Vdekja e 23-vjeçares pas vaksinimit me Pfizer, nisin hetimet nga Prokuroria e Prishtinës

16 Shtator 2021, 17:07Rajoni TEMA

Ditën e sotme u raportua se një 23-vjeçare nga fshati Zabel i Drenasit në Kosovë ka humbur jetën vetëm 48 orë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Sipas urgjencës së QKUK-së, e reja u nda nga jeta si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark). Nga klinika sqaruan se pacientja është sjellë në klinikë, me humbje të vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar, ku më pas nuk ka arritur të mbijetonte.

Por në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka konfirmuar Ulaj.

Sipas familjarëve 23-vjeçarja Zarife Imeri ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje