Vendimi për targat, Vuçiç bisedon me Lajçak, nesër mbledh Këshillin e Sigurisë

20 Shtator 2021, 16:30Rajoni TEMA
Vendimi për targat, Vuçiç bisedon me Lajçak,

Vendimi i qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat është pritur me reagime të ashpra në Serbi. Presidenti, Aleksandër Vucic, do ta diskutojë këtë zhvillim me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak i cili po viziton Beogradin pas Prishtinës.

Përveç kësaj, Vucic ka caktuar dhe një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e cila do të mbahet nesër në orën 10. Nuk dihen ende vendimet që pritet të merren në atë takim.

Një reagim pati edhe kryetari i komisionit të kuvendit serb për Kosovën, Milovan Drecun. Ky i fundit tha se aksioni i forcave speciale të Kosovës në veri dihej prej kohësh dhe i bëri thirrje KFOR-it që të sigurojë lirinë e lëvizjes

Një reagim për këtë pati dhe vetë misioni i OKB duke nënvizuar se situata e sigurisë është e qëndrueshme në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

4 komente në “Vendimi për targat, Vuçiç bisedon me Lajçak, nesër mbledh Këshillin e Sigurisë”

  1. Jon says:

    Vucic, nuk dukesh bindes. Bejeni pak me te madhe dhe shtiru sikur nuk e dije qe do ndodhte kjo gje. Mos harro te shprehesh qe Albani eshte i temrrshem dhe nuk merresh dot vesh me te. Keshtu qe Kombi Shqiptar e shef si baba te kombit. Nderkohe bej ndonje telefonate me Edin qe te lesh shkak qe ta quajme tradhtar. Je nje aktor i dobet shume. Jeni bere shume te lexueshem. Se harrova, e urove Putinin?

  2. GazMir says:

    Nuk duhet ti themi më Presidenti i Serbis por Ministri i jashtëm, ministri i mbrojtjes ose provokues lufte.

  3. american16al says:

    Serbia te mos lozi rolin e padronit, nqs me te vertete kerkon levizjen e lire kjo te jete e njenjte per te gjithe jo vetem per Serbet.. Kosova ne kete rast ka te drejte te juaj kete karte.

  4. spartak says:

    ALBIN .
    Veni dhe TAKSEN 100 % për importet nga Serbia dhe atëhere luan menç Vuçiçi , Daçiç dhe lloj lloj dobiçi serb , por e merr vesh dhe BE-ja se si duhet trajtu Kosova .
    Këndej thonë dialog , dialog , duke bo arbitrin , që, për çdo faull të Serbisë , penalltinë e deklarojnë dhe e japin kundra Kosovës .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje