Biznesmeni Italian inskenoi vdekjen e tij në Pukë, do të hetohet nga prokuroria për 4 akuza

20 Shtator 2021, 14:14Politika TEMA

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që u zhduk në janar 2021 në Pukë dhe u gjet i gjallë disa ditë më parë në Livorno të Italisë, do të merret sot në pyetje.

Ai po dëshmon para autoriteteve italiane për planin dhe personat që e ndihmuan të zhdukej për 8 muaj.

Bëhet me dije se Davide Pecorelli ka bashkëpunar me disa persona të tjerë për të zhvarrosur një kufomë dhe ta vendosnin më pas në makinën e tij, për tu dukur sikur kishte vdekur.

Për Pecorelli në Shqipëri rëndojnë katër akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dhunimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra. Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.

Hetuesit italianë zbuluan se Davide Pecorelli ishte gjallë, pas një tërheqje parash që ai kishte bërë nga llogaria e tij bankare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje