Albana Vokshi: Rama është si Covidi, i pabesë dhe shkatërrimtar për shqiptarët

17 Shtator 2021, 09:36Politika TEMA

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Covidin, pasi njësoj si ai, është i pabesë e shkatërrimtar.

“Meqë jemi tek pandemia, ky kryeministër, ngjan aq shumë me COVID-in. Njësoj si ai, është i pabesë. Njësoj si ai është shkatërrimtar.

Njësoj si Covid-i që mund të ndryshojë emrin nga DELTA në MU, por “Rama 3”, njësoj “Rama 1” dhe “Rama 2” do të mbetet armiku kryesor i qytetarëve.

Edi Rama po tallet me ju! Ai nuk ka një program, as për shëndetësinë. Në copën e letrës që lexoi sot nuk ka kosto, nuk ka afate, nuk ka angazhime apo kolitika konkrete në interesin tuaj.

Ky që kemi sot përpara nuk është program qeverisës. Janë premtime të vjetëruara e të pambajtura, që riciklohen me emra fancy në anglisht si “one health” sa për të kaluar radhën.

Programi i Edi Ramës për shëndetësinë garanton vetëm një gjë: pagesat për koncesionet e veta korruptive për të cilat ka planifikuar 400 mln Euro ndërkohë që sistemi shëndetësor është në ditë të hallit dhe njerëzit nuk marrin shërbimin për të cilin paguajnë shumë, shumë shtrenjtë.

Nuk ka ilaçe më të lira, siç thotë Edi Rama. Ka ilaçe të skaduara, të paefektshme, të pakontrolluara, të pasigurta që u shiten shqiptarëve për të superpasuruar mafian e ilaçeve dhe ortaket e tyre në qeveri”, tha ajo.

 

2 komente në “Albana Vokshi: Rama është si Covidi, i pabesë dhe shkatërrimtar për shqiptarët”

  1. Nje qytetar says:

    Oj nëne , çfare bundre ! Kur shoh’ këtë bushter ne Parlament , me iken deshira apo obligimi qytetar , qe te ndjek zhvillimet politike te Vendit tim. Thjesht , ndërroj kanalin e tv.

  2. si mundet me i mbajt s politikane te tille truri
    te shemtut
    qi asnjilloj gjyzlluku – lluku si mbulon dot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje