Erdogan takim me Vuçiçin në Stamboll, diskutojnë për Kosovën               

18 Shtator 2021, 13:24Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiç dhe Erdogan kanë diskutuar për shumë çështje, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova.

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çështjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi.

1 komente në “Erdogan takim me Vuçiçin në Stamboll, diskutojnë për Kosovën               ”

  1. God-less Commies says:

    Braco Vuqic, pranon investime nga Turqia , kurse Lideri Global vetem gam gam gam….dhe xhami….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje