Rama i prerë me studentët dhe pedagogët: Pa vaksinë nuk hyni në auditor

20 Shtator 2021, 09:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh sensibilizimi për vaksinimin e studentëve.

Rama ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar teksa shton se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Mes të tjerash kryeministri është shprehur se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje