Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko, shprehet se Berisha mezi e ka pritur përplasjen me Bashën.
Në një intervistë për Ora Newsi, Bejko tha se situata e krijuar në PD erdhi pas vendimit të Bashës për ta pezulluar Berishën nga grupi parlamentar, ndërsa shton se ishte një vendim statusor.
Roland Bejko: Situata që po ndodh brenda PD është pasojë e një vendimi që ka marrë Basha, për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar. Është një vendim që kushdo të ishte në vendin e Bashës do ta merrte. Është një vendim statuor.
E vetmja gjë që nuk shkon në këtë mes është se kjo kërkon që në një mbledhje të afërt të Kryesisë të ratifikohet nga Kryesia dhe të quhet e mirëqenë. I prekuri nga ky vendim ka të drejtën e ankimimit nga Komisioni i etikës brenda PD, të cilët bëjnë vlerësim.
Më tej ai shton se Berisha mezi e priste një moment të tillë, pasi donte një shkak që t’i kundërvihej Bashës në mënyrë që t’i marrë partinë.
Roland Bejko: Berisha mezi e priste një moment të tillë, sepse i duhej një sebep që t’i kundërvihej Bashës dhe t’i marrë partinë. Berisha ja dha partinë duke shkelur dhe rregullat, duke prishur dhe garën me Sokol Olldashit, por Berisha ka menduar se do të ishin bashkëkryetarë.
Pra ka menduar se do të ishte njëri me pushtet në PD si kryetar. Berisha vazhdon të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar, i përjetshëm, për shkak të statusit që ka pasur si kryeministër dhe President i vendit. Berisha ka të gjithë potencën e vet për ta thënë fjalën e tij në Kuvend, sepse nuk është përjashtuar nga Kuvendi, dhe mund ta bënte opozitarizmin aty deri në momentin që të sqarohej pozicioni i tij për çështjen “Non Grata”.
Sipas tij Berisha nuk dëshiron ta pranojë faktin se nuk do të jetë më pjesë e vendimmarrjes, në PD.
Roland Bejko: Berisha nuk e duron mesa duket faktin që nuk do të jetë në vendimarrje, dhe mendoj se kjo vendosje e dy kryetarëve, njërit ligjor dhe tjetrit de-fakto, ka bërë që në PD të mungonte shkalla e duhur e besimit të publikut, të votuesve, për t’i dhënë votën atij që do të bëhej kryeministri i vendit.
Ky kokloqja vetem nga statuti qe sja ka haberin. Flet keshtu nga inati i Tritanit. Nese Tritani do i mbante ison bashes, ky loqja do behej me Berishen. Eshte thjesht nje lazo inatçor dhe varkars.
O Bejko. 4 humbje rresht- te jap doreheqjen. Keshtu veprohet ne demokraci. Nuk ka te pazevendesueshem. Po mban prej 9 vjetesh peng PD. Nje fyell qe i beri listat e deputeteve vetem, gjysma e tradhetoi, u fut ne parlament.Sa turp qe s keni logjike. Ju a ka humbur inati personal. E vjeter kjo ne histori, apo jo?… Berisha nuk kthehet me kryetar. Doktori vetem t i bej PD nje elektroshok, ta fus ne rrjedhjedemokratike me nje kryetar te ri. Zgjidhje tjeter per demokratet s ka. Te gjithe cakejte duan qe ajo te kthehet therrime therrime.