Raporti për vitin 2021: Teknologjia dhe inovacioni, Shqipëria e fundit në rajon

26 Shtator 2021, 20:00Hi-Tech TEMA

Shqipëria ka humbur një tjetër garë rajonale; atë në teknologji dhe inovacion. Vendi u rendit i fundit pas Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi në Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021.

Në edicionin e 14-të të vlerësimit të publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale, Shqipëria u rendit e 84-ta nga 132 shtete të mara në analizë, duke humbur një pozicion krahasuar me vitin 2020.

Ekspertë të teknologjisë dhe informacionit sugjerojnë që institucionet dhe kompanitë të orientojnë qytetarët drejt teknologjisë duke kushtëzuar disa veprimtari me qëllim që të rrisin aftësitë në teknologji.

Kapitali njerëzor dhe kërkimi në internet janë ndër elementët ku Shqipëria vlerësohet me keq. Vendi renditet i 90-i, duke u vlerësuar me vetëm vlerësuar me 22.7 pikë.

Renditjen e dobët ekspertët e lidhin me cilësinë e atyre që shqiptarët kërkojnë në internet.
Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021, Zvicra është renditur si vendi më inovator për 11 vite me radhë, pas së cilës klasifikohen Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.

3 komente në “Raporti për vitin 2021: Teknologjia dhe inovacioni, Shqipëria e fundit në rajon”

  1. Kazai says:

    Mund te na thuhen disa kritere te keitj studimi?

    Cfare do te thote ” cfare kerkojne ne internet” dhe @ cilesine e asaj qe kerkojne ne internet”.

    Po me thoni qe shumica e njerezve ne vendet e tjera e perdsorin internetin per cilesi kerkimi?

    Ne pergjithesi e perdorin per kerike filmash dhe porno.

  2. ?????? says:

    shqiperia e budallave eshte e fundit per cdo gje…ne na hudheqin te pa aftet edhe maskarenjt e poshter

    1. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

      Ky eshte studim i pasakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje