Basha tjetër lëvizje për të bllokuar Berishën: S'ka Kuvend Kombëtar, përjashtimin e kërkoi kupola e SHBA. S'do lejoj grupe armiqësore në PD

20 Shtator 2021, 15:51Politika TEMA

Lulzim Basha ka rrëzuar kërkesën e  Sali Berishës për të mbledhur firma në mënyrë që të thirret Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Sipas kreut të PD-së, nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe asnjë organi në PD.

Basha më tej ka shtuar se nuk do të lejojë që në PD të krijohen grupe apo deputetë që dalin kundër SHBA.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha mësohet të ketë thënë sot se kërkesa për Berishën ka ardhur nga zyrtarë të lartë të SHBA dhe  informacionet i di vetë ai si dhe ish-kryeministri Berisha. Sipas Bashës këto informacione nuk do i tregojë kurrë.

Basha: Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë.

4 ditë më parë Sali Berisha në fund të takimit që realizoi me demokratët u shpreh se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do t’i kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës. Por mesa duke Basha nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

 

4 komente në “Basha tjetër lëvizje për të bllokuar Berishën: S’ka Kuvend Kombëtar, përjashtimin e kërkoi kupola e SHBA. S’do lejoj grupe armiqësore në PD”

  1. Gaz says:

    Sa qef do keme kur te fillojne te zihet keto dy maskarenjt me njeni tjetrin. Fillojne ti nxjerrin te palarat ne shesh njeri-tjetrit. Fuck bitch ,go on.

  2. Tirona says:

    Shqiptaret duhet ta dine se cfare perban kjo dosje per Berishen, sepse ky e ka veshur me “Avellino e Zeze “ te gjithe Shqiperine.

  3. diti says:

    Po nuk zbatoi statutin per thirrjen e kuvendit kombear , te nxirret me shkelma me Gaz e me Gride nga selia e PD-se. Kjo eshte diktature dhe shkelje e ligjit te brendshem te Partise.

    1. Taulant says:

      HAJDE DITI HAJDE MORE DITE ZI.
      QENKE KOQE KANDARI MORE DITEZI.
      FUCK YOU DITI KOQJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje