Sali Berisha pritet të shkojë edhe në Gjirokastër në kuadër të turit të tij të takimeve me demokratët. Ish-kandidati për deputet dhe njëherazi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, tha se për organizimin e takimit po merret Tritan Shehu.
I pyetur nga Nikoll Lesi gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” nëse do të priste në Gjirokastër edhe Sali Berishën edhe Lulzim Bashën, Roland Bejko ka dhënë këtë përgjigje.
“Të them të vërtetën Tritani merret me këtë punë. Kishte qenë para tre ditësh në Gjirokastër që të krijojë kushtet për takimin e Berishës. Se prandaj e vuri Basha që të mbështesë Berishën”, tha Bejko me ironi.
Ai theksoi se nuk do të shkonte në takimin e Berishës sepse sipasj tij kjo është luftë e pastër për pushtet, nuk është një luftë parimore.
“Unë do të shkoja me zotin Berisha nëse nuk do të ishte “non grata” dhe ditën kur humbëm zgjedhjet do t’i kishte thënë Bashës “stop” për zgjedhjet e brendshme në parti. Sali Berisha nuk e bëri këtë, por reagoi pasi iu cënua interesi personal”, deklaroi Bejko.
Bejko tha ndër të tjera edhe se vendimet në PD deri më tani janë marrë bashkë mes Bashës dhe Berishës. Veç Tritan Shehut pro lëvizjes së Berishës në PD është rreshtuar edhe Dasho Aliko, kryetari i degës lokale në Gjirokastër. Data se kur Berisha do të shkojë në Gjirokastër nuk është publikuar ende.
E mo Land,ju ngeli ne dore dopjo gjashta?!
Po nejse ti per vete je ne rregull,edhe fshataret e tu deri diku jene rregulluar me hashashin e legalizuar te viteve te ndritura te PD-se…
E kisha prashikuar me shume se dhjete vite perpara qe PD-ja do te kthehej ne shoqate,por nuk me degjoi njeri.
Tani qe mesoi se ti nuk e pret rrezik nuk shkon as Doktori
Roland je shok ihashashit ti nuk ke parime.ta tufi tritani yp landiyp.