Pas mbarimit të takimit të Vlorës, Muli ishte i mërzitur. Takimi degradoi fare pasi në fillim foli një tip spiun lagjeje, që e nxori presidentin Xhorxh Uashington nga Tetova. Pastaj një tjetër nxori një president tjetër të SHBA nga Peja. E djallosi më tej me një minoritar grek, që në fakt nuk është as grek as shqiptar, por një sekser që merr më qafë bashkekombasit e tij, herë si ultrancionalist grek e herë si ultranacionalist shqiptar.
E vetmja që e rregulloi takimin dhe ngriti nivelin e bisedës ishte Nazmija. Si një zonjë serioze, ajo tregoi historinë e saj me PD, ja fali Doktorit dhe mos marrjen e pronave, që në Vlorë i ka marrë shumicën Shkëlzeni, pasi siç i tha dhe vetë ajo tani ka marrë rrugë për Babicë. Pastaj i kërkoi të çojë Lulon të vadisë lulet në Holandë.
Flamuri u bë me krah kur e dëgjoi.
-Si se kam njohur më parë këtë,- tha, ta kishim bërë kryetare të PD.
Ndërkohë e mori Klevesi në telefon.
Është vjehrra ime ajo i tha. Dmth vjehrra jo, por gjyshja e nuses. Janë të gjitha idetë e mija ato.
Flamuri u trondit shume.
-Po ku paske qenë mo djalë. S’më duken si idetë e tua këto, i tha, se po të kishe gjysmën e këtyre ideve të kishim bërë prapë deputet. Por shiko mëso ndonjë gjë nga vjehrra, a gjyshja, çfarë e ke.
Pas kësaj i shkroi Doktorit dhe i tha që e vetmja që na nderoi dje qenka meritë e Klevesit.
-Gjithmonë kam pasur besim tek ai djalë tha Doktori. Me këtë që ka bërë dje ka nderue veten, familjen, fisin e gruas dhe tanë Shqipërinë, Përshëndetje.
Hahahaha Klevesi..