Vdekja e minatorit Plaku, shoqërohen në polici inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

20 Shtator 2021, 10:33Politika TEMA

Policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat Inxhinierin teknik si dhe përgjegjësin e punimeve të galerisë ku humbi jetën minatori Muharrem Plaku.

Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ku minatori 61-vjeçar për 5 ditë ngeli i bllokuar brenda galerisë si pasojë e shkëputjes të një masivi shkëmbor.

Minatori i cili u gjet i vdekur pas 5 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje