Betejat heroike për Shkodrën, roli i Esat Pashë Toptanit dhe Hasan Riza Pashës, tentativa për të futur malësorët në radhët e mbrojtësve

18 Shtator 2021, 11:47Dossier TEMA

Nga Dr.Hasan Bello*

Në historinë e shqiptarëve të shekullit XX-të lufta më e madhe është Lufta për mbrojtjen e Shkodrës nga agresioni serbo-malazez në vitet 1912-1913. Por, për arsye subjektive, në historiografinë e pas vitit 1944, është mbajtur heshtje e qëllimshme. Në radhë të parë kjo lidhet me figurën e Esat Pashë Toptanit; e dyta, për shkak të marrëdhënieve me sllavët gjatë periudhës së komunizmit; e treta, për shkak se në këtë luftë shpaloset më qartë se kurrë aleanca e shqiptarëve me osmanët, që ishin në largim e sipër, kundër popujve sllavë.

Një nga objektivat e pansllavizmit, që në këtë periudhë përkoi me interesat e shteteve europiane ishte largimi osmanëve nga Europa. Ndërkoh qeveria osmane ishte e painformuar për proceset ballkanike, që ishin në disfavorin e saj.

Në vend që të përgatitej, ajo kërkoi me insistim çmobilizimin e ushrarëve aktivë. Duke besuar se nuk do të kishte luftë, ajo bëri atë që kërkonin armiqtë.  Aq shumë e pa informuar ishte Perandoria Osmane saqë nuk ia vuri veshin as raporteve të shtypit të huaj, i cili në mënyrë të përsërirtur botonte artikuj mbi përgatitjen e këtyre shteteve, për luftë të përbashkët kundër perandorisë.

Ajo që i nxiti shtetet ballkanike për të lidhur një aleancë mes tyre ishte kryengritja shqiptare e pranverë-verë 1912, e cila e detyroi Perandorinë Osmane që në muajin gusht t`i njihte shqiptarëve një lloj autonomie administrative.

Kjo bëri që ballkanasit të nxitonin për t`i aneksuar territoret shqiptare përpara se ata të shkëputeshin dhe të shpallnin pavarësinë. Në këtë mënyrë, pushtimin e tyre në sytë e opinionit publik dhe kancelarive europiane do ta shpalosnin si një e drejtë legjitime të fituar në luftë kundër osmanëve.

Në aspektin gjeostrategjik qyteti i Shkodrës ishte një nga pikat më nevralgjike të perandorisë. Rëndësia e këtij qyteti vinte për shkak se aty interferonin interesat e disa shteteve. Kështu, ajo ishte po aq e rëndësishme në të njëjtën kohë për Perandorinë Osmane, Austro-Hungarinë, Italinë, Rusinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Por më i interesuar nga të gjith shtetet fqinjë ishte Mali i Zi, i cili si një vend i varfër malor, nuk kishte asgjë dhe ishte gjithmonë në kërkim të një toke pjellore dhe natyre të pasur për të përmirësuar kushtet e jetesës. Për dinastinë malazeze, qyteti i Shkodrës ishte kthyer në një lloj kredoje politike. Ajo kishte vite që në emër të ekspansionit dhe nacionalizmit malazez, ushqente tek popullsia e saj mikroskopike një aspiratë absurde. Prandaj, Mali i Zi do jetë një nga shtetet e para që në emër të aleancës ballkanike më 8 tetor 1912 do t`i shpallte luftë Perandorisë Osmane.

Kjo e fundit duke nisur që nga viti 1910 e kishte shpallur Shkodrën zonë strategjike dhe kishte filluar një lloj mobilizimi. Megjithatë fortifikimet e saj nuk kishin rezultuar efektive. Një delegacion ushtarak osman, i drejtuar nga marshall Fevzi Çakmak gjatë inspektimit që i bëri qytetit përpiloi një lloj rajonizimi, ose plani mbrojtjeje në rast sulmi nga shtetet armike. Ai kërkoi gjithashtu krijimin e disa garnizoneve shtesë.

Por, fatkeqsisht nga 21 garnizone që ishin planifikuar u krijuan vetëm 10 dhe nga 15 bateri u pozicionuan vetëm 8. Përveç këtyre u ngritën edhe disa baraka, linja dekovili, ujë i pijëshëm në disa mini fronte dhe disa llogore. Sidoqoftë ushtrisë osmane i mungonte municioni i mjaftueshëm për të luftuar për një kohë të gjatë e me disa shtete.

Në përgjithësi oficerët osmanë ishin të përgatitur. Në Komandën e Divizionit ishte hapur edhe një qendër arsimi ku bënin kurs kompanitë që shërbenin jashtë Shkodrës. Por megjithatë problemi më i madh i ushtrisë osmane në këtë periudhë mbeti përfshirja e oficerëve në politikë, duke nxitur përçarjen dhe demoralizimin.

Nga ana tjetër e kufirit qëndronte ushtria malazeze, e cila në fakt ishte një organizatë paraushtarake ku komandant i përgjithshëm ishte mbreti. Në kohë paqeje ushtria malazeze, nuk funksiononte. Ajo përbëhej nga dy divizione mësimore këmbësorie, të përbëra seicila nga katër kompani, një bateri mësimore, një bateri malore, një skuadër kalorësish për mbrojtjen e mbretërisë dhe një kompani xhenjo.

Ajo që duhet theksuar është se për shkak të propagandës dhe mbështetjes së Rusisë e Serbisë apo furnizimit që këto të fundit i bënin ushtrisë malazeze me municion, morali i saj ishte tepër i lartë. Prandaj marrja e qytetit të Shkodrës nga oficerët dhe ushtarët malazezë do të kthehet në çështje jetë a vdekje.

Lajmi se Mali i Zi i kishte shpallur luftë Perandorisë Osmane erdhi në Komandën e Shkodrës më 9 tetor 1912. Ushtria malazeze e filloi sulmin në tre drejtime: në veri, jug dhe në qendër, duke krijuar kështu një lloj dare për ta detyruar ushtrinë osmane të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër.

Por për shkak të përgatitjeve dhe fortifikimeve që ishin realizuar pas kryengritjes së malësorëve shqiptarë në pranverë-verë të vitit 1911, goditjeve të para iu bë rezistencë pa shumë vështirësi. Një rol të rëndësishëm për këtë, krahas Komandantit të mbrojtjes, Hasan Riza Pashës do të luajnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, anëtarët e shtatmadhorisë, oficerët Nazif Gyrman, Abdurrahman Nazif dhe Kermedin Koxhaman. Këta oficerë krahas Esat Pashë Toptanit dhe forcave rezerviste shqiptare kanë mbajtur peshën kryesore gjatë gjithë luftës.

Dezertimet e para

Dezertimet filluan që me fillimin e luftës. Kjo për shkak se ushtarët osmanë që ishin mobilizuar për të shtypur kryengritjen e malësorëve të vitit 1911, duhej të çmobilizoheshin me përfundimin e saj. Por për shkak të shpërthimit të Luftës Italo-Turke në Triploli ky urdhër ishte anuluar. Ushtarët e vjetër u urdhëruan të vazhdonin shërbimin derisa të rinjtë të mësonin përdorimin e armës. Në fillim të vitit 1912 këta ushtarë përbënin pjesën dërrmuese të njësive të Shkodrës. Ata u ngritën kundër këtij vendimi dhe kërkuan çmobilizimin nga radhët e ushtrisë. Përpjekjet e Hasan Riza Pashës për t`i bindur të mos largoheshin dështuan.

Ai ishte i pafuqishëm për t`i frikësuar dhe nuk donte që në radhët e ushrisë të lindte përplasja. Kjo edhe për një arsye tjetër. Një pjesë e tyre kishte marë pjesë në ngjarjet e Revolucionit dhe Kundërrevolucionit xhonturk të vitit 1908-1909 dhe në disa kryengritje. Nënshtrimi i tyre me forcë nuk ishte aspak i lehtë. Sipas tij, e vetmja gjë që mund t`i disiplinonte ata ishte dhuna. Por kjo duhej bërë me zgjuarsi. Rebelimi i këtyre forcave zgjati për një javë. Kur e pa se nuk kishte rrugë tjetër, pasi i mori armët, ai u dorëzoi librezat dhe i la të lirë.

Nga ana tjetër, ditën që do të largoheshin u zuri pusi në Qafën e Pukës, ku disa prej tyre mbetën të plagosur, ndërsa pjesa tjetër u detyrua ca nga zori e ca nga frika të ktheheshin në Shkodër. Udhëheqësit kryesorë të këtij rebelimi u kapën dhe u dënuan. Sipas një burimi, ata që u kthyen ishin gati 3000 vetë me të cilët u formua një batalion.

Mbrojtja e Shkodrës: luftime të përgjakshme

Për mbrojtjen e Shkodrës luftonin 28.450 trupa të rregullta të reparteve ushtarake turke, të inkuadruar në Divizionin e 24, që ishte i shpërndarë në disa pika, duke filluar që nga Lezha deri në kufi me Malin e Zi. Në krye të tyre qëndronte Hasan Riza Pasha, me origjinë nga Bagdati, i shkolluar në Stamboll dhe më pas në Akademinë Ushtarake në Berlin. Kjo kishte bërë që krahas aftësive profesionale, ai të kishte dhe një karakter të rreptë, që buronte nga edukimi gjerman. Me ardhjen e xhonturqve në pushtet pas vitit 1908, Hasan Riza Pasha ishte njëri nga ata ushtarakë që ishte çgraduar nga gjeneral në kolonel. Por me fillimin e luftës, ai do të gradohet përsëri, për shkak se zëvendsësi i tij, Esat Pashë Toptani, ishte një gradë më sipër.

Hasan Riza Pasha gjatë gjith luftës do të përpiqet me të gjitha forcat për ta mbrojtur qytetin dhe popullsinë shqiptare nga agresioni serbo-malazes. Kjo edhe kur Shtabi i Përgjithshëm Osman, pas nënshkrimit të armëpushimit me aleancën-ballkanike, do ta urdhëroi për ta dorëzuar qytetin.

Një rol të rëndësishëm në Luftën e Shkodrës do të luajnë edhe forcat vullnetare të komanduara nga Esat Pashë Toptani. Ky divizion redifësh përbëhej nga shqiptarë të ardhur nga Dibra, Mati, Elbasani, Shijaku, Ndroqi, Kavaja, Tirana, Kruja.

Nga Dibra kishin ardhur 3000-4000 forca vullnetare nën kryesinë e Isuf bej Hysenagollit, nga Puka 400 me në krye Mustafa agë Kryeziun e kështu me radhë. Sipas historianit britanik, Joseph Swire forcat vullnetare shqiptare i kalonin 10.000 vetat.

Qyteti mbrohej nga dy vija: njëra që përbëhej nga kodrat që e rrethonin dhe kështjella që ishte në gjendje të mirë, e dyta, nga fortifikatat e ngritura në malin e Taraboshit, kodrat e Bërdicës, Beltojës, Vukatanës, Bardhajve etj. Në këto pozicione u vendosën rreth 25.000 forca, ndërsa grykat e zjarrit mbi lartësitë dhe të futura thellë në tokë.

Shkodra e rrethuar ndahej në katër zona, të cilat ishin dhe frontet kryesore ku u zhvilluan luftimet: në veri, pjesa mes liqenit të Shkodrës dhe lumit të Kirit u quajt zona e fushës (fronti i Shtojit); në lindje, pjesa mes Kirit dhe Drinit (fronti i Bardhanjorit); në jug, pjesa mes Bunës dhe Drinit (fronti i Bërdicës); në perëndim, zona nga liqeni i Shkodrës dhe Bunës deri në malin e Taraboshit (fronti i Taraboshit).

Sulmet e ushtrisë malazeze e cila mbështetej me armatim dhe një numër i konsiderueshëm forcash edhe nga ushtria serbe, ishin të furishme. Bombardimet e artilerisisë sipas dëshmitarëve të kohës krijuan një gjendje jashtzakonisht të nderë, jo vetëm për ushtrinë, por dhe për banorët e qytetit. Shkodra ishte kthyer në një ferr dantesk. Turma fshatarësh, gra, fëmijë dhe pleq, me ndonjë bagëti, të pushtuar nga urija mësynin drejt qytetit.

Problemi i bukës ishte më i mprehti. Uria po bëhej çdo ditë e më e papërballueshme. Lypësit shtoheshin nga dita në ditë. Për të menaxhuar situatën autoritetet osmane morën nën kontroll rezervat ushqimore, lëndën djegëse dhe çdo që nevojitej për popullin dhe ushtrinë. Kjo nuk i erdhi mirë shumë tregtarëve, të cilët me këto burime siguronin jetesën.

Në fillim të luftimeve malazezët ishin të bindur se Shkodrën do ta merrnin brenda pak ditëve. Por kur vunë re organizimin dhe mbrojtjen e qytetit, nuk ishin më entuzistë. Për të arritur synimin e tyre ata filluan të përdornin intrigën. Nëpërmjet gazetave, trakteve dhe agjentëve të tyre u përpoqën të nxisnin tek popullsia shqiptare ndjenjën e disfatizmit. Përgjigjja e Hasan Riza Pashës dhe Esat Toptanit qe e menjëhershme. Në muret e Shkodrës ata vendosën shpallje se çdo kush që shprehej për dorëzim do të pushkatohej në vend. Hyrja dhe dalja nga qyteti u ndalua. Asnjë ankesë nuk lejohej.

Betejat e zhvilluara në Tarabosh, Beltojë, Zadrimë, kodrat e Bardhanjorit ishin të përgjakshme dhe shkaktuan një numër të madh viktimash nga të dyja palët. Për të shtuar presionin mbi popullsinë dhe forcat e mbrojtjes, malazezët godisnin me artileri gjatë natës, duke shkaktuar panik dhe frikë të jashtzakonshme. Trupat malazeze drejtoheshin nga mbreti Nikollë i cili deklaronte se do të luftonte deri në fishekun dhe dhinë e fundit. Në vendet që pushtonin ata silleshin ngadhënjimtarë, duke konfiskuar çdo send, rekuizonin sanën dhe gjënë e gjallë, grabisnin shpendët dhe gjithçka që u dilte përpara.

Për t`ia arritur objektivave të tyre, malazezët arritën të përfitonin nëpërmjet mashtrimit dhe komprementimit edhe nga malësorët katolikë, të cilët për fat të keq luajtën një rol të madh në goditjen e forcave të mbrojtes. Por dhe ata filluan ta kuptojnë se premtimet e malazezëve ishin po aq të pavlerë sa ato të xhonturqve.

Më 3 dhjetor 1912 Perandoria Osmane u deklarua e mundur dhe filloi bisedimet për nënshkrimin e paqes. Ndërsa forcat osmano-shqiptare të drejtuara nga Hasan Rizai dhe Esat Pasha vazhduan qëndresën. Përfaqësuesi gjerman në Cetinë me anën e një deputeti malazez i dërgoi Hasan Riza Pashës komunikatën e Portës së Lartë për nënshkrimin e armëpushimit me Aleancën Ballkanike. Por ai nuk hoqi dorë nga mbrojtja dhe deklaroi se nuk e konsideronte atë si një komunikatë zyrtare.

Kjo ndikoi jashtzakonisht shumë në arenën ndërkombëtare. Ministri serb në Vjenë, Jovanoviq, i shkruante Nikolla Pashiqit më 31 dhjetor 1912 se Austro-Hungaria do t`u krijonte vështirësi aleatëve përsa i përket çështjes së Shkodrës.

Ministri i Jashtëm austro-hungarez, Bertholdi i kishte deklaruar atij se Vjena e konsideronte Shkodrën si qendrën kryesore të shqiptarëve katolikë dhe se ajo duhej t`i mbetej Shqipërisë, edhe për faktin se malazezët nuk kishin arritur që ta merrnin atë me luftë.

Mbreti Nikolla nuk hoqi dorë nga marrja e Shkodrës as nga presioni austro-hungarez e as nga këshillat e ruse se, e ardhmja e këtij qyteti do të vendosej në Konferencën e Ambasadorëve. Ai vazhdonte me ngulm luftën, me shpresën se Shkodra do të binte shpejt.

Ky opinion ekzistonte dhe në kancelaritë europine. Por këto llogari dolën të gabuara. Kjo për shkak se si osmanët ashtu dhe shqiptarët luftonin për një kauz të drejtë, e cila nuk kishte të bënte më me Perandorinë Osmane.

Bertholdi këtë aspekt e vlerësonte saktë kur theksonte se, rezistenca e pamposhtur për mbrojtjen e Shkodrës, ishte më tepër një provë e vendosmërisë me të cilën luftonin shqiptarët për ta mbrojtur këtë qytet të banuar vetëm e vetëm prej tyre, se sa një sukses i armëve të Perandorisë Osmane.

Sulmet e ashpra dhe uria e madhe bëri që në raadhët e ushtarëve osmanë dhe forcave shqiptare të shfaqej pesimizmi. Këta ishin thirrur nën armë nga Esat Pasha vetëm për pak kohë, por kishin kaluar tre muaj nën zjarrin e ushtrisë serbo-malazeze dhe fundi nuk shihej kund.

Mirëpo largimi i vullnetarëve shqiptarë do të thoshte dorëzim i Shkodrës, prandaj Hasan Riza Pasha dhe Esat Pasha morën masa duke prishur kompaktësinë dhe duke i shpërndarë të demoralizuarit në llogore të ndryshme.

Qeveria e Përkohëshme e Vlorës e cila ishte krijuar me 28 nëntor 1912, shpresonte se Esat Toptani do ta vazhdonte qëndresën kundër serbo-malazezëve duke lehtësuar kështu bashkimin e tokave shqiptare.

Por, nga ana tjetër, ajo nuk mori asnjë masë për të dërguar në Shkodër, në mënyrë simbolike, asnjë ushtar. Kjo është një përgjegjësi morale dhe politike që duhet analizuar me kujdes, për ato rrethana. Përkundrazi, në janar të 1913, ajo i drejtoi Esat Pashës një letër me të cilën e ftonte “ta bënte të pavdekshme jetën e kombit, duke ngritur flamurin shqiptar”. Mirëpo Esat Pasha nuk e pranoi këtë propozim.

Nuk dihen motivet, por logjikisht, njëri prej tyre ishte fakti se për mbrojtjen e Shkodrës rol kryesor dhe dominues në aspektin sasiorë ishin duke luajtur forcat osmane, tek të cilët ngritja e flamurit shqiptar mund të shkaktonte pakënaqësi. Megjithatë Hasan Riza Pasha në bashkëpunim me disa drejtues të klerit katolik të Shkodrës kishte hyrë ne negociata me disa drejtues fisesh malësorësh katolikë, që kundrejt ngritjes së flamurit shqiptar në kala, ata të braktisnin radhët e ushtrisë malazeze. /abcnews.al

ABC News

32 komente në “Betejat heroike për Shkodrën, roli i Esat Pashë Toptanit dhe Hasan Riza Pashës, tentativa për të futur malësorët në radhët e mbrojtësve”

  1. Taulant says:

    Mali i Zi nuk merrte dot asnje cop toke Shqiptare pa ndihmen e Rusis,Anglis dhe Frances.
    Shqiptaret ne 1880 e mbrojten Ulqinin dhe Malazezet u mposhten.
    Por ishte mareveshja e Anglezeve,Francezeve e Turqeve qe detyruan Shqiptaret.
    Edhe ne vitin 1913 kur Shqiptaret humben Camerin Greket u ndihmuan prej me mbi 80 anije nga Francezet.
    Mijera ushtar Anglez e Francez por sidomos oficera drejtonin ushtrin Greke.
    Shqiptaret ishin midis dy zjarreve.
    Aleances Anglo-Franco-Ruse nga njera ane dhe asaj Sllavo-Ortdokse nga ana tjeter.
    Aleanca Sllavo Ortodokse qe kishte terrorrizuar dhe asimiluar Shqiptaret prej shekullit te 7 deri ne shekuloin e 13-te u ringjall perseri ne fund te shekullit te 19-te dhe fillimin e shekullit te 20-te.
    Bashkepunimi yne me Turqit ne shekujt e 15-te -19-te u shtypi koken ketyre gjarperinjve fqinje.
    Ne perseri ishim me te forte sesa fqinjet por fuqit e medha si Anglia,Franca e Rusia kishin vendosur te zhduknin kombin Shqiptar ne Ballkan per arsye strategjike.
    Ata vendosen qe te krijonin nje entitet artificial me emrin Greqi te cilen e kane edhe sot si protektorat sidomos Franca.
    Ruset vendosen qe te ndihmonin Serbet te cilet kishin pushtuar tokat Shqiptare prej shekullit te 7-te.
    Ja se cfare shkruan i derguari i Vatikanit ne Kosove e Shqiperi te Veriut ne vitin 1332:
    Serbet si i asimiluan Shqiptaret:
    Këtë fakt e dëshmon letra e dërguar nga i dërguari i Vatikanit në Antivar (Tivar) Guillaume Adam që më 1332 i kishte dërguar Vatikanit
    ku shkruante “dëshmia e prezencën së shqipes së shkruar në atë kohë”. Serbët kanë përdorur fenë e tyre përkatësisht kishën
    për të filluar asimilimin e popullatës lokale. Hapat me të cilët ka filluar asimilimi i ilirëve/shqiptarëve prej shekullit të VII
    ùderi në shekullin XIV janë si në vijim:Eliminimi i priftërinjve shqiptarë nga kishat Eliminimi i literaturës shqipe nga kishat
    Mos lejimi i vënies së emrave shqip të fëmijëve Mos lejimi i të folurit shqip në brendësi të kishave Ndalimi i të folurit në shqip në vende publike
    dhe hapi i funditHyrja e paftuar e priftërinjve serb nëpër shtëpitë shqiptare duke tentuar ta gjenin se kush flet shqip Këta kanë qenë hapat
    e sigurtë që kanë asimiluar popullsinë iliro/shqiptare ndër shekuj.

    Pra me fqinje kaq gjakpires e ekstremist Shqiptaret vendosen qe me mire te bashkepunojn me Turqit sesa te asimilohen e zhduken plotesisht.
    E njejta gje po ndodh edhe sot. Qellimi i fqinjeve eshte zhdukja e kombit Shqiptar ne Ballkan.
    Ato qe ka shkruajtur i dërguari i Vatikanit në Tivar Guillaume Adam që më 1332 po praktikon Janusllatosi ne Shqiperi prej vitit 1991.

    1. Mao Ce Duni dv says:

      Historian turk ky Hasoni?! As turqit s’do ta shkruanin me bukur historine e tyre ne Avrop vallahi, ashkollsun Hason derbederi ?

      1. Hoxh Armandi says:

        Mos harroni o turkoshqiptare 1878…ushtria Ruse ishte 11
        Km nga Aghia Sofia dhe ishte ceshtje oresh perpara se gjithe turkomongolet te ktheheshin andej nga erdhen ne azi. Po nderhyn anglia ne anen e turkomongoleve dhe sot e keni dhe ju baben ne anadoll. Si rezultat sot ne festojme kurban ramazon bismilah ne mes te tehrones.

    2. Shqyptari i maleve says:

      Greqia, Serbia, Turqia, Arabia, historikisht kanë synuar asimilimin e më të vegjëlve. Pushtuesit turq nuk mbrojtën popullin shqiptar por pronën që i kishin zaptuar shqiptarëve:
      Shqipërinë, që donin ta shndërronin në Turqi europiane. Prandaj dhe autori po e paraqet pushtuesin si shpëtimtar.

      1. Ardi says:

        Shqyptari maleve. Si Turqit paskan zaptuar tokat shqiptare. Kur ishin shqiptaret ata qe drejtonin perandorine Osmane. Dhe jo turqit por te gjithe popujt e perandorise i kishin nen urdherat e tyre.

    3. Per korrektese says:

      Taulant,
      Lëri këta gjysmagjelët, që nuk janë as shqipetarë dhe as grekër, dhe mos e ul veten t’u japësh përgjigje.
      Keta në fakt janë me origjinë shqipetare, por janë grekër në shpirt. Gjynah.
      Ndersa fragmenti i librit të Hasan Bellos, dhe komenti yt janë per t’u vlerësuar nga çdo shqipëtar.

    4. Shkodrani says:

      Taulant, ne keto i dime.
      Ketu mund te flasim per nji artikull qe eshte mish-mash dhe i mbushur me pasaktesira te qellimshme.
      Gjenerali turk u vra naten ne mes te Shkodres me tradhti. Me sa mund te mendoj askush tjeter pervec esatit nuk mund ti afrohej aq afer.
      Ne ate kohe te gjith Shkodranet luftuan si Shqiptar dhe flamuri u ngrit ne kala. Aktet e heroizmit shkonin shpesh deri ne vetflijim. Kam degjuar per keto direct prej bijve dhe nipave te protagonisteve sepse ne historine moderne Shqiptare ajo periudhe nuk preket sa duhet. Dokumenta ka por shpesh ato injorohen ose shtremberohen. Megjithse kam informacion shum te sakt per ate histori perseri ka disa momente qe mbeten te erreta.
      Shkodren e dorezoi esati dhe qe ta merrnim mbrapsht ne humbem Gjakoven e Prizrenin. Pse e dorezoi nuk mund ta dime plotesisht. Populli dhe ushtria s’kishin cfare te hanin dhe esati thoshte qe munizioni kishte mbaruar. Megjithate miqesia dhe rrespekti qe serbet dhe malazezet tregojne per esatin mund te ndihmoje te sqaroje pozicionin e vertete te esatit ne lidhje me dorezimin e Shkodres dhe me vone ndihmen qe iu dha ushtris serbe gjat luftes se pare.
      Shpresojme qe studiues me integritet ta rishkruajn historine ashtu sic eshte e verteta.

  2. Entoni says:

    Esat Pasha vrau Riza Pashen edhe e shiti Shkodren. Te gjithe ne i detyrohemi te pakten nje shtatore Riza Pashes, i cili edhe pse turk (nenen e kishte shqiptare) luftoi edhe e mbrojti Shkodren ne menyre te paepur. Duke krijuar kohen edhe motivin e nevojshem qe me ndihmen e Austro-Hungarise dhe Italise qyteti te ngelej brenda kufijeve te shtetit shqiptar.

  3. Sara says:

    Pra malcoret katolike ishin krah ushtrise se Krajl Nikolles ne rrethimin e Shkodres… ushtri modeste per te qene te sinqerte, po mos kishte aleance me malcoret katolike….
    ehh shqiptaret ……….gjithmone kane luftuar kunder njeri-tjetrit, rreshtuar krah te huajve…
    perndryshe do ishin me lert se gjermanet sot….

    1. Arbeni says:

      Ne kryengritjen e Malesise se Madhe te udhehequr nga Dede Gjo’ Luli muslimanet shkodrane u bene me turkun dhe luftuan kunder kryengritesve shqiptare.

  4. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Humbjet me te .medha qe pesuan servet dhe malazezet ne luften e pare balllanike ishin kunder Shqiptareve dhe jo kunder forcave zyrtare te Perandorise Osmane.

    Njera eshte Beteja e Lumes ne Nentor 1912 ku 8,000 serve u shfarrosen ne Diber dhe bashke me ta Divizioni Sumadija u shperbe.

    Tjetra eshte Beteja e Shkodres ku 20,000 sllave u vrane.

    Duhet theksuar qe pervec vullnetareve Shqiptare, shumica e forcave Osmane ishin po Shqiptare.

    Shkodra u mbajt der ne Prill 1913 nga Esat Pasha kur Fuqite e Medha deklaruan se qyteti do i jepej Shqiperise dhe duam apo nuk duam rol kryesor per kete qendrese dhe fitore kishte edhe Esat Pashe Toptani

    Qeveria e Ismail Qemalit nuk dergoi ushtare as ne mbrojtjen e Shkodres por as ne mbrojtjen e Janines.

    Janinen e kishte 3 here me afer

    Edhe ne Janine 2 vellezer Shqiptare ( qe me pas drejtuan Betejen e Galipolit) East dhe Wehhib Pasha drejtinin luften dhe rezistuan der ne Mars 1913

    Sikur Ismail Qemali te kishte derguar 10,000 leber, sot Janina, bashke me 70 km me shume breg dhe 6,500 km2 me shume toka do ishin pjese e Shqiperise.

    Biles as camet nuk do ishin detyruar te iknin nga tokat e tyre

    1. Taulant says:

      Eshte absurde te mendosh se qeveria e Ismail Qemalit kishte forca qe te mbronte Janine dhe Camerin.
      Greket kishin 90 vjet shtet dhe kishin mbi 200 mije ushtar ne front.
      Me kryesorja mbi 80 anije luftarake i dhuroi Franca Greqis ne vitin 1912.
      Armatime te pallogaritshme i dhuroi Anglia.
      Oficeret Francez e Anglez sherbenin ne ushtrin Greke.
      Pra populli Shqiptar nuk luftonte vetem kunder Sllaveve e Grekerve por ishim ne lufte edhe me aleancen bastarde Anglo-Franco-Ruse.
      Jane keta qe ne konferencen e londres sopetuan me tej Shqiperin.
      Apo traktati i vitit 1918 qe e copetonte akoma me shume.
      Edhe ne 1944 bastard Churchilli u premtoi Grekerve jugun e Shqiperis dhe Titos Veriun.

    2. Shkodrani says:

      Shkodra u dorezua nga esati perpara ujdise ne te cilen sebia merrte Gjakoven a Prizrenin dhe Shkodra i kthehej Shqiperise.
      E perseris, dyshimi kryesor per vrasjen e gjeneralit turk ne mase te madhe nuk perjashtojne esatin. esati dorezoj Shkodren. Nga deshmit e atyre qe luftuan po ta them ma siguri qe shumica ishin per vazhdimin e luftes dhe municionet nuk kishin mbaruar sic thoshte esati.
      Deshmite vijne nga stergjyshi im qe ishte nji nga komandantet Shkodrane dhe nji gjeneral tjeter Shkodran i ardhun direkt nga familia e Bushatllinjve. Gjenerali turk u vra bash perball shtepis se familjes time dhe vdiq branda shtepise. Ai u qellua naten me terr. Prandaj mos mbro esatin, se plumbat ne Paris ai i kishte merituar disa here.
      Ishte poashtu esati qe ndihmoj qelbesirat serbe te shpetojne lekuren ne Shqiperi kur ndiqeshin nga ausriaket.

  5. Malcori says:

    Historia e Luftes se Shkodres asht shume e ngatrrueme dhe gjithhere e kundert.Lufta e fqinjeve ndaj vendit tone filloi pak mbas reprezaljeve te Turgut Pashes mbi shqiptaret e zones se Veriut dhe mbas fillimit te faktorizimit te shqiptarve per clirimin prej pushtuesit turk.Beteja e Shkupit e Gushtit te 1912 dhe Lrimi i Tij prej vullnetarve shqiptar ,nxiti fuqite fqinje ti turren trojeve tona,perpara se Shqipnia te shpallte pavaresine.Refuzimi i Riza beg Gjakoves dhe Isa Buletinit per shpalljen e pavarsise se Shqipnise ne Shkup me 12 Gusht 1912 ishte gabimi dhe fatkeqesia ma e madhe per popullin shqiptar.Me shpalljen e Pavaresise ne Shkup,Historia e shtetit shqiptar do te ishte shume ma e ndryshme.Fqinjet tone tue pa se shqiptaret kishin fillue kryengritjen kunder turkut at’here u ngriten per te pushtue tokat tona qe turku po linte.Keshtu malazezet dhe serbet ne Veri,bullgaret ne Lindje dhe greket ne Jug u turren mbi trojet shqiptare si bisha kur ndane prene.Beteja e Shkodres do te mbetet nji simbol rezistence ,por edhe tradhtie.Asht e vertete se Hasan Riza Pasha ishte nji gjeneral i afte dhe shume i kulturuem .Prej kultures europiane qe kishte AI zuni miqesi me shume klerike katolike shqiptare e nder to edhe me At Gjergj Fishten.Ne kohen e luftes ,mbas shpalljes se pavaresise se Shqipnise me 28 Nandor 1912 ato i kerkuen qe te vendoste Flamurin shqiptare ne ball te luftes dhe me te do te bashkohej edhe e gjithe popullsia katolike e zones.Kane qarkullue thashetheme se Ai do ta bante kte ,por vrasja e Tij e pengoi realizimin e saj.E tash diskutohet desht apo nuk desht !Per dersa fakti asht se nuk u realizue kjo gja don me thane se Ai nuk desht me ba at veprim dhe Ai deri ne vdekje i mbet besnik turkut pushtues.Cka bani per shqiptaret Hasan Riza Pasha ,rezultati asht: asgja.Per kte fakt monumenti i Tij nuk ka pse qendron ne Shkoder me motivin si mbrojtes i qytetit,por le te shkoje ne Turki me shenimin mbrojtes i shtetit turk.Mbas vrasjes se Tij ,thone prej besnikeve te Esat Pashes,si komandant i mbrojtjes se qytetit mbet Esat Pasha.Me gjithe kerkesat e qeverise se Vlones per tiu bashkue asaj Esat Pasha i refuzoi ato kerkesa.Esati i mesuem me i sherbye turkut,kur e pa se turku ishte ne grahmat e fundit mendoi me i sherbye nji zotnie te ri :serbve dhe keshtu ai i a dorezoi Shkodren me 26 Prill 1913 ushtrive serbo malazeze,mbasi mori prej tyne premtimin per te qendrue si princ ne Shqipnine e Mesme muslimane!Si perfundim: Hasan Riza Pasha mbet nji gjeneral,ushtar besnik I pushtuesit turk dhe Esat Pasha nji sherbetor i te huejve dhe tradhtar i Atdheut te vet.

    1. Taulant says:

      Duhet te shtosh qe fati yne si Komb u vendos ne Kongresin e Berlinit.
      Atje u vendos zhdukja e kombit Shqiptar ne Ballkan.
      Fatkeqesisht arsyetojm me mentalitetin e sotem .
      Ne 1880 Franca kerkonte zhdukjen e gjithe popullit Shqiptar sepse Ali Pasha i kishte poshteruar nje shekull me pare ne detin Jon.
      Rusia kerkonte qe Serbet te pushtonin gjithe Ballkanin.
      Gjermania financonte shtetin e deshtuar Grek .
      Italianet me bastard nuk kishin bese njelloj si ne kohen e Skenderbeut kur Venecianet sulmonin Skenderbeun mbas kraheve.
      Keto jane faktet.

    2. shkodran says:

      I nderuar z.Malcor.80 % e atyne qe ke shkruar jane te verteta.Per pjesen tjeter po te jap vetem nje shembull te shkurter se kush ishte Hasan Riza Pasha:Ne monumentin qe eshte vendosur ne qender te Shkodres, (ne qofte se e ke kalu andej ndonjehere) jane disa rreshta te shkruara ne nderim te tij.E ato fjale nuk i ka thane asnje ushtar besnik i pushtuesit turk, por vete i madhi AT GJERGJ FISHTA.Ato rreshta jane nje pjese e shkeputur nga fjala qe Fishta ka mbajtur gjate ceremonise se varrimit te Hasan Riza Pashes. Dhe sot me qellim, askush jo vetem qe nuk e japin te plote fjalen e Fishtes , por as qe ia permendim emrin.Sot tane japin mend, tane e gjykojne situaten me cfare kane lexuar nga historia komuniste, por pak jane ato qe e trajtojne situaten ne kushtet e vitit 1913.Nuk besoj se e ka detyuru kush te Madhin Ate Gjergj Fishta me i shkru ato rreshta.Nuk du me ba avokatin e djallit, por po perpiqem me qene realist dhe me i thane gjanat sic kane ndodhe ne ate periudhe

  6. 17nentori says:

    Naiviteti se si historiografia e percjell historine akoma edhe sot, (demek aleanca pa krye osmano-shqiptare) tregon se sa pa krye kemi qene.
    Ka qene me e thelluar dhe me me koke historiografia komuniste qe i jepte historise drejtim dhe jo vetem percjellje faktesh pa krye.
    Historiografet kane detyrim kombetar qe ti japin format dhe drejtim gjenezes dhe aspirates se kombit dhe jo te te hapin barkun me naivitete folklorike me demek aleanca osmano-shqiptare!!!
    Pika “aleances” dhe pika atyre qe duan te mashtrojne me naivitetin e “aleances”.

  7. albi boston says:

    Shkrim informative, po autori shkruan sikur sa ka mbaruar klasen e 6!! “mali I zi nuk kishte gje”
    Doktorat dhe PhD e rumpalles post komuniste ne Shqiperi!!!!!!!!

  8. KOZi... says:

    Sara ! Eshte e vertete dhe po te pyesesh sot nje historian do thonte se – malesoret ishin ne anen e duhur te historise – sepse i eshte dhene prioritet kryengritjeve kunder turqise ne histori ! Por nuk eshte keshtu ! ( Emisioni ne TV ,ne anen e duhur te historise , eshte stisur vetem qe te promovohet partia komuniste ne luften e dyte . Ne vitet e socializmit nuk ka asgje qe te mburren me mire te kapemi te lufta )…Keshtu qe mburrja eshte ne mbrojtjen qe i eshte bere shkodres !Ne faqen e Bibliotekes Shkoder eshte revista Gegnia , ku ne nr 10 kam lexuar mbi luften e Shkodres.Aty jepet qe Esat Pashe Toptani nuk ka mundesi qe te kete vrare Hasan Riza Pashen qe te dorezonte Shkodren ! Kjo sepse vrasja ndodhi me 31 janar dhe lufta vazhdoj dhe Esat Pasha arriti te beje nje rezistence heroike shembull si mbrohet nje qytet i rrethuar ! Me 22 mars 1913 u vendos nga Europa kufiri verior dhe shkodra i ngeli shqiperise . Ket fakt shfrytezoj Esat Pasha dhe pasi beri qendrese edhe nje muaj e dorezoj qytetin . Aty jepet edhe marreveshtja e dorezimit qe nuk eshte dorezim dhe humbje por nje marreveshje kaloresish. Dhe vertete pas 3 javeve Mali i Zi doli nga Shkodra se i thane ke pushtuar nje shtet tjeter ; – Esat Pasha me titullin ,mbrojtes i shkodres shkoj ne Vlore dhe u caktua Minister i Mbrojtjes. Esat Pasha ka shume cilesime me pas por ne kete rast eshte personi qe me rezistencen qe beri ka vrare malazes e serb me shume se cdo rast tjeter historik !!! tung

  9. Selca says:

    Jame shume dakorte se rreshtimi i malsire e katolike ne keah te malazezeve nuke na nderon
    Pore duhet te dihen arsyet
    Se po te kujtojme luften e momsetit kure muslimanet e shkodres kerkuan leje te kalojne malsine e te hyjne ne mal te zi ata i prene ne bese katoliket malsore dhe ju kane dhunuare edhe kishat
    Edhe kure malsoret zune rob shume musliman te shkodres krajl nikolla ju afroj pare per dorezim ata prape nuke pranuan
    Ne kte bashkim merit te vecante ka Jake serreqi qe i vuni nji kushte Hasan Rizait ti bashkoj malsoret ne qofte se vendoset flamuri shqiptare ne kala
    Pra merite ka si Hasan Riza e po ashtu edhe imzot Jake serreqi

  10. malsoret u bene perkrahes te malit te zi sepse 1 vit me pare turgut pasha kishte djeg qindra shtepi ne malesi dhe kishte vrarev shum malsore ne kryengritjen e 1911

  11. Tetovari2 says:

    Mos u merni me komente koti,këtë më së miri dhe me fakte e dokumente e ka sqaruar historianja ELENA KOCAQI dhe IBRAHIM KADRIU në romanin e tij historik MISIONI RUS.

    1. Dorian says:

      Tetovari 2 … edhe publicisti e historiani Azis Gjergji ne studimin biografik “Rinia e Mbretit Zog” (2020)

  12. Agon Lungara says:

    Nje shtremberim dhe zbukurim i historise nga shkruesi dhe nga redaksia qe ka vene titullin.”Mbrojtja”e Shkodres nuk ka asgje heroike,per aresye qe dihen dhe qe nuk mund te shtrohen ne nje shenim.Ushtria turke nuk kishte asnje motiv te mbronte Shkodren,qytetin ne skaj te perandorise,kur vete perandoria kishte kapitulluar,megjithe egon dhe krenarine profesionale te gjeneralit te saj.Prandaj u vu ne veshtiresi nga ushtria e vogel e Malit te Zi.Populli I Shkodres,i cili ng a viti 1878 deri ne vitin 1911 kishte bere disa beteja e kryengritje te medha nuk u mobilizua,per shkak te percarjes dhe vecanerisht te tradhetise te Esat Pashe Toptanit,i cili vrau Hasan Riza Pashen dhe dhe ua dorezoi qytetin serbomalazezeve,tradheti qe e vazhdoi deri diten qe u vra nga Heroi Avni Rustemi.Ne nje fare menyre edhe shtremberimi i historise dhe aresyetimi i tradhetise eshte nje tradheti me vete.Eshte bere mode qe per te marre nen sqetull tradhetine dhe tipa si Esati e Mitat Frasheri,i cili e tradhetoi Shqiperine menjehere pas shpalljes se Pavaresise me largimin nga Qeveria e Vlores,futet ne lojen e “argumenteve”historiografia komuniste.Dhe keshtu mendohet se mbulohet dielli me shoshe dhe tradhetari behet atdhetar.

  13. Llaf Dibre says:

    Po, madje, kete “armik” te betuar te serbeve e malazezeve, pse ishte i tille e percollen miqesisht deri ne dalje te Lezhes dhe ne krah ka patur vete princin e Malit te ( I.Strazimiri)
    Eshte interesant nje fakt: Pas shpalljes te qeverise te Lushnjes, vendin e kryengritjeve dumbabiste e zune kryengritjet esadiste ne Tirane, Ishem-Preze, ndersa ne Diber kryengritjes po i jepte udhe Halit Lleshi. U caktua edhe nje perfaqesi bejleresh me shkuar me e marre ne France. Pikerisht ne kete kohe ku nuk dihej se ç’rruge do merrte kjo marrezi, Esat Pasha vritet nga Avni Rustemi. Sa te çuditshem jemi!! Ate qe nuk e zgjidhim si popull, e zgjidh nne njeri.

  14. EXPANSIPNZMI SLLAV says:

    Rusia cariste pas çlirimit nga mongolët ishte këthy nga ma agresorët dhe expansionistet që bota njef pasi shfrytëzuan neokolonializmin anglez mbi popujt e lindjes zgjeroi teritoret deri në Alaska kurse në drejtim të Europes kishte Detin Baltik Adriatik dhe Mediteran si dhe pretenimet edhe në Detin e Hormuzit aleatin kryesor kishte kishat ortodoxe e në Ballkan edhe ato shqiptare ku sllavizuan 90% e shqiptarëve krishterë që kishin mundur deri diku ti shpëtonin islamizimit dhe sidomos në fshatrat e thella dhe teritore si ai i Malit të zi sot por bota rrotullohet dhe nuk do të jetë e largët dita kur tokat aziatike të pushtuara dhe sllavizuar rracën mongole do ta humbi bile ndoshta do të jetë një ripushtim historik i Moskës nga raca mongole

  15. Scutari says:

    Pse nuk e thotë kur përmend malësorët katolikë që luftuan përkrah malazezëve se ata i printe Prek Cali që e ka monumentin në mes të Shkodrës dhe që komunistët e pushkatuan sa morën pushtetin?!!

    1. KOZi... says:

      Prek Cali rezulton ne pergjithesi ka qene drejtues i zones se Vermoshit dhe ka luftuar cdo here ne zonen e tij kryesisht kunder serbve e malazezve.Nuk eshte permendur ne rrethim te shkodres ne 1912. Ai ka qene ne vitin 1924 me opoziten dhe doli nga zona e shkoj gjer ne Tirane. Pas ardhjes se Zogut e internuan nja dy vite ne Gjirokaster dhe me pas Zogu e emeroj komandant i kufirit ne malesi po ne zonen e tij. Edhe komunizmi kishte mjaftuar qe ta quante drejtues e roje kufiri e nuk do kishin probleme por jo se komunistat donin te shkonin edhe atje ku nuk kishte shkuar as turku e as italiani e as gjermani dhe vecan te Prek Cali qe ishte anti serbo-malazes ! Per kete e ka monumentin ne Shkoder sipas Fjalorit Enciklopedik te hapesires shkodrane !

    2. Shkodrani says:

      Shyt e rri urt. Laje gojen perpara se me permend Prek Calin. Preka nuk ka luftu asnjihere per malin e zi. Nji pjese e malcoreve luftuan kunder turkut dhe asnjihere per malin e zi. Gjanat pastaj ndryshuan shpejt e pabesia e evropes ee fqinjve nuk ishte ndryshe nga ajo e pushtuesit tjeter, turkut.

  16. Millosh Gjergji says:

    O Mero, hiqe këtë Abu Hasanin nga redaksia jote, se ky me lekun e Erdoganit që moti po punon ti prezentoj osmanllinjt dhe kuislingët shqiptar, a lá Toptani, patriot dhe të gjithë heronjt e elitën shqiptare të kohës “tradhëtar”. Ky Abu Hasani Bello ose Bollano po luan me intelektin shqiptar, kurse ju që i japni hapësirë të tillëve, bëheni bshkëpunues.

  17. shkodran says:

    Per te gjithe ato komentuesa qe historine e Hasan Riza Pashes e trajtojne sipas Mides, (shkodranet e dijne se kuj i thone Mide) po ju rreshtoj disa rreshta te shkruara jo nga armiq pushtues tuk, por nga dy bashkohes te Hasan Rizase : i pari asht Dom Lazer Shantoja i cili do te shkruante :
    “Tinzisht jetën ta muer nji bir Shqypnijet me dorë tradhtore…Kob e kori! Ma besa e atdhedashnija kërkohet kot në do (disa) nipa të Skënderbeut! Me marre e kore asht mblue sot Shqypnija Faqe tanë dheut…” Për të përfunduar me një porosi drejtuar nipave të Skenderbeut: “Xeni (mësoni) prej të huejt, xeni ma j’(një) herë, Shqyptar, Me dekë p’r atdhe!” Me këto fjalë autori, për mendimin tim, u drejtohet përfaqësuesve të aristokracisë çifligare të kategorisë së Esad pashës, se përfaqësuesit e masës së shqiptarëve, katundarë dhe qytetarë, po luftonin në llogoret përballë ushtrive agresore.”
    Dhe i dyti At Gjergj Fishta i cili te te shkruante EPITAFIN mbi varrin e Hasan Riza Pashes : Gazi (hero) HASAN RIZA PASHA / Burrë si motit / Ushtar trim, besnik / Komandant i ushtrive / Otomane në Shkodër / Mik i Shqipnisë dhe i shqiptarëve / … Me mbrojtje fisnike / Të kalasë së Rozafatit / Në tridhetë kallnuer 1913 e vrau / Nji dorë tradhtare mizore / Mban ketë përmendore / Prej Bashkisë së Shkodrës / Shembull burrnije e për kohën / T’ardhshme e kje varrosë / TRIMI.”

    Pra, kur keto dy kollose te historise se Shkodres dhe Shqiperise , bashkekohes dhe bashkevuajtes te ngjarjeve te asaj periudhe , “kane marre mundimin” me shkru fjale te tillla per Hasan Riza Pashen, na sot , nqs nuk kena miresine me i dhane hakun per ate cfare ka ba, gjate rrethimit te Shkodres, te pakten te heshtim dhe te mos nxjerrim hem nga goja e jone.

  18. Genti says:

    Shkodra i mbeti Shqiperise sipas traktatit te Londres se 1913-es dhe nuk do e mernin malazezet edhe sikur te donin pavarsisht luftes qe u be. Ajo qe ishte nenshkruar ne Konferencen e Londres do zbatohej ne terren qofte edhe me forcen e armeve. Sa i perket rolit te osmanllinjve me Riza Pashen qe ishte Iraken dhe Toptanit ata bene ate qe u ishte urdheruar per te mbrojtur me sa kishin mundesi interesat e Portes pa e vrare mendjen per interesat e kombit shqiptar. Se po te ishte ndryshe terrtoreve Shqiptare do u jepej autonomia dhe Pavarsia perpara se Perandoria te coptohej gje qe realisht nuk ndodhi. Shqiptaret u denuan rende nga renia e Perandorise se ciles i sherbyen me zell duke lene me teper se gjysmen e territoreve te tyre jashte shtetit te sapo krijuar ne Londer. Ne Ballkan secili komb ose shtet mbronte interesat e tij ndersa kurban u bene shqiptaret pasi ishin kompromentuar rende si bashkpuntore te osmaneve dhe qe shiheshin nga fqinjet si fotokopje e keqe e turqve dhe qe u rrezikonin atyre interesat. Ata e shikonin Shqiperine krijuar dhe trojet shqiptare te konvertuara ne shumice ne islam si trampoline te osmaneve qe po largoheshin drejt Bosforit por nje kembe e kishin lene akoma aty. Perrallat se shqiptaret do asimiloheshin nga fqinjet po mos ndodhte pushtimi Osman jane qiqra ne hell dhe ushqim per hajvane se Shqiptaret u mbijetuan valeve te dyndjeve sllave qe prej shekujve 6-7 kuptohet duke u tkurrur por nuk u rrezikuan asnjehere ne zhdukje qe ti shpetonte pushtuesi Osman. E kunderta eshte e vertete.Shqiptaret e konvertuar ne shumice pas shekullit te 17-te ne islam u njehsuan me pushtuesin duke humbur shume nga mentaliteti kombetar. Qellimi i Portes ishte vetem nje te shtypte ndjenjat kombetare te popujve ti njehsonte ata me idene e nje kombi Islam per ti vene teresisht ne funksion te qellimeve te Perandorise Osmane ku Turqizimi permes islamizimit ishte objektivi themelor. Fakti qe gati 10-15 milione shqiptare te deportuar ne Turqine e sotme pas kembimit te popullsive nuk gezojne asnje te drejte kombetare dhe jane drejt asimilimit te plote tregon se ky ka qene qellimi i osmaneve dhe turqve dembabadem sic thone turqit. Sa per rrezikun sllavo-ortodoks duhet bere nje dallim pasi rreziku i dyndjeve sllave ka qene rrezik per Perandorine Bizantine ku u vendosen barabaret sllave Perandori Romane e Lindjes e krishtere e ritit greko-ortodoks pas skizmes se madhe ku shqiptaret benin pjese si popull. Perandoret Bizantine ishin aq te rrezikuar nga vershimet e sllaveve sa u detyruan ti masakrojne kur krijuan perandori Serbe e Bullgare qe shtrine territoret e tyre deri ne Selanik. Jo me kot nje prej Perandoreve Bizantintine quhej Bulgarokton( Bullgarovrases). Kjo tregon se s’ka patur nje konspiracion “ortodoks” ndaj shqiptareve si popull pasi shqiptaret ne shumic ishin ortodokse vete deri ne shekullin e 17-te. Vtem pas nderhyrjes se Rusise qe kerkoi pavarsine e popujve te besimit te krishtere ne Ballkan (Rumani,Bullgari,Greqi,Serbi,Mal I zi) u krijua idea se kishte nje konspiracion ndaj trojeve shqiptare nderkohe qe shqiperia nuk eksistonte fare si entitet pasi ishte e ndare ne 4 vilajete dhe nuk gezonte asnje te drejte kombetare nga Porta e Larte pasi shqiptaret ne shumice muslimane quheshin turq ndersa pjesa tjeter rum ose greke pasi qene ortodokse ose katolike. Ata qe duan te justifikojne pushtimin osman me idene e mbrojtjes se te qenit shqiptar jane bastarde te osmaneve te islamizuar ose injorante ne lemin e historise pasi shqiptaret nuk u asimiluan nga ndonje pushtues asnjehere dhe teresisht. Edhe sot e kesaj dite shiptaret aty ku kane mundur e ruajne identitetine tyre gjuhesor dhe zakonor si ne rastin e Arberesheve te Italise dhe Arvanitasve ne Greqi. Nese besimi ortodoks do kishte si qellim shuarjen e shqiptareve atehere nuk do kishim sot as Arvanitas e as shqiptare ortodokse ne Shqiperi. Perkundrazi jane shqiptaret e besimit te krishtere Katolik dhe Ortodoks qe ndjenjen e shqiptarise dhe origjinalitetin e etnise sone e kane me te larte se pjesa tjeter qe u konvertua ne islam ( pervec disa rilidasve te arsimuar dhe emacipuar) e qe kerkonte me insistim deri edhe dhunshem si ne reastin e Haxhiqamilisteve kthimin e Babe Sulltanit ne Shqiperi. Kush do tu ngreje permendore gjeneraleve Osmane si Riza Pasha dhe Toptani le tua ngreje.Po jo ketU. Rizait ne Ankara ndersa Toptanit ne Beograd se atyre u sherbyen me zell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje