Aldo Bumçi: Pse Basha kundërshtoi SHBA-në për tre çështje me rëndësi, por iu bind për Berishën?

20 Shtator 2021, 12:05Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk kishte të drejtë të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar.

-Djegia e mandateve

-Hyrja në zgjedhjet lokale

-Masakra zgjedhore

Këto janë tre elementë në të cilët Basha ka kundërshtuar SHBA-në, por pse për Berishën nuk e kundërshtoi?

Kjo ishte pyetja që ngriti Aldo Bumçi ndërsa tregoi se Basha bashkë me partinë dogjën mandatet në një kohë kur SHBA tha se nuk duhej bërë diçka e tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomanduan hyrjen në zgjedhjet lokale por Partia Demokratike vendosi që jo. PD gjykoi se në 25 prill u bë një masakër zgjedhore, ndërkohë që SHBA tha se zgjedhja e qeverisë së re është në përputhshmëri të plotë me ligjin.

“Kryetari i Partisë në mënyrë të qartë nuk ka autoritet të përjashtojë cilindo deputet apo zyrtar të lartë të Partisë Demokratike, në këtë rast nga grupi parlamentar apo nga struktura të tjera. Nuk e ka këtë autoritet.

Duhet të ketë shkelje konkrete të personit në fjalë, në këtë rast zotit Berisha dhe më pas duhet të jenë strukturat, Këshilli Kombëtar ose të ndryshohet statuti, Kushtetuta e Partisë Demokratike dhe aty të vendoset një nen që nëse deklarohesh ‘non grata’ atëherë ti nuk mund të jesh më pjesë,” – deklaroi Bumçi.

Sipas tij ka një “shkelje të bashkëjetesës”, andaj ky vendim nuk gëzon shumicën e PD-së. Vendimi i marrë nga Basha për Bumçin është ilegjitim, ndërkohë që referendumi që ka ndërmarrë Berisha, vjen si pasojë e shkeljes ligjore që u bë me përjashtimin e tij.

Ai u shpreh se do të bëhet mbledhje e firmave për të zgjidhur krizën dhe për ta çuar vëmendjen te qeveria që duhet rrëzuar.

4 komente në “Aldo Bumçi: Pse Basha kundërshtoi SHBA-në për tre çështje me rëndësi, por iu bind për Berishën?”

  1. Jon says:

    Aldo kjo sfere e aktivitetit njerezor nuk te takon ty. Por me qe pyet dhe duke te konsideruar realisht naiv, po mundohem me fjale shume te thjeshta te te shpjegoj qe: Rusia do me cdo kusht te ruaj Ballkanin si zonen e saj te influences. Keshtu qe deshiron qe ne kete hapesire te kete destabilitet. Keshtu ne Mal te Zi, Shqiperi, Maqedoni, Bosnje dhe sigurisht si do te mungonte edhe Kosova. Ky perjashtimi i Berishes eshte nje estrade sepse Luli edhe per te shkuar ne tualet merr ne telefon doktorin, por duhet mbajtur Shqiperia ne kaos, sidomos tani qe po shtohet presioni ndaj Serbise per te arritur nje marrveshje me Kosoven. Sa me shume rritet presioni per kete, aq me shume do shohim ngjarje ne Shqiperi dhe Kosove. Psh e percolle Albin patriotin qe tensionon marrdhenien me Serbine perpara 6 Tetorit qe duhet te kete takim me palet? Aldo e mban mend takimin e Lulit me ambasadorin Rus gjate kohes qe ishte ne cader? Psh vrite pak mendjen dreqi e mori, pra bej edhe ti nje sforco. Per cfare mund te kene biseduar ata aty?

  2. Muzaka i Ri says:

    Po mire o vemje,o parazit zorresh qe paska bere gjithe keto te keqia ky komandanti yt dhe do hequr e siell Berishi,po qeveria pse do rrezuar, apo qe te vije Paloka.Mire e ke gjithe keta politikane te seres tende pa poste,iku memedheu e muar lumi.

  3. pjeter says:

    Aldo Bumçi, ky kellire qe villte vrer kunder Shqiperise edhe ne oponence gati si egersire kunder politikaneve te vendeve te tjera qe punonin per integrimin e Shqiperise ne BE dhe qe u habiti per nga idiotesia??????.Ky parazit,ky plehre qe çuditerish ndodhe akoma jashte kaxanit te plehrave????????

  4. Jimi says:

    Po te jete kaq i trashe ky!? Kerkesa e fundit e USA ishte ultimative per Bashen ! Ose perjashto Berishen, ne te kundert, ne do t’ju konsiderojme te dy Non Grata dhe si te tille partin qe ju drejtoni, si nje formacion paramilitar terrorist. Dhe dihet se c’pasoja do te binin mbi ta nese do te konsideroheshin te tille nga Usa. A, nese don te thuash pse keta gringot nuk u treguan kaq ultimative edhe ne rastet e siperpermendura, ky eshte nje problem te ciit mund ti japin pergjigje vetem ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje