Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet; 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi. 70 mijë për zbardhjen e vendimit! Në fakt, nuk është “meny” restoranti, por kaq paguajnë qytetarët që të “mbarojnë punë” në këtë gjykatë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetare, e cila u zvarrit për gati 2 vjet për të caktuar një datë gjyqi për të zgjidhur martesën. Pasi priti procedurat normale dhe nuk mori shërbim, avokatja i kërkon 300 mijë lekë për t’ia dhënë punonjësve të gjykatës që të caktohet data e gjyqit. Dhe, vetëm disa ditë pas dhënies së kësaj shume, Gjykata e Apelit cakton datën dhe zhvillon gjyqin që u zvarrit 2 vjet me procedura normale.
Daniela Hajdini (Zeka) tha për gazetarët e “Fiks Fare” se i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për të zgjidhur martesën në vitin 2018. Në Fier ka zgajtur një vit gjyqi. Ajo apeloi vendimin në Vlorë. “Në Vlorë kam gati 2 vjet që s’më nxjerrin një datë për seancën gjyqësore. Unë jetoj në Roskovec te prindërit dhe më duhet të lëviz disa herë për në Vlorë. Jam interesuar disa herë, te gjyqtari, në sekretari, më thonë, prit, prit. Kemi bërë kërkesën e përshpejtimit mbi 10 herë, akoma duhet të pres. Gjyqtarin e parë e kapi Vetingu, me të dytën po pres” thotë ajo, duke shtuar se kërkon vetëm të bëhet gjyqi, pasi “secili duhet të shikojë jetën, si ai dhe unë”. Qytetarja thotë se ka zënë edhe një avokate. “Unë kam një avokate, Dhurata Sulaj. E kisha në Fier dhe tani e kam në Vlorë. E kam paguar në Fier dhe më ka thënë që në Apelin Vlorë nuk donte ryshfete, jam e paguar. Kaq. Tani unë pres datë nga ajo, në telefon më tha që donte ryshfete të tjera. Donte para të tjera që ta mbyll brenda muajit” thotë denoncuesja.
Pas denoncimit, qytetarja takon avokaten Dhurata Sulaj, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe shkojnë dhe takojnë sekretaren e gjyqtares. Shkojnë brenda gjykatës dhe i thotë se ka biseduar dhe ta marrin parasysh atë kërkesën për përshpejtim. I japin emrin sekretares (Deniela Zeka) dhe të ish burrit, dhe i thotë se është e vitit 2018. Sekretarja i thotë ok dhe ato largohen nga gjykata. Më pas ulen në lokalin në afërsi të gjykatës dhe bëjnë pazarin. Denoncuesja i thotë se sa t’u jap, ndërsa avokatja i thotë se e ke dëgjuar atë historinë kush paguan… Denoncuesja i thotë përse nuk i ka thënë që duhen lekë, ndërsa ajo i përgjigjet “pse nuk e di ti këtë?!”. “Më lër mua lekë këtu që të nxjerr datën e gjyqit, kaq di unë” i thotë avokatja. Denoncuesja i thotë se s’ka marrë lekë me vete, ndërsa ajo i përgjigjet se “për çfarë të doja unë ty, për sy të bukur dhe për syze?”. “Unë i thashë (sekretares), i mbajti shënim ajo. Zemra, 20 herë kam bërë kërkesa. po nuk i kove…” i thotë avokatja, ndërsa i kërkon edhe lekët. Denoncuesja e pyet sesa lekë duhen. “Më bjer mua nesër në mëngjes 300 mijë lekë të mbaroj punë. Bjer lekët këtu të dalë data atje!” i thotë ajo.
Të nesërmen, denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe e takon avokaten në kafenenë në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke i dhënë edhe shumën prej 300 mijë lekësh. E takon para gjykatës dhe avokatja Dhurata Sulaj i kërkon direkt lekët. Avokatja i thotë se do të nxjerrë datën ditën e premte dhe të hënën do të kthejë përgjigje. Më pas, i jep 300 mijë lekë. Avokatja i thotë se të hënën të presë përgjigje. Denoncuesja e pyet se kush ishte ajo që takuan dje, ndërsa avokatja i
përgjigjet “sekretarja jote, e gjyqit”. E pyet edhe për gjyqtaren, ndërsa i përgjigjet se është Iliba (Bezati), kryetarja (e Gjykatës së Apelit Vlorë). Avokatja i thotë se gjyqtaren e quajnë Iliba, ndërsa “kjo që takove ti, është Marjola, sekretarja”.
Disa ditë pas pagesës, në adresën e denoncues mbërrin një fletë thirrje për znj. Daniela Zeka që të paraqitet pranë kësaj gjykate më datë 14 korrik 2021, ora 09.20 në çështjen civile me palë të paditur Bledar Zeka, me objekt zgjidhje martese”. Trupi gjykues që gjykon çështjen përbëhet nga; Relator – Iliba Bezati, anëtar Sokol Ngresi, Nazmi Troka. Denoncuesja paraqitet në këtë datë në Apelin e Vlorës. Dëgjon thirrjen për çështjen civile me paditës Daniela Zeka dhe avokate Dhurata Sulaj dhe paraqitet në gjyq. Thirret në seancë dhe i përgjigjet gjyqtares Iliba Bezati se ka hequr dorë nga ankimi. “Çelim seancën gjyqësore me paditës Daniela Zeka… Atëherë, Gjykata e Apelit vendosi pushimin e shqyrtimit të çështjes” thotë gjyqtarja Iliba Bezati.
Pas dhënies së vendimit që zgjati pak sekonda, shkon dhe avokatja duke e pyetur se çfarë ndodhi. Më pas i thotë se tani mund të shkosh te Gjendja Civile që të marrë mbiemrin e saj. Më tej pohon se do të mundohet që ta bëjnë shumë shpejt vendimin. “Ajo (sekretarja) e di shumë mirë, i kam ngrënë veshët”, ndërsa me mimikë i thotë se “e kam paguar, të gjitha i kemi bërë”. Avokatja i thotë se do mundohet që t’i japë vendimin me kryesekretaren. “Është Bona, shoqja ime, ç’ke” i thotë.
Por edhe pas dhënies së vendimit, avokatja po zvarriste zbardhjen dhe i kërkon sërish para për t’ia përshpejtuar në Gjykatën e Apelit. Denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe takon avokaten Dhurata Sulaj. Avokatja i thotë se i ka bërë gjyqin në Fier dhe në Apel. “Mbaroi gjyqi dhe ta nxora datën. Procedurat për të çuar në Fier janë tjetër gjë. Deri te mbarimi i gjyqit ishe me mua, këto janë shërbime të tjera. Ti do të ndihmohesh apo… Unë të thashë duhet të paguash përsëri, ti më the s’kam përse të paguaj” i thotë, ndërsa denoncuesja i përgjigjet se ka paguar 30 mijë lekë taksi për të shkuar në Vlorë. “Të mi kishe dhënë mua, kishe mbaruar punë. Është procedurë tjetër. Është procedurë administrative” i thotë, ndërsa denoncuesja i kthen përgjigje se kjo çupa ka ikur.
“Ç’të duhet ka ikur apo s’ka ikur. Më lër ndonjë lekë. Asnjëri s’e nxjerr nga radha për ty” i thotë. Në fund i kërkon edhe shumën që duhet të paguajë. “Do më lësh 12 mijë lekë për pullën dhe 50 për shërbimin që do të të bëj unë. Unë s’të jap letrën po s’më dhe lekët” i thotë. Qytetarja i jep 40 mijë lekë të vjetra, ndërsa avokatja i thotë se i ka edhe 30 mijë borxh. Ditën e hënë, i dërgon një zarf me vendimin e shkurtuar, të firmosur nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Vlorë. Vendimi është firmosur në fund nga kryesekretarja Valbona Musta, por ajo i ka dërguar vetëm dispozitivin me vula të njoma të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Por, në vendim mungojnë firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues, me kryesuese Iliba Bezati dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka. Në mes të muajit shtator 2021, në adresë të denoncueses shkon edhe vendimi i zbardhur.
Beni ankese tek ministria e re dhe do vendoset nje grup pune qe do marri ne pyetje dretorin e cdo istitucioni dha pasandaj do raportojne tek rama.
Kaq…u kry!
(apo tek drejtesia nuk ka te drejte te nderhy kjo ministria e re???????)
Mjerim!
Katandi!
Ke harru strategjine dhe planin e veprimit
E po ne dime se ky eshte raliteti….Por si do qofte të na rroje shteti Turke Otomane që kemi ngriture keto 30 vite
jo bre…shteti i Ramuqit, lol…apo Taku Avukatit…lol
Është gabim të bëhen publike shuma te tilla në mjeksi dhe drejtesi, duke ditur që dhe në BE ekziston pages e tille me emrin ”honoraires”, ku po nuk u paguan , të bëhet sekuestrim shtepie. S’ka shkelje
Ca po thu o rrot kari, ktu bohet fjale per korrupsion jo per shpenzimet e gjyqit
O Gazlesh, ne perendim keto “honorare” behen me fature e jo nen dore , ne kafene. Dhe jane pagesa qe i shkojne shtetit e jo te korruptuarve. Ti qe flet keshtu, siç duket , je ndonje nga sekseret .
@GasMir ti je ai gjyqtari more horre hajdute a po je politikane Turke Otomane Talibane komuniste muti shqip foles që del ketu dhe na bën edhe propaganda mashtruse
Mut ata qe iken,kake keta qe kan ngel.
Po si duan Shqipetaret ( Free) pa asnje lek ?????
Ku jetoni??? ne Shtetin e Enver Hoxhes apo ne Kapitalizem???
Kudo duhet te paguani ne cdo vend te Botes paguhen Avokatet qe te bejne sherbime ,dhe per cdo sherbim te marin $ dollaret apo Eurot
dhe per cdo here qe ti dote shkoshe ne gjykate. edhe atje ka zvaritje qe shkojne nga 3 deri ne 7 vjet per tu ndare
Shqipetaret vetem dine te ankohen dhe te mos punojne, Dembela
Hajde shqipetare hajde ?????????????????????????????????????????????
Pa , pa, pa . Çfarë shons dreqi paske pas .
Paska pas qenë ma i mirë ai i pari , por çe do , e kapi vettingu .
Pikaaaaa . Keta te tjeret, qe nuk i kapi VETTINGU-19 , kishin kriju edhe antikorpe dhe, kur i kaluan KPK-në dhe ONM-në , zene sikur i kanë bo dy vaksina .
Kanë marre dhe Çetifikatat e Ndershmerisë , e tani i bojnë hyzmet hajnisë .
Të dhjefsha Rilindjen .
Nuk bohet shteti me aventurë , amatorizëm e me TV pas bythe me na marrë ment 7 herë në ditë . ( të na rrojë ER-Ed RAMA-TV )
Nje duartrokitje per vetingun.
Z. Kryeminister dhe Ju Z. Minister !
Gjyqtaret dhe Prokuroret, jemi te vetedijshem qe nuk jane plotesisht ne doren Tuaj, POR punonjset e administrates, si per shembull Kancelaret dhe Sekretaret, a jane ne doren Tuaj ?
Nese jane, Shporrini nje ore e me pare nga ato detyra ku i kini vendosur ne menyre qe te mos luajne me NERVAT E POPULLIT.
Avokatet (Pjesa dermuese e tyre, sepse ndermjet tyre ka edhe shume fisnike dhe te ndergjegjshem), dhe Ekspertet, te cilet caktohen nga gjyqtaret, jane sekseret kryesore dhe tek keta duhet vene dore duke u hequr edhe licensat nese Minisria ka pergjegjesi per caktimin e tyre.
Verehet qe shume Eksperte ne Gjykata, mbasi jane larguar per shkelje nga institucionet ku kane qene te punesuar (sidomos nga Hipoteka), dalin eksperte neper Gjykata, ku nepemjet ekspertizave te tyre mbrojne shkeljet qe kane bere ne Institucionin ku kane qene te punesuar.
Po ketyre, a mund tu thuhet ndal si ekspert ne gjykate apo prokurori ne menyre qe te zvogelohen ne minimum abuzimet me qytetaret ?