Kosova ka regjistruar ditën e sotme 259 raste të reja me COVID-19, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
Ndërsa 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862.