Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së bujshme të ndodhur në 26 shtatorin e largët, të vitit 1982. Diku rreth mesditës, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Lushnje, pasi kishte marrë me forcën e armëve një auto veturë ‘Taxi’, Xhevdet Mustafa, ndaloi në afërsi të fshatit Zhamë. Pasi u ngjit në një kodrinë, u fut në një nga shtëpitë e familjes Sula, ku dhe do të mbetej i rrethuar nga forcat e Policisë dhe ato të Ushtrisë. Këto forca ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lushnjes dhe nën mbikëqyrjen e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, Ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, sekretares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Lenka Çuko, etj, të cilët mbërritën menjëherë aty. Dëshmitë e rralla të Kurt Sulës, ish-mësuesit dhe agronomit të njohur të asaj zone, i cili tregon historinë e asaj ngjarje. Duke filluar që nga momenti kur Xhevdet Mustafa, u fut i armatosur në shtëpinë e vëllait të tij, Mersinit, ku ai me fëmijët e tij dhe të vëllezërve, po ndiqnin një film në TV. Si e vrau Xhevdeti, nënoficerin e Policisë Rrugore, Tomor Zyla dhe Mersin Sulën? Rrethimin e shtëpisë nga ana e forcave të Policisë dhe Ushtrisë, që ishin nën urdhrat e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Lushnjes? Ardhjen e ministrave Kadri Hazbiu, Hekuran Isai si dhe të Lenka Çukos, thirrjet e tyre që Xhevdeti, të dorëzohej dhe përgjigjet e tij, futjen e Kurtit në shtëpi ku Xhevdeti? Ai mbante peng gratë dhe fëmijët, bisedat midis tyre, momentin kur Kurti me “Belçikun” e tij, qëlloi dhe e la të vrarë Xhevdetin, futjen e autoblindës së Ushtrisë, që shembi shtëpinë? Marrjen e kufomave dhe varrimin e tyre të nesërmen me ceremoni, ku fjalën e rastit e mbajtën autoritetet më të larta të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv, të rrethit të Lushnjes, Gjergj Velaj e Filip Ndoci. Shpallja “Dëshmor të Atdheut” të tyre në vitin 1986, si dhe takmi i Kurtit me familjarët e Xhevdet Mustafës, në vitin 1993, të cilët nuk i lejoi që të ngrinin aty një lapidar etj.
Nga Dashnor Kaloçi
“Unë e vrava Xhevdet Mustafën”. Deklarata e bujshme që bëhej për herë të parë, që nga 26 shtatori i vitit 1982, 39 vite nga ajo ngjarje e jashtëzakonshme, që tronditi krerët e lartë të shtetit komunist shqiptar, vjen nga goja e Kurt Sulës, një ish-mësuesi dhe agronomi të lartë nga fshati Zhamë, i Lushnjes. Thashethemnaja që u end nga ajo ditë e largët, të atij fund shatori të 1982-it, mes legjendës e realitetit, që: “një fshatar me Belçik, e kishte vrarë kontrabandën e famshëm Xhevdet Mustafa”, na detyroi të merrnim udhën drejt atij fshati, me mendimin për ta ndriçuar sadopak atë ngjarje, e ndoshta për “t’i vënë fre”, kufijve të një legjende. Fshati Zhamë, drejt të cilit udhëtuam, ndodhet në të majtë të rrugës nacionale, fare ngjitur me të, diku midis Rrogozhinës e Lushnjes.
“Shtëpitë e Sulajve, ja ku janë, ato atje mbi xhade, por familjen e Mersinit nuk e keni. Kanë shkuar të gjithë në Greqi, e i kanë vënë çelsin shtëpisë. Por atje keni vëllanë e tij Kurtin, ai mund t’ju flasë shumë, për atë ç’ka kërkoni ju. Kurti ka qenë vetë atë ditë brenda në shtëpi dhe është përleshur me Xhevdetin”.
Tregon Qemal Hekurani, një vendali që shiste perime të stinës, buzë rrugës automobilistike. Ndonëse shtëpia e Kurt Sulës nuk ndodhej më shumë se 500 metra nga aty, Qemali, në shenjë respekti na dha me vete dy djemtë e tij, për të na treguar rrugën.
“Kam qenë atë ditë aty, shkova i pari, porsa dëgjova krismat”, na thoshte ai, teksa ne po ecnim, e si për të na “kuriozuar”, se ndoshta u dukëm sikur nuk ja vumë veshin fjalëve të tij, ai shtoi: “Unë isha aty kur erdhën Kadri Hazbiu me Hekuran Isain, Hekurani i hipi vetë autoblindës dhe bëri prova tek ajo malorja atje”.
Kurt Sulën e gjetëm në shtëpinë e tij, që ndodhet në një kodrinë të vogël, në mënyrë simetrike, në një distancë të baraslarguar, në të dy anët e saj, nga lindja e perëndimi (afër 70-80 metra), ndodhen rruga nacionale dhe ajo hekurudhore. Ai doli menjëherë sa e njoftuan, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët ja behën të gjithë në oborr, pas prezantimit tonë se kush ishim, nga vinim e kush ishte qëllimi i vizitës sonë atje.
“Kurti, gjithmonë ka pas qef me fol me naj gazetar për kët punë oj nan, por s`ka mund”, na u drejtua zonja e Kurtit, një grua e zgjuar, që ndërhyrjen e saj me shumë takt e kishte më tepër për të shoqin e saj Kurtin, pasi vuri re tek ai, një farë mëdyshje, hezitimi a mosbesimi!
“Ju kini ardh pri larg or nan, e Kurti s’ka për t`ju kthy mbrapsht, pa fol noj i fjal. Ne s’kemi ç’me hum, e aj s’kthehet ma”, ndërhyri përsëri po me shumë takt, e shoqja e Kurtit, sikur donte t’i vinte vulën asaj që tha më parë, e duke na ftuar që të hyjmë në shtëpi, në një moment që i shoqi i saj na tregonte vendin, ku kishte mbetur i vrarë nga Xhevdeti, Mersini (vëllai i Kurtit).
Me një pamje fisnike, por dhe disi të lodhur nga jeta, ku ai kishte drejtuar si kryeagronom, ndërmarrje të mëdha bujqësore, si ajo e Çermës, për t’u kthyer më vonë në Institutin e Lushnjes, si bashkëpunëtor shkencor, e mësues në shkollën e mesme, të sektorit Dushk. Kurt Sula, vendos që të rrëfehet për ngjarjen e largët të 26 shtatorit të vitit 1982, e cila tronditi seriozisht regjimin komunist të Tiranës dhe personalisht Enver Hoxhën.
“Aq herë e kam treguar atë, sa jam bërë tamam si ciceron”, na thotë Kurt Sula, si për të na siguruar se është shumë i saktë, pas pyetjeve tona të parat: “Çfarë mund të kujtohet, ku ishit atë ditë dhe si e morët vesh ngjarjen”?
“Po, atë ditë, mos gaboj, ka qenë data 26 shtator dhe ishte ditë e diel. Unë me plakën time (bën me dorë nga e shoqja), dolëm nga shtëpia, aty nga ora 10 e paradites, e u nisëm me zbritë për te rruga e makinës, pasi do të shkonim në Berat, ku kishim djalin në shkollën e muzikës. Po nxitonim pak, pasi në orën 12.00, duhej të ishim në Berat. Duke ecur në xhade, në drejtim të sektorit qendrës, për të gjetur më shpejt ndonjë makinë, në drejtim tonë nga rruga që vjen nga Rrogozhina, po vinte me shpejtësi një “Fiat” taksi, ngjyrë qumështi, me targa të Durrësit. Unë i nxora dorën, siç bëjnë zakonisht pasagjerët dhe kur u afrua në drejtimin tim, pashë se brenda ishin dy vetë: shoferi dhe një tjetër mbrapa. Unë i fola se shkoja për në Berat, por makina jo vetëm që nuk ndaloi, por e shtoi shpejtësinë dhe pasi u largua pak, personi që ishte mbrapa shoferit, nxori kokën nga dritarja dhe më shikoi. Unë njëherë kujtova se mos ishte ndonjë i njohuri im, por prap ndërrova mendje se veprimi i tij m’u duk i çrregullt”.
A e njohe më pas personin që nxori kokën për të parë?
Personi që nxori kokën, ishte vetë Xhevdet Mustafa, njeriu që unë do ta shihja disa minuta më vonë. Nga sa morëm vesh, ai kishte dalë nga një restorant te stacioni i trenit në Rrogozhinë, pasi po e ndiqnin dhe në rrugën nacionale, kishte ndaluar atë “Fiat”-in taksi të Durrësit, duke i nxjerrë pistoletën. Pasi kishte zbritur dhëndrin me nusen e dasmorët, kishte detyruar shoferin, një djalë nga Durrësi, që të shkonte nga t’i thoshte ai.
Çfarë bëtë më pas?
Pasi u largua ajo makinë, unë së bashku me gruan, vazhduam rrugën drejt sektorit. Mbas pak, na doli përpara një fshatar, që quhet Idriz Sula dhe një tjetër që nuk ja mbaj mend emrin, pasi është larguar prej vitesh nga fshati jonë.
Çfarë u thanë ata?
Idrizi, tepër i tronditur na doli përpara dhe na tha, se kishin vrarë Riza Sulën, që ishte roja i objektit, te qendra e brigadës, ku ishin magazinat e sektorit. Pas kësaj, unë lashë gruan te dyqanet e Çermës dhe u ktheva mbrapsht për të parë, se çfarë kishte ndodhur. Idrizi thoshte se Riza Sulën e kishte vrarë një njeri, që ishte arratisur nga burgu, e bënte me dorë, duke treguar se ai person ishte larguar në drejtim të rrugës nga vreshtat. Ajo rrugë, që është paralel me hekurudhën, të sjell këtu prapa shtëpive tona. Ngaqë njerëzit tregonin me dorë në drejtim të shtëpive tona, (aty banojnë disa familje të fisit Sulaj), u ktheva të shihja se çfarë kishte ngjarë aty. Në këtë kohë, sa u futa rrugës anës vreshtave, pashë “Fiat”-in me targat e Durrësit, anës një kanali dhe vetëm shoferin që qëndronte brenda, me një pamje tepër të tronditur, e flokë të shpupuritura.
Komunikuat me të?
Ai sa më pa m’u drejtua: “Aman, kapeni atë njeriun atje, që është arratisur nga burgu”. Unë vazhdova të ngjitesha dhe kur dola sipër rrugës, që shikon nga shtëpitë tona, pashë një njeri që ecte mbrapsht, me kurriz nga shtëpitë tona dhe me një pistoletë në dorë. Nga ecja e tij, dukej se ai ruhej nga dikush që po e ndiqte.
Nga çfarë distance po e ndiqnit ju atë skenë?
Unë isha në një distancë, jo më shumë se 50 metra larg tij dhe ai po aq larg shtëpisë, ku banonin dy vëllezërit e mi, Ramadani e Mersini, me familjet e tyre. Unë në fillim kujtova se mos ai ishte ndonjë nga të Degës së Brendshme, i cili po ndiqte atë që thoshte Idrizi me shoferin e taksisë: “të arratisurin nga burgu”.
Si kishte ardhur Xhevdet Mustafa deri aty, pa e njohur atë vend?
Kam mësuar më pas, se deri në afërsi të shtëpive tona, Xhevdeti, ka ardhur me një makinë ushtarake. Ai pasi ka shkuar me taksinë e Durrësit, deri në një farë vendi, nuk ka mundur të ecë më tej dhe është afruar në këmbë për te reparti ushtarak, që ndodhej afër nesh, ku ka marrë një makinë “ZIS”, dhe është kthyer përsëri andej nga rruga ku kishte ardhur, duke e braktisur edhe makinën ushtarake.
Si kishte mundur ai të futej në një repart ushtarak, të rrëmbente një makinë dhe të ikte përsëri pa e ndjekur njeri?
Për rrëmbimin e makinës ushtarake, unë e kam me të dëgjuar. Po kështu u fol ato ditë, se ai donte të hynte në atë repart ushtarak për të marrë armë, pasi nuk kishte me vete veçse një pistoletë.
Të kthehemi tek momenti që ju po shikonit Xhevdetin me armë në dorë afër shtëpive të familjes Sula?
Atë moment, që unë po e shihja, as që nuk e dija, se ai njeri ishte Xhevdet Mustafa. Ai ishte i gjatë e i shëndoshë. Kishte veshur një fanellë të zezë me vija dhe një palë pantallona xhinse, me një palë atlete të bardha, të cilat kur ja pashë nga afër, (pas vrasjes së tij), kishin stampën USA. Unë kisha mbetur në këmbë, pa lëvizur e vetëm ndiqja lëvizjet e tija. Ai u tërhoq gjithë kohën me pistoletë në dorë dhe fare afër shtëpisë, m’u duk se vuri një tytë tjetër te pistoleta, që mbante në dorë, gati për të qëlluar.
Në ato momente, a po e ndiqte njeri Xhevdetin?
Po aty e pashë se atë po e ndiqte Tomorr Zyla, një kontroll i Policisë Rrugore të ushtrisë, i cili ishte i veshur me uniformë.
Çfarë ndodhi më pas?
Xhevdeti, kur u afrua afër shtëpisë, hyri brenda në korridorin ndarës, ku banonin familjet e dy vëllezërve të mi, Ramadanit e Mersinit. Pasi u fut në shtëpi, pa e parë asnjeri, ai është afruar te dhoma e dytë, pasi aty ka dëgjuar zërat e fëmijëve, që shikonin televizor dhe i ka rënë me shqelm derës e është futur brenda.
Sa veta kanë qenë në dhomën që u fut Xhevdeti?
Në atë moment aty kanë qenë shumë fëmijë, pasi ishte e diel dhe aty mblidheshin për të parë filmin shqiptar që jepte Tirana të dielave. Kështu ishin shtatë fëmijët e Mersinit, katër djem e tre vajza, e më i madhi 14 vjeç, së bashku me nënën e tyre, Shehjen. Ishin dhe djali e vajza ime, fëmijët e vëllait tjetër, Ramadanit, së bashku me nënën e tyre Shefikon.
Çfarë bëri Xhevdeti kur hyri brenda në dhomën që ishin fëmijët e kunatat tuaja?
Unë në atë kohë isha jashtë dhe po afrohesha në drejtim të shtëpisë. Nga kunatat e fëmijët, kam mësuar më pas, se ai, pasi ka shtyrë derën me shqelm, u është drejtuar atyre, duke i’u thënë: “Mos lëvizni, se kanë vrarë Enver Hoxhën dhe ne po ndjekim kriminelët”.
Si reaguan gratë dhe fëmijët pas asaj që u tha ai?
Të trembur kanë bërtitur, por nuk kanë lëvizur fare nga vendi. Nga dhoma tjetër ishte Mersini, vëllai im, i cili sa ishte kthyer në shtëpi e ishte ulur për të ngrënë. Ai e kuptoi nga të bërtiturat e fëmijëve, që dikush ishte futur brenda në shtëpi, e ndoshta pa dhe Tomorr Zylën, që po afrohej nga jashtë me pistoletë.
Çfarë bëri Mersini pas kësaj situate ku u ndodh?
Në këtë kohë Mersini mori një kosore, nga ato që ne i përdorim për të prerë dru, dhe u afrua afër derës së dhomës së televizorit, ku ishte futur Xhevdeti. Mersini në fillim bërtiti: “Dil jashtë mor qen, se po na tremb fëmijët”. Pas kësaj, ai rrinte pas dere me kosoren e ngritur gati për të goditur, personin që ishte futur. Mersini kishte veshur këpucë ushtarake dhe Xhevdeti nga brenda e pa, pasi dera nga poshtë kishte afër 5 cm. boshllëk mbi dysheme. Kështu, ai duke kujtuar nga këpucët se mos ishte Tomorr Zyla, që po e ndiqte, e qëlloi tre herë me pistoletë nga brenda derës së mbyllur, në drejtim të gjoksit dhe Mersini ra i vdekur në dysheme.
Po ju çfarë bëtë në atë moment, kur patë vëllanë tuaj që mbeti i vrarë?
Kur u afrova unë, aty e gjeta vëllanë të vdekur dhe si i xhindosur nga ajo skenë, u futa drejt e në shtëpi, brenda korridorit. Nuk shkova te dhoma e parë, ku ishte futur Xhevdeti, por për t’u mbrojtur nga ai, shkova te dhoma tjetër anash asaj. Nga aty dëgjoja fëmijët që bërtisnin: babi, babi. Te dhoma që isha, u afrova afër dritares, dhe pashë që jashtë saj, tre-katër metra Tomorr Zylën, që ishte i shembur përdhe, duke u përpëlitur.
Edhe atë e kishte vrarë Xhevdeti?
Po edhe atë. Ai nxirrte gjak nga goja e nga sytë, ku kishte marrë plumbat që e kishte goditur Xhevdeti, me pistoletë. Unë nuk kam dëgjuar krisma, as kur u vra vëllai im, Mersini, as kur u vra Tomorr Zyla. Siç duket Xhevdeti e kishte pistoletën e tij pa zhurmë, me silenciator. Pas kësaj Xhevdeti doli nga dhoma ku ishte dhe erdhi në dhomën ku po rrija unë, si i ngrirë dhe i shastisur pas vrasjes së Mersinit e Tomorrit. Ai me pistoletë në dorë, erdhi drejt meje, duke më vënë pistoletën në fyt dhe më tha: “Po ti”?! Unë e mblodha veten dhe i thashë: “Nuk kam gjë me ty, më kanë vrarë vëllanë”. Ai në atë çast e uli pistoletën dhe m’u përgjigj: “Vëllanë ta kanë vrarë komunistët, pisat e dreqit”. Unë i’u drejtova, duke i thënë: “Vëllanë ma ke vrarë ti, se te dera jote u vra. Këtu nuk ka njeri tjetër revole”. Pas kësaj ai i egërsuar m’u përgjigj: “Dil shpejt jashtë po të them, se po të hek qafe”.
Si vepruat pas kërcënimit të tij se do t’ju vriste?
Unë menjëherë dola jashtë nëpërmjet korridorit, që të nxirrte nga hyrja lindore e shtëpisë.
Kur dole nga shtëpia, a pe njerëz rreth saj?
Sapo dola, pashë rreth e rrotull shtëpisë, në një distancë afërsisht 50-60 metra, me dhjetëra njerëz: civilë të armatosur të çetave vullnetare, ushtarë, policë e fshatarë kureshtarë, që siç duket kishin ardhur, pasi kishin dëgjuar krismat. Aty afër ishte dhe një autoblindë, që siç mora vesh më vonë, kishte ardhur nga reparti ushtarak i Kolonjes (Lushnje). Me të dalë nga shtëpia, unë mbaj mend se u drejtova për nga porta kryesore e oborrit, ku ishin fshehur njerëzit kryesor të Degës së Punëve të Brendshme, e bërtisja duke kërkuar një armë, se më kishin vrarë vëllanë.
Plak i rjedhur , por dhe gazetar idiota. Dhe une gomar qe ju lexoj juve.
megjithe mend je gomar. Ja dike vlerat mendjes
Ha ha ha edhe une Taulant!
Mire e ka Taulanti.si mund te besohet kure thuhet se Xhevdetin e vrrau Kurti dhe me pas hyri autoblinda.Pse te shembete shtepine autoblinda kure dihej qe Xhvdeti ishte i vdekur.? E dyta-,pse thuhet qe Xhevdetin e vrau Kurti kure ai iku jasht me vrape pasi e la Xhevdeti.Pra nuk thuhet ne artikull qe xhevdetin e qelloi Kurti.Keto jan pordhe me rigon qe ti haj Kalci.Gazetar muti.
ky nuk kishte dëgjuar asnjë krismë,megjithëse ishte “brënda” në ngjarje,kurse shtëpia ishte rrethuar nga njerëz që kishin dëgjuar krismat??
ka shumë mundësi!ndoshta shuarsi i zhurmës që thotë zotëria e ka pasur efektin vetëm për afërsi dhe jo për largësi!!
pavarsisht se ka pasur revolen në fyt,prapë nuk e ka kuptuar se ka qënë normale apo me shuars zhurme??
në ato momente njeriu ndoshta nuk i rregjistron të gjitha!!
përfytyroni fazetarin,gazetarët që e intervistojnë!!dhe ata të përfshirë në tregimin e tij nuk janë në gjëndje të bëjnë pyetjet e duhura për të zbuluar sa më shumë nga e vërteta që kërkojnë!!
megjithëse nuk ma merr mëndja që kanë kërkuar ndonjë të vërtetë!kanë kërkuar diçka për të shkruar dhe e kanë lënë të rrëshkasë si në vaj!!
Pasaktesi_ Zisi i grabitur nuk ishte Ushtrie, po i Komunales me shofer vellane e Halit Mekes ne Kavaje.
Shume trima po dalin per vrasjen e Xhevdet Mustafes,realiteti eshte ndryshe.
I pari q2e e ka ndjekur Xhevdetin ka qen Tomorri,inspektor i qarkullimit te ushtrisei vetmi njeri qe pati kurajo dhe ka merita,te cilin e kemi par te vrar posht dritares se shtepise.
Askush tjeter nuk ka guxuar te afrohet.Per kete arsye eshte kerkuar ndihme nga Br.e Tankeve ku eshte nisur nje transportues i blinduar me forca ushtarake te armatosur.
Kur kemi vajtur aty kemi par shume forca te policise dhe sigurimit qe rrinin fshehur ne distance,kishte dhe forca vullnetare .
Treasportuesi i blinduar u afrua te dritarja dhe brenda Xh. Mustafa mbante nje femije ne krah dhe levizte i iarmatosur .
Tr.i blinduar goditi qoshen e shte pise dhe ne kete momen oficer tankist S.N. i armatosur me automatik zbriti ,shqelmoj deren dhe zbrazi nje karikatore automatku pastaj u kthye duke berrtitur se e kishte vrar,
Ps. pas kesaj ngjarje S.N.trajtohej si hero por,nje provokim i thjesht dhe ngjarja ndryshoj.Operativi i sig.K.P. takon S.N/ dhe i thot” ti je S.N.,po i thot ai-thon se ti vrave Xhevdetin,-po un jo si ju qe rrinit neper ferra,-po shyqyr se spo e gjenim kush e vrau,i thot K,sepse ishte dhen urdher te kapej i gjall.Ne kete moment S. duke u dridhur zeri tha ”e kur un hapa deren ai ishte shtrire pertok i vdekur”,Ne kete takim kam qen prezent,kishte vrare veten.
Thon se kur uraportua lart per ngjarjen u raportuan 3 viktima,2 te plagosur dhe te tjeret te dhjer,
ha,ha ,ha……….
ardo
unë nuk pash në këtë intervistë që të thotë i intrvistuari që ta ketë vrarë!!
jo vetëm kaq por ai thotë se “xhevdeti nuk e ka vrarë”pavarsisht se i ka vënë koburen në grykë!!
sa për atë punën e vrasjes!?
në atë kohë u tha që ka vrarë veten!!pra atëherë kur ishte freskët fare fare!!
si e thua dhe ti më vonë dolën një tufë,3,që e kishin vrarë me një plumb!!
VK,këta duan këto klikimet tona dhe nuk kanë asnjë interes të publikojnë diçka të saktë!!bile as të llogjikshme!!
dhe sa herë të tjera duhet të përpiqem ta postoj këtë replikë,për tu botuar??
Erdhi të vrasë Enverin dhe verau kush i doli para
Të lumtë pushka Kurt
Po ça I keni këto budallaqe, o kaqola!?
Historia është e dokumentuar dhe shkruar, ça pyesni një budalla që ja fut kot.
Nuk vodhi as makinë ushtarake, as taksi. Xhevdeti nga Rrogozhia drejt Zhamës erdhi me një makinë Zis, civile që ja rrëmbeu dikujt në Rrogozhinë, pasi atje u diktuan dhe po rrethoheshin.
U fut tek ndërtesa në mes të vreshtat, vrau të zotin e shtëpisë.
Kontrollori rrugor I ushtrisë, u vra kot fare. Mbase nuk e dinte se plumbi të vriste. Shkoi përballë Xhevdetit në këmbë, duke I thënë që të dorëzohej.
Kur ka ardhur autoblinda, Xhevdeti ka qenë I vetëm brenda në shtëpi. Dhe nga autoblinda është hapur zjarr me mitraloz, duke u afruar dhe shembur muret e shtëpisë. Këtu mer fund historia.
Lëre ç’thotë agronomi….
mal corr
e ke parasysh al fredo cakon??
ja kështu është dhe kaluçi!!
ja fut pordhës si gamori në dahon!!
mos vallë duhet të vërtetojë gjë kaloçi??
jo,ai mjafton të thotë “se ato që keni lexuar deri dje kanë qënë të fallcifikuara nga regjimi”,e kështu mileti,janë të detyruar ta marrin si të vërtetë këtë që thotë ky mitoman!!
i plevitosuri cako thotë të njëjta gjëra,sjell të njëjtat fakte!!
“ata ju kanë gënjyer”,që nuk është e barabartë me “un them të vërtetën”!!
Dashnor Kaloqi ,Kurti ishte prej veriut apo prej Rogozhine!Sepse gruas se Kurtit ti i ve dialentin e veriut sikur ngjarrja ka ndodhun ne fshtatrat me te largeta te maleve te veriut!Nje deformim ndoshta dashakeq nga ana jote or Dash-nor Kaloqi,siç bene ngahera.
… eshte dialekti i Shqiperise se mesme. Rrogozhina eshte zona ku bashkohet dialekti elbasanlli me dialektin myzeqar, … oj nan!
Xhevdetin qenka me e shpqll hero te demokracise..
Titulli shkrimit s’ka fare lidhje me fundin e “filmit” te Dashnorit. Ne fillim thuhet qe une e vrava, ne fund thuhet qe dola dhe pashe njerez qe ishin mbledhur dhe une kerkoja nje arme!
pordh ne pe si filmat me partizan
saliu e kishte krijue PD qysh ne vitet 80
zv i tij ishte kadareja i cili sapo mori vesh qe po vinte Xhevua
me i morr PD-n bereshit ,
raportoj menjihere ke saliu ,qe ka rdh filani ,do me ta rras
ty dhe marr drejtimin e PD-s .
sala terbohet dhe i telefonon Snajperat ;ma hiqni qafe ate qafir .
Dhe e vrane .
Kjo eshte Historia e vertete .
Ore ki Dashnori(Jarani), ka loqe apo s’ka loqe, se në një vënd thotë Kontrabanda dhe jo kapobanda?!?!?!
Nuk eshte plaku qe tregon i “matufjepsur”, eshte Dashnor Kaloqja i matufjepsur. Lushnjar me dialekt verior. Pika i Kaloqe.
Sa shumë rrena për një të rrijedhur – spiunë.
E sakte.mesues Kurti nje Njeri i ndrshem nuk genjen kurr.Xhevdeti I vrau vellane.
Po ketej thote: une aty verdalle nuk i degjova krismat kur ma vrane vellane Mersinin dhe Tomorr Zylen se pistoleten e kishte me silenciator ,
ketej nga ana tjeter : Kur dola jashte ishin mbledhur me dhjetera njerez se kishin degjuar krismat…….???!!!!!
Ka pas apo ska pas krisma …..????!!!
Veshtire ti besosh kesaj ???
Dhe deri me sot ky njeri e mbajti perbrenda ….???