Rama – ministrave: Mos shkelni në dërrasë të kalbur se do përballeni me ligjin, mbani larg familjarët siç kam bërë unë

18 Shtator 2021, 11:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të qeverisë u ka dhënë porosi ministrave që të mos merren me akuzat e opozitës, pasi sipas tij askush nuk ka asnjë orë kohë për të humhur.

Më tej u ka kërkuar që të mos shkelin ligjin, pasi do të përballen me pasojat, por u shpreh se do të mbështes dhe do të mbrojë këdo kur sulmohet padrejtësisht. Në fund u kërkoi të gjithëve që të mbajnë larg familjet nga zyrat e shtetit dhe të mos bëjnë favore për askënd.

Politika nuk ka lindur si një mollë sherri, por si një mundësi që qeniet njerëzore të bëjmë punë. Ne kemi 4 vite kohë për t’i bërë gjërat që nuk janë bërë siç nuk janë bërë me parë. Nuk duhet të humbasim asnjë orë kohë për akuzat e opozitës, e lagu s’e lagu.

Shumë shpejt do të kemi një faqe online të re dhe çdo ministër duhet që çdo ministër do të përgjigjet me shkrim për çdo akuzë dhe do të mbajë përgjegjësi ligjore dhe morale. Unë po të jap një porosi, ministër nuk bëhesh vetë dhe të bën kryeministri. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese.

Kjo është porosia ime, unë do të mbështesë të gjithë për të arritur objektivat e përbashkëta. Do të ruaj të gjithë, por askush nuk duhet që askush të shkel në dërrasë të kalbur. Familja ime nuk ka punë me shtetit, ndaj u lutem që të mbani dhe ju larg familjet tuaja dhe të mbani larg familjet nga zyrat e shtetit”, tha Rama.

2 komente në “Rama – ministrave: Mos shkelni në dërrasë të kalbur se do përballeni me ligjin, mbani larg familjarët siç kam bërë unë”

  1. Zhaku says:

    Ti larg e mban djalin POR AMA E MBAJNE AFER KESHILLTARET E TU. PO DESHE FAKTE E KE DUKE BERE PAZARET OSE TE GREEN HOUSE OSE TE PADAMI.
    HAJT ZOTI TE RAFTE NE QAF.

  2. Drini says:

    Zoti kryeminister, i thuaj Ministres Balluku te mbaj larg personin e mbiquatur “Daja”.
    Kur te plase mos thuaj qe nuk “e dija”.
    Kryeministri besoj e di perse vellai i tij, drejtori sportiv i Partizanit, dhe ai prefekti i Kukesit president i klubit sportiv Kukesi, kane miqesi aq te madhe midis tyre.
    Sepse njerezit e dine perse perseri hyn “Daja” ne loje. “Daja” qe as opozita nuk e ze ne goje, por qe njerezit kane sy e veshe.
    Shiko c’behet te komplekset qe po ndertohen tek fusha e avicionit pastaj bej si virgjereshe dhe kerkou ministrave qe familjaret e tyre te rine larg parave publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje