Nga Shpëtim Luku
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit ndodhën shumë ndryshime në kampin opozitar e veçanërisht në gjirin e Partisë Demokratike. Një nga figurat kryesore të kësaj partie, drejtuesi i saj për shumë vite, President dhe kryeministër për 8 vite si dhe deputet për 9 legjislatura, u shpall person “non grata” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së bashku me familjen e tij. Dhe me një motivacion dërrmues për të si i përfshirë në korrupsion, minues i demokracisë dhe pengues i institucioneve të drejtësisë. Mirëpo këto nuk janë veprime të thjeshta, spontane e të vetmuara, të bëra në prapaskenë nga ish- kryeministri, por procese të tëra dhe kryera përgjatë shumë viteve.
Këto procese kanë instaluar në Shqipëri korrupsionin dhe kulturën e pandëshkueshmërisë së tij. Për këto arsye, Sali Berisha dhe Partia Demokratike ikën nga pushteti me afro 1 milionë vota kundër. Pas këtij dështimi të madh, Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, por pa pranuar të largohet nga politika. Mënyra se si u imponua në zgjedhjen e pasardhësit të tij në krye të PD, pozicioni që mori në favor të Lulëzim Bashës, veprimet e tij të mëvonshme në Parlament e më gjërë përforcuan dhe përhapën më tej perceptimin në opinionin publik se ai kishte bërë sikur kishte ikur
, pa ikur realisht. Kur disa analistë ia konstatonin opozitës këtë difekt e paradoks të madh, këtë pengesë gjigande për të pretenduar pushtetin, përballeshin me sofizma të “analistëve” të PD-së, të cilat iu hakërreheshin se “ju po bëni opozitën e opozitës”. Po pse, ku ishte dhe ku është e keqja të evidentosh nevojën e reformimit të vërtetë të saj, në funksion të rikuperimit moral, që ka si qëllim final rifitimin e besimit të humbur të publikut?
Ja pra që zhvillimet e mëvonshme, e sidomos të këtyre kohëve të fundit i vërtetojnë analiza dhe konkluzione të tilla të sakta. Aq sa këtë e pranojnë edhe ata që dikur të nxirrnin sytë po të guxoje e të bëjë një parashikim të tipit “opozita nuk është gati dhe nuk ka shanse të vijë në pushtet”. Për shembull, njëri prej tyre thotë që me këto që ndodhën(përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar) paska qenë më mirë që opozita nuk erdhi në pushtet, duke iu referuar kështu karakterit të dobët të dëshmuar, sipas tij, të kryetarit zyrtar të PD-së, Lulëzim Basha.
“A mund të fitojë PD duke patur kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës- pyet një tjetër analist i njohur, duke nënkuptuar që kjo është thjesht e pamundur. Kurse një ish- ministër i LSI-së më në fund, pas kaq kohësh ka arritur në përfundimin se opozita nuk gëzon besimin e publikut! Deputetë të rreshtuar në krah të Bashës, duke përfshirë edhe vetë atë, shfaqen me zemër të thyer për vendimin që iu desh të marrin, duke salduar kështu arsyet se pse skanë patur asnjë shans të fitojnë zgjedhjet Dhe në vend që të fillojnë ti bëjnë punët siç duhet në funksion të një opozite të fortë, rrijnë e justifikohen. Rrijnë e përbetohen që nuk ia kanë me të keq, por ashtu e kërkoi Amerika.
Një nga arsyet kryesore të analizës dhe parashikimit se pse opozita nuk mund të vinte në pushtet ishte edhe prania me rol protagonisti absolut dhe me perceptimin në publik si kryetari real i PD, i Sali Berishës. Kjo vlen edhe për zgjedhjet që sapo u mbyllën e që opozita nuk donte të pranonte rezultatin nën preteksin e “masakrës zgjedhore”. Por në kuadrin e zhvillimeve që po ndodhin në sy të të gjithëve shumëkush e kupton se pavarësisht pretendimeve dhe alibive të saj, opozita thjesht i humbi zgjedhjet. Dhe në vend të përsëritjes së refrenit të “masakrës zgjedhore” bën mirë të fillojë të mendojë që tani për një strategji veprimi e sjelljeje në mënyrë që të ripërtërihet pozitivisht në sytë e publikut
Lulzim Basha nuk ka degjuar asgje te re nga Amerikanet per Berishen por, vetem ato qe dihen e perfliten ne çdo cep te Shqiperise. Amerikanet i kane servirur bukur dhe kronologjikisht 1,2,3,4….99,100…. dhe Basha me dy te tjeret duan dhe ju pelqen te besojne qe kane degjuar gjera te tmershme nderkohe qe, veprimet e Berishes te tmershme kane qene qe ne krye te heres per ata qe kane tru, sy e veshe.
PD ka vite qe eshte e çorganizuar ne menure perfekte !
Nuk kuptojnë kur ua thonë në shqip krimet e Berishës. Tani që ua thanë në anglisht e “kuptuan” dhe bëjnë si të habitur……
PD-ja morri nje vendim te percipte sa per te lare gojen.Nga momenti qe ata thone”Nadetyroje Amerika tregon se ata nuk jane te bindur ne krimet e Berishes.Fakti qe Basha thote se nuk keni per te marre vesh kurre ato qe di ai dhe Berisha tregon se “Berishizmi” si mendesi e rruge nga PD-ja nuk ndryshon.Frikacaku Basha kerkon te mbaje karigen dhe pa hequr asgje nga bashkepunimi me Berishen.Ne kete histori duhet pa tjeter te nderhyn per hetim prokuroria.Sa per zgjedhjet e humbura,pretendimet jane te kota pas bemave te tyre.Opozita hyri ne zgjedhjet e 25-prillit me mendimin se fitorja do te vinte nga rotacioni dhe me banda te armatosura,si ajo qe kreu krimin ne Elbasan.Mosmarreveshjet e sotme tregojne se cfar mendesie kane dhe kerkojne pushtetin si talebane.Ky eshte nje dem shume i madh qe i eshte bere demokracise ne Shqiperi.Keta thone e veprojne :”Pas nesh u befte qameti”.Kjo eshte deviza e tyre.Ka ardhur koha qe te dy te zhduken ngapolitika Shqiptare e bashke me ta edhe disa te tjere qe pasi kane grabitur e vrare na bejne karshillek.
Po pse kaq të merakosur për këtë opozitë që nuk vjen dot në pushtet?
Po punë e madhe. Nuk janë të besueshëm në popull dhe kaq. Keni 8 vite tallava, jo po kështu, jo po ashtu.
Edhe kështu siç janë të shkrojtur si opozitarë , janë mjaftueshëm, sepse duhet të ishin më burg.
Kuptoni!
Në burg!
Dhe jo rogëtarë deputetësh.
zakoni i të shkruarit pa kuptuar ngjarjen për të cilën shkruan!!
që nga prilli ’13 ne e pamë që rama nuk kishte të bënte me atë që ne e quanim të “majtë”,pas qershorit ’13 pamë gjithashtu se “elita”e PS nuk kishte,gjithashtu,të bënte me “të majtën”,dhe që nga ajo kohë ne pamë se “elita e majtë” në pushtet ishte e të njëjtit nivel me ata që zëvëndësoi!në disa aspekte dhe më e egër!!
përse humbi “opozita”??
për faktin e thjeshtë se,megjithëse falë rastit,ajo mori në dorë pushtetin,ajo veproi njëlloj si kishte vepruar në kohën,që e humbi!dhe ajo kohë ishte e tmerrshme!sundimi i asaj klase ishte i shkurtër por jashtëzakonisht agresiv!gjë që çoi në tmerrin e dytë pas 52 vjetësh!!
në zgjedhjet e radhës,të fundit,pavarsisht makjazhit të dobët,ajo ishte dhe akoma është e njëjta!!këtë e tregon egërsia e rishfaqur e saliut!egërsi që është e pakontrollueshme sa herë që preket interesi i tij!
më në fund këtë e kuptuan dhe të huajt!!pasi humbën shpresën se “njeriu ndryshon me kohë”,ata u detyruan të ndërhyjnë brrutalisht!!dhe ky është një veprim i mirë!në një vënd ku i zoti nuk është i aftë ata nxjerrë gomarin nga balta,duhet ti japësh një ndihmë!!
pra një ndihmë për ta shëruar nga e keqja e madhe,nga kanceri!!
por nëse kjo ndihmë do të mbetet me kaq!?
zëre se nuk ke bërë asgjë!!kanceri ka shtrirë metastazat e tij,dhe këto nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të vazhdojnë të prodhojnë kancer!!
largimi i berishës është hapi i parë,ai që do të mudnësonjë,ndoshta,demokratizimin e partisë,PDs!
them ndoshta sepse nuk është e thënë!
me pafuqinë e lulkës ndoshta do të ketë mundësi të krijohet debat dhe konkurencë e brëndëshme në atë parti!!që mund ta çojë në një demokratizim të ngadaltë,por përpara!!
kjo sa për këtë parti që sot për sot është më e kalbura dhe më e trasha në veprimet e saj!!
por larggimi i berishës dhe shpresa për demokratizimin e PDs nuk është gjithçka!!
shqipëria duhet të ketë një shoqëri demokratike,dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm me demokratizimin e një partie të vetme!!
të gjithë të tjerat janë po aq të kalbura sa dhe PD!!
PS,e vetmja që është prëballë PDs është në të njëjtin nivel me PD!ndryshimi është se ka më shumë përkrahës,dhe fiktiv,e nuk ka vrarë realisht dikë!!por përsa i përket dhunës së brëndëshme dhe mungesës totale të demokracisë bëjë që dhe ajo të ketë nevojë për një demokratizim të saj!!dhe kjo bëhet në të njëjtën mënyrë si me PD!duke i hequr tiranin që e sundon,nxitjen e debatit dhe të konkurencës,brënda saj!!
mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë!në fakt më shumë shpresoj se besoj!!
mentaliteti ynë fshataresk bën që ta kemi të vështirë të pranojmë se mund të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje!!ne e kemi më kollaj që nevojën tonë për të menduar tia delegojmë dikujt që në sytë tanë është “zgjidhësi i problemeve”,dhe për pasojë dhe “mbajtësi i fajeve” për të gjitha që nuk do të shkojnë mirë!
ne vetë,si shqipo,nuk mund të pranojmë që kemi faj!!
për ta mbyllur,përsa kohë PD do të ketë të njëjtën kokë dhe të njëjtit çakej!?
ka për të humbur gjithnjë!me apo pa berishën!!që të fitojë ajo duhet të luftojë brënda vetes!duhet të shëndrrohet totalisht,dhe jo për 4 vjet,por më gjatë!!pa një ndryshim të vetvetes,nuk mund të ketë ndryshim të shoqërisë!në se partitë politike shqiptare do të vazhdojnë të vënë në vënd të parë “partinë”,interesin personal të grupimit,dhe jo atë shtetror,të popullit!?
për aq kohë ne do të jemi lesh e koqe!