Nga Juxhin Mustafaraj
Lulzim Basha thirri kryesinë e grupit të tij parlamentar mesditën e të hënës për të koordinuar aksionin e demokratëve në Kuvendi, por çështja “Berisha” dominoi në pjesën më të madhe mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati për më shumë se 2 orë e 30 minuta.
Anëtari i kryesisë, Flamur Noka, i deklaruar në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar, i kërkoi shpjegime të detajuara kreut të demokratëve Basha.
“Me atë vendim për të përjashtuar Sali Berishën ke shkatërruar Partinë Demokratike. I ke rrrokullisur demokratët nëpër hone pa kthim. Kur do t’i e dëgjon Amerikën ndërsa kur nuk do se dëgjon. A të thanë amerikanët mos i digj mandatet? Përse nuk i dëgjove? A të thanë mos bojkoto zgjedhjet vendore, përse se dëgjove?
A thanë ata që zgjedhjet janë të lira e të ndershme? Përse i dole kundër? Përse ishte vetëm ky rasti kur zgjodhe t’i dëgjosh? Si more ti një vendim që asgjëson PD-në. Kushdo që të kërkoi të bësh këtë gjë,do të duhej t’i thuhej se unë jam kryetari i kësaj partie dhe s’mund të marr vendim që asgjëson PD-në.
Sepse ti e di që mbi 80% e anëtarëve janë me të. Si mund te drejtosh PD-në kur ke anëtarësinë kundër? Si mund ti përfaqësosh anëtarët kur s’të duan ata? Mua më dhemb PD. Nese doni të shpëtoni PD-në vetëm anëtarësia duhet të vendosë dhe të gjithë palët ta respektojnë.
S’ka shpëtim tjetër Partia Demokratike. T’i qëndrosh këtij vendimi do të thotë t’i qëndron shkatërrimit të Partisë Demokratike. Të dëgjosh zërin e anëtarëve shpëton Partinë Demokratike” tha Flamur Noka.
Pas Flamur Nokës, ka qenë një pyetje e Agron Gjekmarkajt, që këtë të hënë u mandatua edhe si drejtues politik i Lezhës, për diskutim me strukturat të vendimit për Sali Berishën që nxiti kreun e demokratëve Basha për t’i dhënë edhe një përgjigje të prerë kërkesës së Berishës por edhe deklarimeve të Nokës.
“Kam ndjekur debatet e ditëve të fundit, pas vendimit për doktor Berishën dhe më vjen keq që ta them më shumë kam dëgjuar gjysëm të vërteta. S’do ta gjeni kurrë të thënë nga goja ime që ai ka qenë vendimi i jetës sime, kam thënë që është vendimi më i vështirë që kam marrë. Dhe i tillë ka qenë dhe nuk ka kthim pas. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht se nuk ka nevojë që askush prej nesh të jetë avokat i tij, pasi është përfshirë në një betejë personale.
Kërkesa për largimin e tij nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të dytë apo të tretë, por nga zyrtarët më të lartë amerikan. Për 3 muaj me radhë unë kam bërë gjithçka që të shmang sanksione të Berishës brenda kësaj partie dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të. Asnjë forum i partisë nuk kishte pse të mblidhej për Berishën sepse nuk e kemi përjashtuar nga asnjë strukturë e partisë, por është larguar përkohësisht nga grupi parlamentar.
Ndaj dua ta them qartë se asnjë forum i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet për këtë çështje, as Kuvendi Kombëtar, për të treguar se jemi antiamerikan. Arsyet se përse u largua Berisha nga grupi parlamentar janë publike për aq sa mund të bëhen publike, detajet më të hollësishme i di edhe vetë Sali Berisha, për të cilat mbase publiku dhe ju nuk do të informoheni kurrë” tha Basha.
Debati në selinë blu vjen një ditë përpara se Sali Berisha të mbledh demokratët në qytetin e Fierit, në takimin e dytë me demokratët pas atij që zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë.(ABC News)
kta duhen arrestuar dhe varur te gjithe ne litare
si nij bushtrash dhe shkerdhata pa vlere
Parti e Haxhi Qamilit.
“Sa te kem Kavajen dhe Shijakun, s’ka ç’me bon Evropi” deklaronte “baba”, kur gazetaret e pyesnin se si do tja bente botes perendimore qe ish kunder tij.
E verteta…dihet…..bastarde muti..
J’a ka thene Baces o Flamur , c’remdesi ka nese e di apo jo , ti !
Beteja e Sali Berishes nuk eshte
vetem e PD apo personale Luli por eshte publike..Ka shkateruar kete vend dhe duhet te mbaj pergjegjesi ligjore dhe te behen publike te gjitha krimet qe ka kryer .
Ky eshte ku e therret qameti…
Ky eshte tamam 7×7 = 42
Provat e Amerikes, kane shkuar te gjitha ne Prokurori, dhe po behet gati akuza.
Akuza me te forta dhe te vertetuara, kane dale per Shkelzenin.
Shanset jane qe Xeni i babait do veje ne burg shpejte, ti rroje imuniteti deputetit Saliut, se ata fusin ne burg ate qe nuk merr blen dot imunitet.
ÇUDI A KA GOMAR ME BRIRE QE E NDJEKIN NGA PAS SALI RAM SHIQERE BERISHEN , KRIMINELIN ME TE PA KRAHASUESHEM NE HISTORINE E SHQIPERISE? FIERAKET QE KANE MBET NE FR VERTETE JANE ZHELEMEDHENJ POR NUK MA DON MENJA SE JANE DHE AQ TEKAHYT NGA TRUTE SA TE MBLIDHEN ME BO BERIHAJ PER BERISHZIUN E DENUM NGA SHBA.
Lulashi edhe kur ec kam flen.
edhe e pagujn me lekt e Popullit.
Haram i past ata lek.
Te gjitha bemat “qe di Luli” i ka kryer bashke me Saline.Kercenimi eshte mjaft evident.Luli nuk mund te thote ,se po i tha do te jete vete i pari qe do te shkoj para prokurorit.Tani per tani u duhet akoma amerikaneve,kur te mbaroj misionin do te flaket si limon i shtrydhur.
Kjo eshte nje loje midis LULIT dhe BERISHES.Rruge tjeter nuk kishin . Shpresojne qe e nesermja ti gjeje gjalle dhe duke shpresuar qe drejtesia te fle gjume sic fle BASHA.
amerikanet i kane bere te qarte Lylit se ata i dine dhe bemat e tij prandaj mos ta luaj bythen shume
“skeni per ta marre vesh kurre”
kjo eshte esenca e demokracise shqiptare ku udheheqesit politike bejne marreveshje si ajo e majit dikur ,ose si keto informacionet tani qe thone se sdo merren vesh kurre ….kur ne fakt jane zgjedhur aty per te dhene llogari por transparencen e kane zero …..pastaj thone vota eshte kulture e lesh e presh …kujt dreqin tja japesh voten ne kete vend leshi…..