballokrati says:

    Do bohet pashaporta ballkanike si EU,do quhet BU..ballkan junion..po ka nji problem…antikomunistat shqiptar s dun yjet si t zEU s n pasportat e BU..

  3. Dardania XXI says:

    Dje njeri nga tre anetaret e Presidences se Bosnes, z. ZELKO KOMSIC, dhe si reagim edhe ndaj Merkelit, tha : Nuk do te lejojme qe Serbia me ndihmen e Merkelit te behet padron i ballkanit.

  4. Antiestablishment says:

    Zonja Merkel ja tha qarte qe nuk e do Ballkanin e Hapur ,por harbutet e duan ne gjuhen e tyre qe ta marrin vesh mire , ky eshte problemi .

  5. Prishtine says:

    Vec per me kallxu marrdhenjet e kryeministrit te VllehoGreqis Edi Ramovicit me ate te Shkavellis Alexander Vucicit, ish minister i Milloshevicit. Marrun nga faqja e gazetarit Enver Robelli:

    Aleksandar Vuçiq më datën 24 gusht 2021 në emisionin “Çirilica”:
    “Unë dhe Edi Rama nganjëherë qeshim kur pranojmë komentet nga rajoni se përse nuk duan të futen në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Me të vërtetë, ne së paku nja gjysmë ore qeshim në telefon kur ia lexojmë njëri-tjetrit se kush çfarë ka thënë, pasi që ai i përcjell në shqip, ndërsa unë shikoj këtë pjesën nga hapësira ku flitet serbishtja. Pra, kështu qeshim ne dy”.
    PS. Qeveria e Tiranës nuk e ka demantuar këtë deklaratë të Vuçiqit.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Oj Prishtine,po qenke budallacke e madhe ti!…
      E c’te keqe ka qe Rama ka marredhenie te mira me Vucic?…
      Akoma mendjen tek lufta e ke?…
      Ka mbaruar lufta,ka mbaruar…
      Eshte koha e PAQES…

      1. Pristianum says:

        @Bujar Gomari qe na degjon, por, kupton sa Gomari,
        Prej kurshit Serbia qenka Paqesore???!!!
        Bota serbe dhe nderhymja serbe ne shtetet fqinje me qellim destabilizues asht ne kundershtim me Paqen.
        Serbia fashiste dhe kleronacionaliste asht n’kundershtim me harmonin rajonale.
        Serbia refuzon procesin e Berlinit dhe Tregun e Perbashket Rajonal, sepse refuzon Kosoven si shtet, bile edhe termat e pergjithshme te marreveshjes si Territor, kufij, vend, shtet, qeveri, etj, sepse kjo po u aledojka ne shtetin e Kosoves.
        Paqja me nenshtrim nuk asht paqe, asht nenshtrim mental i diskursit retorik e hegjemonues serb. Dhe, ky asht rezonimi yt, e gerditshme kjo casje.
        Kuptojeni, asht Serbia qe kundershton integrimet rajonale sepse nuk pranon barazin dhe egzistencen e shteteve tjera.
        Per mendjet xhuxhe te Shqipnise Londineze, pesha dhe rendesia e Shqipnise Londineze pa Kosoven asht ma e vogel se e Maqedonise, apo ne rastin ma te mire e barabarte me Maqedonine. E kuptoni ju qe Maqedonia asht edhe prodhues ma i madh se Ju, edhe ekonomi ma e fuqishmja se e juaja. Normal nese nuk ju llogaritet industria e kanabisit.
        Keni me kone ma te vegjel, ma te dobte dhe ma t’parendesishem pa Kosoven.
        Thjesht nji satelit i botes serbe.
        Natyrisht per vlleho-ortodoksofiliket-antikosovaret kjo nuk perban problem.
        Ceshtja asht, A do te veprojne shqiptaret per te parandalue ket reshqitje ne boten serbe.

      2. Tetovari2 says:

        O Bujar o sakat nga truri,mendjen te lufta e ka sërbija jo Prishtina.A nukbtë thotë gjë armatosja e serbisë çdo ditë nga rusia,kina etj.Po deklarata e tij kur tha se konfliktet e ngrira mund të rindizen
        përsëri!Qenke total trap.

  6. Eno says:

    Me një fjalë, filloi propaganda që Ballkani i Hapue është gjë e mirë!!!

  7. E verteta says:

    Per ata qe kane veshe te degjojne, mund ta hapin videon e konferences dhe ne minuten e 36.22 e gjen mbeshtetjen e Merkelit per tregjet e hapura rajonale dhe 4 lirite. Keto i ka projekti i Open Balkan dhe ajo e tha hapur qe ky projekt rajonal nuk e cenon projektin e integrimit europian, perkundrazi duhet t`i bashkohen te gjithe pasi eshte edhe vete interesi i Gjermanise si nismetare e procesit te Berlinit. Bosnja u deklarua se do te ulet per bisedime ne kete proces. Ky eshte fakt. Eshte nisma e procesit te Berlinit dhe jo plan serb siç po duan ta shesin per populizem disa politikane te Kosoves e qe pas i ngjiten disa te verbuar qe e marrin politiken me tifozllek. Albini per fat te keq i ngaterroi keq gjerat edhe ne sy te Merkelit kur i tha se ai eshte me procesin e Berlinit, me BE dhe jo me projekte anesore. Nderkohe pergjigja nga Merkeli u dha fare qarte. Ajo i meshoi dhe e pershendeti procesin ballkanik per tregjet e hapura dhe 4 lirite. Politika eshte qendrim ndaj vizionit, ndaj perspektives dhe interesit kombetar ne politiken nderkombetare. Ndoshta Albini po luan me karten e shejtan budallait qe ta beje BE-ne te ushtroje trysni me shume tek Serbia per punen e masakres ndaj shqiptareve dhe njohjes nga Serbia. Por kjo nuk duhet ta pengoje Kosoven qe t`i bashkohet nje projekti tek i cili ne fund do te jene dy shtete shqiptare. Dhe kjo eshte gje shume e mire per te ardhmen nese te dyja qeverite do te dijne ta vazhdojne dhe perforcojne bashkepunimin qe te perfitojne sa me shume per zhvillimet ekonomike te vendeve tona. Hapeni dhe degjoje videon se na çate menderen me keto idiotesira.

  8. taso kume says:

    Paradoksi dhe qelbesirlleqet e UE ,te jeshe ne EUROPE e te trajtohesh si vende AFRIKANE, me duket si teorite KINEZE te LEJ FENIT te perdorur nga trojka EUROPJANE per vendet e BALLKANIT PERNDIMORE, dhe kryesishte nga FRANCA qe ne dy luftera botrore u ndimua nga AMERIKA se dhe sot do flisnin GJERMANISHT ,pa haruar dhe gejt e HOLLANDES qe kane haritur pikun e zhvillimit dhe si rezultat kane frike nga “skorbuti” BALLKANIK pa ska gje se vete jane me ADS.

  9. Vojsava says:

    Ballkani i hapur nje arritje madheshtore e EDI RAMES E ALEXANDAR VUCIC ..Kujt nuk i pelqen qe te bashkohet ne kete nisme nuk na rruhet fare..Tani edhe Bosnja u bashkua me Open Ballkan edhe Mali i Zi do bashkohet sepse shenjat jane pozitive…Po pastaj kosova qe ngelet vetem me alqim kurd kokeshtremburin cfar do te bejeje do rri e vetme e izoluar..????????? Alqim kurdi nuk ka nga ia mban me do futet se sben ne Ballkanin e hapur ketu do jemi e do shohim..!!!

  10. kodrasadikit says:

    Budallija ,idiotizmi ,mosdija ,mashtrimi ,nenshtrimi e marifete tjera si keto jan qdo bashkim me serbine eboten sllave !! Lufta e dyte botnore e tregoi kete ,ne ate kohe kishte shkolla shqipe ne Qameri ,valonte flamuri shqiptare gjithandej e njashtu edhe ne krahinen shqiptare te Sangjakut !! Ku jan keto shkolla e keto liri kombetare sot ne ato ane ,Le ti hape shkollat shqipe e lirite kombetare per shqiptaret e Sangjakut Rama e shoqi i tije Vuqiqi ,Nese behet kjo ather besojme se qellimi eshte te bashpunimi i sinqerte .O shqipetare kudo qe jeni a i besohet sllavit e teorive te sllavizmit !! Ata jan ma dinak se dhelpra dhe Rmen do ta lene me gishta ne goje siq ja beri Tito ,MIlladini etj Enverit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje