Gjiganti farmaceutik britanik AstraZeneca njoftoi të dielën rezultatet “novatore” të një ilaçi të ri për kancerin e gjirit, për të cilin ata thonë se është vërtetuar se zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72 përqind, në krahasim me trajtimet ekzistuese.
Kompania e ilaçeve tha se rezultatet e provës së saj të ilaçit Enhertu në trajtimin e kancerit të gjirit aktualisht të pashërueshëm treguan “një prirje të fortë drejt mbijetesës së të prekurit dhe përmirësimit të tij”.
AstraZeneca tha se Enherthu, kur shoqërohej me kimioterapi, u tregua se ishte dy herë më efektive në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa që është standardi aktual i ilaçeve kundër kësaj sëmundjeje.
Tre të katërtat e 500 pacientëve të marrë në provë nga e gjithë bota të cilët ishin trajtuar me Enherthu nuk treguan progres të sëmundjes pas 12 muajsh, krahasuar me 34.1% të atyre që u trajtuan me TDM1. Për më tepër, mbijetesa u përmirësua nga 7.2 muaj në 25.1 muaj.
Në total, 94.1% e pacientëve që u trajtuan me Enhertu mbijetuan 12 muaj trajtim, krahasuar me 85.9% të pacientëve me TDM1.
Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e Kërkimit dhe Zhvillimit të Onkologjisë në AstraZeneca, i quajti rezultatet “novatore”.
“Këto të dhëna të pashembullta përfaqësojnë një ndryshim të mundshëm të paradigmës në trajtimin e kancerit metastatik pozitiv të HER-2 dhe ilustrojnë potencialin që Enhertu të transformojë më shumë jetë pacientësh në mjediset e mëparshme të trajtimit”, tha ajo.
Enhertu u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në 2019 për kancer të gjirit të paoperueshëm ose metastatik HER-2 nëse pacienti nuk i përgjigjej trajtimit standard dhe të paktën dy opsioneve të tjera të kombinimit.