Gol 34 miliardë euro Francës në Australi, ja pse u tërbua Macron me SHBA e Britaninë

21 Shtator 2021, 09:50Politika TEMA

Ajo që ka ndodhur së fundmi mes Francës nga njëra anë dhe SHBA, Britanisë dhe Australisë nga ana tjetër është dëshmia më e fundit se Perëndimi tashmë është rikthyer në parimet e Realpolitikës dhe ekuilibrit të forcës të cilin e sfidoi prej gati 50 vjetësh me parimet e liberalizmit dhe të drejtave.

Balona e vëmendjes është armiku i ri, Kina, por në fakt irritimi i Francës nuk është me natyrë gjeopolitike, por strikt monetare, ose deri diku edhe ekonomike. Por edhe politike, sepse kësaj radhe ia kanë kaluar shumë në cinizëm, fushë e preferuar e saj.

Nëse i besojmë gazetës italiane, “Corriere della Sera”, AUKUS, pakti trilateral anglo-sakson i ka hedhur në erë Francës një kontratë prej 34 miliardë eurosh.

Më 20 dhjetor 2016, Franca firmosi një marrëveshje me Canberrën për furnizimin me 12 nëndetëse bërthamore të klasit Shortfin Barrakuda.

Marrëveshja u firmos nga socialistët e Holande me kryeministrin australian Malcolm Turnbull, duke fituar mbi atë që gazeta e quan konkurenca gjermane dhe japoneze.

Me paktin në fjalë u hap mundësia për 4000 vende të reja pune në kantierët e Cherbourg, duke krijuar përmbi të gjitha një aleancë historike me Australinë, me të cilën u ra dakord për të punuar së bashku për 50 vjet në zonën indo-paqësore, term i përdorur nga presidenti Macron dhe që përmbledh hapësirën nga Xhibuti, në ishujt Majote dhe Reunion në Oqeanin Indian, deri në Kaledoninë e Re dhe Polinezinë franceze në Paqësor.

Një zonë ku jetojnë gati 2 milionë francezë me një zonë ekonomike ekskluzive prej 11 milionë km2, e dyta në botë pas asaj të ShBA. Siç shihet Macronit i pëlqen të mendojë “alla grande”.

Pakti vinte pas shitjes në vitin 2015 të avionëve Rafale Indisë, duke afirmuar një pozicion të mirë për Parisin.

U arrit deri aty sa shoqëria Naval Group ku aksioner kryesor është shteti francez nisi modifikimin e nëndetëseve duke hequr reaktorin bërthamor dhe zëvendësuar me motorr dizel për shkak të kufizimeve për lëvizje nga Zelanda e Re.

Me ardhjen e Biden dhe vendosjen e prioritetit absolut strategjik në Azi, interesi amerikan që ka për shënjestër Kinën do të hidhte sytë nga Australia.

Duke i ofruar kësaj nëndetëset e veta dhe një aleancë të gjerë strategjike. Tek oferta e  nëndetëseve janë shtuar edhe raketat Tomahawk. E gjitha e studiuar për 18 muaj, njoftuar vetëm 4 ditë më parë nën heshtjen e të gjithëve.

Edhe të Australisë që më 30 gusht mori pjesë në takimin ndërministror me Francën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Arsyetimi mbetet megjithatë i gëlltitshëm: Australinë vetëm ShBA mund ta mbrojë nga agresiviteti i Kinës që ka vendosur politikë proteksionizmi ndaj Australisë.

Pas dështimit me Turqinë, në Libi, Liban, Franca merr një tjetër shuplakë. Por kësaj radhe kjo shuplakë do të reflektohet në domosdoshmërinë e rikonceptimit të vetë Europës që është përfundimisht një bllok më vete interesash nga bota atlantike.

9 komente në “Gol 34 miliardë euro Francës në Australi, ja pse u tërbua Macron me SHBA e Britaninë”

  1. Taulant says:

    Spektakolar poshterimi i Frances prej Anglo-Amerikaneve.
    E meritojn nje poshterim te tille racistet e Parisit qe kane 10 vjet e bllokojn heqjen e vizave Kosoves.
    Jane keta qe ndersejn grekun per ti shitur arme .
    Jane keta qe copetuan Shqiperin.

  2. ⚙️Ingranazhi says:

    Bideja para zgjedhjeve thoshte qe kina nuk perben rrezik per ameriken dhe boten demokratike !!!!
    Mero bishtuku nuk di dhe te genjej me arrikujt qe publikon kur thote “ me ardhjen e bides ne presidenci
    ( qe ka 9 muaj) , dhe nga ana tjeter thote pas nje studimi 18 muaj !!!! dmth kur ka filluar studimi i ketij pakti tjeter njeri qe ne shtepin e bardhe , bideja ate kohe rinte i fshehur ne basement .
    Trampi ishte qe ju hapi syte qorave ne amerik dhe evrope, ne lidhje me kinen , qe kur filloje fushaten elektorale ne 2014 ,kur tha, qe kina eshte i vetmi rrezik per shba, nga jashte dhe demokratet amerikan nga brenda, kush jeton ne amerik e kupton rezikun e dyte me mire se te parin.

    1. Mandravellua says:

      Po pra…bile na e bene Trampin “spiun rus” pikerisht per kete arsye…

  3. Tony says:

    Se kuptoj kete reagim te Frances . Ne fund te fundit Australia ashtu si New Zeeland eshte 100% anglo saksone e nuk mund te zgjedhe Francen para Shba e Britanise . Un kam jetu atje dhe personi me postin me te larte pavaresisht se honorar eshte historikisht mbreti o mbreteresha e Anglise .

    1. T_rex says:

      Honorifik mer plak, jo honorar!!!

  4. Taku says:

    Gol thoni ju me mentalitet haleje…

  5. Xhevdet says:

    Cilido shtet ose kompani do te ishte ndjere e tradhetuar , nese i prishet kontrata pa njoftim dhe i njoftohet lidhja e nje kontrate te re 1 ore perpara.
    Kontrata per 12 nendetese me motore diesel eshte nenshkruar sipas kerkesave te qeverise australiane, dhe nese do deshironin ndryshim te termave te kontrates psh me reaktore berthemore, atehere duhet te negocionint fillimisht me kompanine qe kishin kontraten dhe nese nuk arrinin ne marreveshje atehere te shkonin ne prishje te saj.
    Kjo ndodhi’ eshte kunder te gjitha rregullave te tregetise se lire, por Franca e beri nje gje te tille me Rusine ne vitin 2014 kur i anulloi 2 anijet e tipit Mistral .
    Vajti haka ke i zoti i thone.

  6. Cifuti x says:

    Eh Makrum Makrum
    E hongre n sum
    Makrum.

  7. Texas says:

    Si ne jeten e pyllit , si ne mardheniet e perditeshme midis njerezve , shteteve , edhe njeriu nuk mund te luaj nga instikti i te lashtit te tije , forsa e supermacia , pamvaresisht se jetojme te organizuar ne shtete , etj .etj . Kjo perseri do te vazhdoje , keshtu qe Ne do bejme tifozin si ne sport , Rrofte USA , ANGLIA , AUSTRALIA . Keshtuqe me qete , mos u merzisni per.Francen se ka tifozet e vet .????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje