Gazmend Bardhi e cilëson një akt të paprecedentë propozimin e PS-së që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen online.
Sipas Bardhi mazhoranca po tenton që t’i mbyllë gojën opozitës me këtë akt, ku në Konferencën e kryetarëve PS vendosi që Komisionet Parlamentare të bëhen online. Bardhi ka shtuar se të gjitha mbledhjet po zhvillohen fizikisht dhe nuk është logjike sipas tij që vetën mbledhjet e komisioneve Parlamentare të bëhen online.
“Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës.
Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve.
Gjatë gjithë 8 viteve, kemi parë një parlament noter i akteve korruptive të qeverisë.
Ndaj, vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin, për aktet korruptive të qeverisë. Kjo është e papranueshme për opozitën.
Ne do të zhvillojmë një mbledhje me 3 grupet parlamentare. Vendimi është i papranueshëm dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik”, u shpreh Bardhi.
Sh mire ka vepruar PS sepse ne parlament sjellja e deputeteve eshte njesoj si komunikimi ne rruge nga rrugacet , jo diskutim i civilizuar dhe i permbajtur por i tipit huligan per tu treguar se sa te forte jane , injorate te vertete dhe te veshtire , fshatare te pagdhendur.
Po moj çupke e shemtuar po
Ti Bardha ke nevoje fizikisht lol