Një rast i tillë nuk është parë e dëgjuar më herët. Një vajzë nga Suhareka e Kosovës, ngacmon seksualisht dhe përndjek vazhdimisht ish-profesorin e saj.
Çështja është bërë pjesë e drejtësisë dhe dosja e përndjekjes ndodhet në Gjykatën Themelore të Suharekës. Vajza rrezikon deri në tre vite burg dhe sërish nuk heq dorë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, avokati i profesorit, Ruzhdi Gashi, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson klientin e tij dhe është e fiksuar me të.
“Profesori është i ri i pamartuar, ka prindër motra, vëllezër. Ish-nxënësja tani është në moshën madhore, është studente në vitin e dytë.
Ai në polici e ka njoftuar në vitin 2018, ndërsa unë para një jave jam njoftuar për rastin. Vajza thotë e dua dhe pranon fajin. Ne jemi në përpjekje bashkë me Prokurorinë e Shtetit që ta lejë të qetë profesorin të qetë.
Kanë biseduar më përpara dhe profesori ka thënë që nuk ndjen asgjë dhe i ka thënë të heq dorë. Kanë biseduar edhe me familjen, por vajza është e fiksuar. Ajo e bezdis, i shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë”, u shpreh avokati.
Ndoshta profesori duhet te jete gay se nuk ka mundesi?.
Ruzhdi Gashi duhet denuar qe te mos vetevritet studentja e vitit te dyte. Duke pare historikun dhe menyren e shkembimit te teksteve te tyre, profesori e ka joshur adoleshenten që frengjisht i thone (deturnement de mineur) dhe tani që ja ka arritur qellimit, ben sikur eshte viktima. Kështu veprohet ne drejtesin e BE-së.
pse sme ndodhin mua keto gjera ??????