Rama, vizitë zyrtare në Kosovë më 27 shtator

24 Shtator 2021, 20:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën e 27 shtatorit një vizitë një ditore në Kosovë.

Takimi i kreut të qeverisë në Prishtinë do të zhvillohet pas kthimit nga SHBA, ku Rama ndodhet prej punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Disa ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, teksa uroi Ramën pasi u miratua qeveria në Kuvend, e ftoi që të vizitonte Kosovën.

Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe tha se do vizitonte sapo të kthehej nga Asambleja e OKB.

Po ashtu, Rama bëri thirrje që të niset me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët të dy qeverive.

3 komente në “Rama, vizitë zyrtare në Kosovë më 27 shtator”

  1. GazMir says:

    Të shoqërohet me ministin e jashtëm dhe zv Kryeministrin.

    1. Gaz pac says:

      Gaz Mir me duket se po jep nje keshille te mire.
      Kurti eshte i pabese.

  2. vrejtje says:

    Kot e ke, s’behet me Albin Kurtin qe pasi e beri punen ne tv dhe radio serbe kur gjoja ishte ne burg dhe shoket e tij torturoheshin nga policet serbe, spiunoi udheheqesit e ushtrise ne luften e Kosoves per te marre pushtetin. Lulezimi eshte ne Tirane dhe shqiptaret jane me te perçare se kurre sot. S’me ben dot mik me ate qe me ka vrare, pa mos pire kafene poshte kembes. Une e di qe ata u korruptuan, por e ndershme ishte te gjykoheshin para popullit te tyre dhe jo njesoj si Millosheviçi! Keshtu qe shqiptaret gjakprishur si gjithenje jane ne krahun tuaj dhe te kohes qe jetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje