Kampioni veteran i maratonës në Shqipëri Servet Bani është shpallur kampion i Ballkanit në Kampionatin e veteranëve të Ballkanit organizuar në Korçë këtë fundjavë. Servet Bani është shpallur fitues i vendit të parë në garën 5000 metra me rezultatin 24 minuta 31 sekonda e 50.
Ai ka lënë pas kolegët e tij nga Ballkani duke treguar një performancë të lartë pavarësisht moshës së thyer.
Servet Bani stërvitet rregullisht çdo ditë duke vrapuar në Grykën e Këlcyrës rreth 20 km në ditë. Çdo udhëtar që kalon andej mund ta ketë parë një burrë të moshuar me kostum sportiv që vrapon çdo ditë pavarësisht motit.
Fitorja si kampion ballkanik është një stimul i ri për aktivitetin e tij.
Respekte per keta njerez te pasionuar.