Shtrohet sërish kërkesa për nisjen e ndërtimit të linjës hekurudhore Prishtinë-Nish. Kjo erdhi gjatë samitit të Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Beograd.
Për ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, ndërtimi i saj do të kishte kuptim vetëm nëse lidhet me portin e Durrësit.
“Është kërkuar që të bëhet edhe një linjë tjetër, nga Prishtina për Nish. Kjo linja tjetër nga Prishtina për Nish, do të kishte kuptim vetëm nëse do të kishim me e lidhë Prishtinën me Durrësin. Prandaj, është e domosdoshme sot që të insistohet nga ne, por edhe nga Republika e Shqipërisë, sepse ka fonde të BE-së, që ta bëjnë linjën hekurudhore nga Prishtina në Durrës. Kjo nënkupton që do të kemi qarkullim të udhëtarëve, por edhe të mallrave, pasi që pritet që Porti i Durrësit të jetë një port i rëndësishëm i Mesdheut”, deklaroi ai.
Gjatë samitit në Beograd u nënshkruan dhe marrëveshje. “Traktati, i cili u nënshkrua ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit ndërmjet vendeve, ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore në mënyrë që të mundësohet një komunikim dhe një transport normal mes vendeve të Ballkanit. Problemet e shumta janë pikat kufitare, pra në këtë rast, është edhe çështja e mënjanimit të procedurave nëpër pika kufitare”, shtoi Aliu.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje të tilla. Më 14 shkurt të 2020-s, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit u dakordësuan për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore përmes të cilave, palët shprehën gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, gjithashtu edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me vendete rajonit dhe Bashkimit Europian.
Ja pra që qenka i nevojshëm projekti Ballkani i Hapur
Integrimi rajonal dhe Tregu Perbashket Rajonal nuk eshte Ballkani i Hapur.
Keshtu qe mos abuzoni me kete fakt sikurse KM Rama kur keqperdor konferencen e perbashket me Kancelaren Merkel dhe sulmon Kosoven.
Ja ku kemi arritur. Kemi nje iniciativ jorajonale, dhe nje Shqiperi qe bene fushat kunder Kosoves. Edhe ate ne nivelet me te larta.
Aleksandar Vuçiq më datën 24 gusht 2021 në emisionin “Çirilica”:
“Unë dhe Edi Rama ndigjohemi cdo 7-8 dite ne telefone dhe takohem pothuajse cdo nje muaj. Nganjëherë qeshim kur pranojmë komentet nga rajoni se përse nuk duan të futen në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Me të vërtetë, ne së paku nja gjysmë ore qeshim në telefon kur ia lexojmë njëri-tjetrit se kush çfarë ka thënë, pasi që ai i përcjell në shqip, ndërsa unë shikoj këtë pjesën nga hapësira ku flitet serbishtja. Pra, kështu qeshim ne dy”.
Tirana zyrtare nuk e ka demantuar këtë deklaratë të Vuçiqit.
Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë, z. RAMA, të ketë raporte të acaruara me pothuaj çdo kryeministër të Kosovës? Me Isa Mustafën, me Ramush Haradinajn, me Albin Kurtin. Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë në prani të kancelares gjermane të sulmojë Kosovën? Dhe vetëm Kosovën. Sepse Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën nuk i përmendi, ndonëse edhe ato refuzojnë “Open Balkan”.
Si eshte e mundur qe Shqiperia jep nje imazh te rrejshem, qe Kosova eshte kunder integrimeve e Serbia eshte pro bashkepunimit rajonal? Pse Shqiperia lobon kunder Kosoves?
Kurse kryesuesi i presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq, të martën deklaroi se Serbia nuk mund të jetë padrone e Ballkanit dhe B&H nuk do ta pranoje kete.
Kurrë nuk do e dëgjoni presidentin serb duke atakuar politikanët serbë jashtë Serbisë. Edhe atehere kur do te kete mosmarreveshje te skajshme.
Pse e bën këtë kryeministri i Shqipërisë ndaj politikanëve të Kosovës?
Pse bene fushate dhe politike kunder Kosoves?
Kjo eshte enigma qe duhet zgjedhur?
Poshtersija ne kete rast nuk ka kufije.