Modelja e njohur Elena Polychronopoulou dhe partneri i saj ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke dërguar në pranga edhe “baronin” shqiptar të kokainës.
Shqiptari, i njohur me nofkën “Billy the Kid”, tani është në prangat e Policisë së Atticës, pasi u zbulua se ishte “koka” e grupit. E gjitha ndodhi pas arrestimit të modeles 29-vjeçare dhe partnerit të tij me gati 8 kilogramë kokainë të pastër.
Nga hetimet rezultoi se të dy kryenin shërbime në emër të një rrjeti të fuqishëm mafioz shqiptar, ndërsa Policia e konsideron “Billy the Kid” si një “lojtar” të fortë në kartelet e kokainës.
Trafikanti i drogës ka kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Latine dhe konsiderohet se ka aftësinë për të importuar sasi të mëdha të kokainës në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe më pas t’i shpërndajë ato në tregun evropian.
Sipas informacioneve tani në dispozicion të policisë, ata janë të bindur se “Billy the Kid” ka përhapur rrjetin e tij të aktiviteteve ilegale në të gjithë Evropën, duke lënë pas edhe mafian serbe, e cila kontrollonte deri pak kohëmë parë pjesën më të madhe të kokainës që importohej.
Rrëfimi i modeles dhe të dashurit të saj, shtynë Policinë greke që të vijonin hetimet, duke lokalizuar edhe shqiptarin, i cili duke përdorur teknologjinë, nga Greqia kontrollonte dhe tregun e Belgjikës duke dhënë udhëzime për shpërndarjen e kokainës.
Foto numer 3,
Shum e shemtuar si femer.
Foli dhe Brad Pit. E shemtuar jo, po edhe modele jo e jo. Megjithate qejfe qejfe kjo dynja.
Beqir,i ke marre ndonjehere ere sqetullave te tua te kuptosh se cfare njethundraku turkoshqipfoles je!?
Nqs kjo eshte Modele, gjyshja ime duhet konsideruar ne njejten kategori me Klaudia Shifer!
Femrat neo greke jane ne pergjithesi shume te shemtuara.
Perzierje rracash.
Ç’m..t modele qenka kjo?!?! Koken sa te lopes, kembet e shkurtera, krahet si punetore kazme, hunden sa ‘i pall… pffff Modele jane gocat tona (me buze, hunde, mollza, byth e cica te bome)
E kuptoj qe te gjithe shikojne p…, po ai gangsteri kush ishte nuk na e tha Merua?!
Ore, a nuk ishte Ndrangheta me mafien Shqiptare qe kontrollonte trafikun e kokaines ne Europe?
Tani dolen edhe servet??