Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak ikën pa datë: E vendos pas Beogradit, UÇK nuk ka arkiva

17 Shtator 2021, 20:21Rajoni TEMA

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, erdhi dhe u largua nga Prishtina pa një datë për takimin e radhës të nivelit të lartë.

Pas një bisede që zhvilloi për herë të dytë për pak ditë me kryeministrin, Albin Kurti, ndërmjetësuesi bëri të ditur se data do të vendoset pasi të përfundojë dhe vizitën në Beograd. Ai sqaroi dhe polemikat e ngritura së fundmi lidhur me hapjen e arkivave duke konfirmuar se fjala ishte për ato shtetërore të Kosovës dhe se nuk ka arkiva për UÇK-në.

Sa i përket marrëveshjes finale mes Prishtinës dhe Beogradit tha se është e rrezikshme të flitet për datat dhe oraret. Lajçak nënvizoi se e rëndësishme është që dialogu të ecë përpara.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ndërmjetësuesi i BE u takua me presidenten, Vjosa Osmani, liderët e partive të opozitës, përfaqësues të komunitetit të biznesit, studentët, mediat dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, mungesën e një date për takimin e radhës të nivelit të lartë e konfirmoi dhe vetë Kurti.

8 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak ikën pa datë: E vendos pas Beogradit, UÇK nuk ka arkiva”

  1. KR says:

    Menyra se si ben politike Kurti eshte e dyshimte.
    Eshte e dyshimte se kjo politike con uje ne mullirin e Vuciqit.
    Tashme te gjithe e dime se Vuciqi nuk do bisedimet. Ai ne praktike eshte per “konfliktin e ngrire” deri sa situata te ndryshoje ne favor te tij. Ai synon qe bisedimet mos te udhehiqen me nga Evropa dhe Amerika por nga Keshilli I Sigurimit ku Rusia dhe Kina jane antare te perhershem. Pra ai kerkon balancim te forcave…
    Vuciqi eshte demagog i madh dhe hiqet sikur do bisedimet, duke ja lene “dopjogjashten” ne dore Kurtit qe thote se ne nuk do bisedojme ne nje kohe dhe afat te caktuar. Pra Kurti do te bisedoje “mbas te korrave”…
    Me keto levizje te Kurtit, Vuciqi “ferkon duart” me gezim, sepse Kurti nga injoranca, apo nga zori, ben pikerisht kete qe do Vuciqi.
    Me modesti them qe Kurti kur e di se Vuciqi nuk i do keto bisedime, duhet te beje politiken e Evropes dhe Amerikes dhe te marre pjese ne bisedime, qofte edhe sikur mos te kete rezultate…
    Kurti duhet te luaje me mencuri dhe jo si idjot qe e nxjerr ate thjeshte si shtojce te strategjise se Rusit dhe serbit. Kjo jo vetem nuk i sherben Kosoves, por ve ne pozite edhe Ameriken dhe Evropen qe nuk kane se si ti kerkojne llogari Vuciqit qe nuk eshte per bisedime.
    Kurti me vullnein e tij, apo thjeshte nga injoranca, del ne mbrojtje te Vuciqit dhe politikes se tij per te rianeksuar perseri Kosoven. Vuciqit i duhet kohe per te rimarre Kosoven, prandaj ai bllofon me demagogji sikur do te bisedoje…Ai thjeshte kerkon kohe…
    Vonesa ne bisedime eshte aleati me i mire per Vuciqin ne strategjine e tij per te rianeksuar Kosoven dhe armiku me i keq per Kosoven, ne keto momente per ti treguar vendin Vuciqit.
    O sot o kurre bre burre!…
    Ketu qendron edhe thenia e Rames se Albini po luan me nervat e Perendimit. Ai nuk thote shume, por le te nenkuptoje se Albini mezi pret qe Amerika dhe Evropa te largohen nga Kosova, sic u larguan nga Avganistani. Valle kete po pret Albini????!!!!

  2. Mullah Omari Prishtines says:

    Ç’PO HARXHONE KOHEN KOT EUROPA ME PALESTINEZET E BALLKANIT JEPI AUTONOMI BRENDA SERBISE DHE MBYLLET KJO HISTORI SE PER TRIMA DIHET SA JANE .
    IKEN NJE GOMARE SI RAMBUSHI VJENE NJE GOMARE SI BOLSHEVIKU KURTI ATJE NUK KANE TE MBARUAR GOMARET

  3. PS PA RAMEN says:

    O K.R
    FUTI NJI TAS PERSHESH E QEPE GOJEN SE JE I VOGEL TE KUPTOSH ALBININ TI E RAM KERKUSHI

  4. B says:

    As Amerika dhe as BE, nuk kane ndermend ta detyrojne Serbine te njoh Kosoven. Po te ishin te vendosur, Kosova sot do te ishte e pavarur.
    Nga ana tjeter, Vucic ka deklaruar sa te jem une kryeminister nuk firmos pavaresine.
    Atehere pse te nxitoi Kurti?
    Cdo zgjidhje do te jete me e mire se ndarja Kosoves, se per shkembim real territoresh as qe behej fjale.
    Pune e madhe se Serbia vonon njohje .
    Kosova te konsolidoje shtetin dhe te kerkoje njohje tjera.

  5. Komunisti i papenduar says:

    Ose me mire futi nje vije te bardhe se Albin nuk do marr mendjen tende te pjerdhur.

  6. KR says:

    Jam dakort qe nuk e kuptoj fare politiken e Kurtit. Me duket sikur ai nga injoranca apo sepse “Vuciqi ja ka zane koken me dere” ben politiken e Vuciqit.
    Tani ti qe di me shume ma spjego se pse Kurti e kethen Lajcakun me duar bosh.
    Po qe se nuk ben kete, tasi te mbetet ty. Meriton fjalen INJORANT!

  7. KR says:

    Ke te drejte ne dy fjalite e fundit. Nuk ke te drejte ne fjaline e fundit.
    Bisedimet behen me platformen qe Kosovs dhe Serbia, te gjejne zgjidhjen vete. Meqe mbrapa bisedimeve eshte Amerika dhe Evropa, qe mbeshtesin “njohjen reciproke”, eshte detyre e Kurtit te gjejne rrugen dhe mundesite ta detyroje Vuciqin te firmose…
    Duke dale nga bisedimet, apo duke u treguar patriot, ai do detyroje Perendimin qe mos te pyes as Serbine dhe as Kosoven. Ne kete skenar ne loje do futet edhe Rusia dhe Kina.
    Ky eshte skenari qe pelqen Rusia…
    Pra I dashur, Kurti duke bere politiken e Rusit tregohet naiv.
    Me mire do jete qe Kurti te merret vesh me Vuciqin se sa Bajdeni me Putinin…
    Si mendon ti????

  8. Fatosi-kosove says:

    Llajqaku pret edhe pak nga osmanka dhe kurti qe ta tregojne urrejtjen ndaj uçk-s dhe te behen nje mendje me vuqiqin dhe qeverine serbe siq edhe Kane deklaraur se masakren e Reqakut e ka skenuar amérika dhe e ka ber uçk e JO ushtria dhe policia serbe, ky ishte edhe qellimi i karla pontes kur akuzoi uçk-n per organe njerzore, ky eshte edhe qellimi i llajqak sot se ta binde europen se shkaterruesit e serbosllavise ishin ish uçk dhe se klika qe sot qeverisin ne kosove Jane pro pajtimit me serbine si shenje e qetsimit te ballkanit dhe kjo do behet duke sajuar arkiva kunder uçk-s, e per kete deshmitar do jene osmanka dhe zagaret e kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje