Kosova ka regjistruar 12 viktima dhe 410 raste të reja nga COVID-19.
Bilanci i sotëm ka shënuar një rënie të shifrave të viktimave dhe të infektuarve në krahasim me një ditë më parë.
“Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.