Nga Ylli Pata
Ka disa kohë që mbështetësit mediatik të Sali Berishës duan të gjejnë një homolog anti-amerikan të Doktorit, pas shpalljes së tij non grata.
E nisën me krahasimin me Fatos Nanon, më pas përmendën Gruevskin, Liviu Draganea-n e Rumanisë, e sot dolën tek Andreas Papandreu.
Duke na e sjellë si një “shembull” të të ndëshkuarit nga Amerika e për ta krahasuar me Sali Berishën.
Andreas Papandreu, lideri historik i qendrës së majtë greke, është një nga politikanët më të sulmuar nga Sali Berisha, si ai vetë, por edhe i biri Jorgo, që ka qenë edhe ai kryetar i PASOK e kryeministër i Greqisë.
E sot, mediat e Berishës, kanë tentuar homologimin të mjekut Sali, me ekonomistin Andreas.
Një shtetas amerikan 100%, i cili ka qenë ushtar i Marinës së SHBA-së gjatë Luftës së Dytë Botërore, shtetas e qytetar amerikan dhe që është diplomuar në Harward.
Në Harward, Andreas Papandreu mori PHD në vitin 1943 në ekonomi.
Pas doktoraturës, Papandreu hyri në ushtrinë amerikane, ku dhe u plagos.
A kuptoni tani që s’ka lidhje Sali Berisha me Andreas Papandreun!
Ai ishte qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në politikën e tij si kryeministër i Greqisë, Andreas Papandreu ka qenë haptas një përkrahës i politikës pro-arabe dhe pro-mesdhetare të Greqisë.
Kjo politikë e afroi atë që nga Jaser Arafati, e deri tek Iraku i Sadam Huseinit.
Një e dhënë: Olimpik-u grek, pra linja ajrore ishte e vetmja që bënte tranzitet me Lindjen e Mesme.
Kishte ekskluzivitet absolut jo vetëm me Irakun, por edhe Arabinë Saudite, Katarin, apo edhe Emiratet.
Papandreu kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë Afrikën e Veriut, që nga Egjipti e deri në Marok.
Por kjo ishte politikë. Përveç kësaj, Papandreu ishte një kundërshtar i ndërhyrjeve ushtarake dhe të njëanshme të SHBA.
Ishte mik i palestinezëve të Arafatit dhe kundërshtar i Izraelit.
Politikë që vijoi deri në vitin 2001, për t’u përmbysur më pas.
Por Andreas Papandreu nuk u shpall kurrë non grata, edhe pse ka kërkuar më shumë se një herë heqjen e bazave amerikane nga Greqia.
I kishte vetëm fjalë se donte të rriste pazarin e qerasë, siç bëjnë gjithnjë ballkanasit.
Në vitin 1994, atë e priti Bill Clinton, përpara ndërhyrjes në Kosovë.
E në vitin 1999, në Athinë ishte një qeveri e PASOK, e cila, edhe pse “anti-amerikane” i dha “OK” bombardimit të Serbisë.
Politikanët grekë nuk kanë qenë gjithmonë pro amerikanë, si ata të PASOK, por edhe këta të Nea Demokratia.
Por 90% e tyre janë diplomuar, madje kanë edhe pasaportë amerikane.
Nuk krahasohen fare me rastin “Berisha”, që edhe pasaportën diplomatike ja kanë bërë nul, jo vetëm të tij, por edhe gjithë familjes….
Saleh haleja nga shpellat e Viçidolit…
Sadamin.
Nuk po e them me siguri se nuk kam nerva t’i shikoj detajet e ketij rasti tani por veshtire qe Papandreu ta kete mbajtur shtetesine nderkohe qe ishte kryeminister sepse amerikanet normalisht ta heqin shtetesine nese merr post publik ne shtet tjeter. Nga ana tjeter, edhe nese e ka pas shtetesine, kjo shpjegon pse nuk eshte shpallur non-grata ne nje kohe qe paska bere pikerisht ato gjera per te cilat regjimi non-grata eshte krijuar dhe synon te ndeshkoje. Nuk di te kete ndonje kriter shkollimi apo formimi profesional (eko apo dok) kur gjykohet kjo ceshtje por po ja falim autorit meqe i vjen era rrk km larg.
“Na rrofsh hallatet Neri,,! Papandreu (babai, Andrea) ka shumë më tepër tituj shkencor se sa ato që thot autori. Jorgo ( i biri) jep edhe sot leksione në Harvard gjthashtu edhe Oxford si pedagog i jashtëm. Që të gjithë femijët
( brënda martese) i ka me amerikano-kanadezen Margarita, ( ka dhe jashtë martese një suedeze e një zot e di). Lojrat me lindjen e mesme i bënte edhe me lejen e Amerikës.
Kur u pyet presidenti amerikan i kohës se ç’do të bënte me Papandreun për bazat amerikane, përgjigja qe :-” Mos dëgjo çfar thotë shiko çfar bënë,, .
Për kuriozitet:- Kryeputana që mbante radhën në haremin e Sadamit ishte greke ( kur u kthye foli në tv. e nuk u duk më) dhe kishte “shok,, të ngushtë Kadafin. Rastësi? Nuk besoj!.
Tridhjet vjet në krye të politikës pa Amerikën?
Burrë shteti i zgjuar dhe i ditur. Bëri të pa mundurën për vëndin e vet. Asnjë krahasim me Sali Berishobiberoviçin.
Fraza e parë është shaka shokësh.
Papandreu me Saliun jane larg 7 male kaptuar……pfff
Ne qeverisim bota na ndihmon – Sala e shpiku parullen qe i beri shqiptaret zarat e gjithe botes. Mire t’i behet tani, zarit
O Sali Shiqerja ku je bre kopil. Sali qelbësira, mos e çajë trapin, sepse nuk je vetëm në këtë betejë kunder shtetit komunist të Amerikës. Ti ke pastur dhe ke me veti shumë homologë dhe shtete demokratike të botës, që janë zotuar dhe janë gati ti hapin luftë Amerikës nqse ajo të prek Ty edhe një qime floku. Ti si demokrati, anti-komunisti dhe anti-Amerikani më i madh në Evropë, ke me vete në llogore keta persona dhe shtete demokratike si Sali xhepist Lushen, Arkimed toksin, Azem spihun Hajdarin me familje, disa morracakë Tropojanë, Kadafin, Sadamin, dervishët e Iranit, Korenë e Veriut, Serbinë, Basharin e Sirisë, mjekër cjapët e Afganistanit etj etj, pra siç thotë populli trimi i mirë me shokë shumë. Hajduti Sali, nxirre pak kokën në dritare, edhe pak, edhe pak më shumë, hë rri aty, gëëërrr pt’huuuu oqean muti.
“Jeten e japim, Saliun jo”