Çonte në spital një të dënuar, furgoni i burgut përplaset me karrocën që tërhiqej nga kali

22 Shtator 2021, 13:59Kronika TEMA

Një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është aksidentuar me një karrocë të tërhequr nga një kalë.

Makina e burgut në Elbasan teksa ka qenë duke transportuar një të burgosur në spital, është përplasur më karrocën e tërhequr nga kali i cili raportohet se i ka prerë rrugën automobilistike.

Për pasojë personi që ishte në karrocë ka marrë dëmtime të lehta ku është dërguar me urgjencë në spital dhe nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet kush është i burgosuri që po transportohej, ndërsa policia ka krijuar perimetrin e sigurisë.

5 komente në “Çonte në spital një të dënuar, furgoni i burgut përplaset me karrocën që tërhiqej nga kali”

  1. asd says:

    Kafsha si eshte? Per impostoret nuk na behet vone.

  2. Joni says:

    Po kali si eshte? Se per gomarin qe po ngiste kalin nuk me vjen keq, faji i tij eshte.

  3. Realisti says:

    Me thene te drejten me shume me pikoi ne zemer demtimi qe mund te kete mare kali… Lutem zotit te jete mire!!!❤

  4. Qinan Tajgri says:

    Çer gallate.
    N gjith boten kur dun me liru nanji t burgos kriminelat gangsterra , sajojn aksident me maqin ,a me nanji kamjon…por as biçiklet apo as me motorr ..kurse shqipnija vazhdo si n koh t kaubojsve n amerik qe i delnin trenit me kuaj me e grabit…
    Dhe dun m e hy n europ masanej.
    Si do futeni n europ ju shqiptart,me kriminela primitiv a ?!
    Kur kriminelat shqiptar t motorrizohen,moderrnizohen,kompjuterizohen si analoget e tyre perndimor,atehere hapen dyert e Brukselit per shqiptart.
    Hajt behuni njers se edhe krimin me bashkpuntor kafsh e beni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje