Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një deklaratë për shtyp tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjësi për destabilizimin e situatës në Kosovë.
“I vetmi person që avokon hapur destabilizimin e situatës në Kosovë është Albin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të çmendura dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon”, tha Petkoviç.
Ai theksoi se “si planifikon të negociojë Albin Kurti, ndërsa ai shkon te njerëzit me, automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës”.
“Beogradi zyrtar gjithmonë ka theksuar se është gati për bisedime dhe dialog, por çfarë lloj dialogu është ky ndërsa Prishtina mban snajperistë dhe armë të gjata te populli ynë dhe ndërsa liria e tij e lëvizjes po mbrohet brutalisht? Një kompromis mund të arrihet në bisedime, por jo dhe me politikën e dhunshme dhe agresive të Prishtinës, le të jetë e qartë për të gjithë”, thekson Petkoviç.
Petkovic,
Me mire pyet Vuciqin per veprimet e Albinit.
Eshte Vuciqi qe gjithmone perfiton nga veprimet e Albinit.
Vuciqi keto veprime i shfrytezon per te sabotuar bisedimet. Ai i shfrytezon per te mos marre pjese ne bisedime. Ai i shfrytezon per te baltosur Kosoven, se eshte kunder Amerikes dhe Evropes. Pyete Vuciqinn pse me vrap e me nxitim, thirri Keshillin e Sigurise Kombetare te Serbise. Pyete se ne se kjo levizje ishte e paramenduar, per te acaruar situaten. pyete se mos valle kercenimet qe ai ben me lufte per te pushtuar Kosoven, jane pjese e skenarit per ta cuar problemin ne OKB? Pyete ne se keto levizje te Kurtit I sherbejne Vuciqit ne stratyegjine e tij qe te eliminioje Ameriken dhe Evropen nga bisedimet duke aktivizuar pjesemarrjen edhe te Rusise dhe Kines. Pyete ne se kjo eshte gje e mire per Vuciqin qe te balancoje forcat? Pse Vuciqi nuk priti pak me gjate sa te bisedonte me Lajcak, para se te kercenonte se “Serbia do I pergjigjet me masa edokuate”. Pyete Vuciqin mos valle eshte pikerisht ky skenar qe po luani me Kurtin? Pyete Vuciqin se ci tha Lajcaku per te justifikuar vrapin e tij ne Serbi dhe jo ne Kosove, si fillim. Pyete se pse ai nuk bisedoi ne fillim me Kurtin. Mos valle Vuciqi eshte kapua ne kete mesele?
Pyet Vuciqin me mire se ma merr mendja ai e di arsyen se pse kurti “ben kakerdhi”…..
Ca thu o Hari? Servia e ka firmosur vetë këtë marrëveshje që në 2016
KURTI SDUHET TE TERHIQET, SERBIA DO HUMBI MILLIONA $$$$$$$ SEPSE SMUND TE TRANSPORTOJE PRODUCTED NE JUG.
Kësaj i thonë bëj si them unë dhe jo si bëj unë … kanë ikur ato kohëra …