“Je ikonë e modës” – Studentja në Kosovë komplimenton Ramën për stilin në veshje, salla ia plas të qeshurave

27 Shtator 2021, 18:11Lifestyle TEMA

Në bashkëbisedimin e sotëm me studentët në Universitetin e Prishtinës, një vajzë e re e komplimentoi kryeministrin Edi Rama për stilin e tij të të veshurit duke e quajtur atë “ikonë e modës”.

“Përshëndetje, unë jam Gjira Lika, studente e vitit të dytë Histori. Desha me thënë atë që e mendon sa herë ju dilni në televizion, se jeni ikonë e modës dhe komplimente, se pyetje nuk kam, vetëm këtë deshta me thënë”– tha studentja dhe salla shpërtheu në të qeshura.

Rama i cili nuk e priste këtë kompliment mbeti për pak çaste, pastaj iu përgjigj me humor se e kishte nga halli, pasi “Zoti nuk ia ka dhënë të gjitha”.

“Aaa ikonë… dëgjo e di si është kjo punë? Kur ti ka dhënë Zoti dhe Natyra të gjitha, nuk ka nevojë me u saju. Por sajohesh kur s’ti ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh njëçik. Kështu që vjen nga halli kjo, s’ka lidhje me… por faleminderit”– iu përgjigj Rama.

Batutat

Rama: Edhe nje pyetje tjetër për inat të protokollit që thotë, çohu, çohu…

Studentja: Je ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kam.

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë, kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u sajo. Por kur nuk ti ka dhënë të gjitha mundohesh me u rregullu. Kështu që vjen nga halli kjo! Por faleminderit!

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kemi pasur dy ministra nga Kosova, tani asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim në politika?

Rama: Këtë mandatin e trete do bëhem kosovar vetë! Mos e merrni me të qeshur, se unë po e vendosa një gjë e bëj. Por nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota mos të ketë frikë asnjeri. As do vij të votoj këtu.

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe kohën kur hyri fillimisht në politikë. Ai tha se nuk e kishte menduar kurrë se do të vishte kostumin e politikanit.

Më tej, Rama thotë se kur është përfshirë në politikë, kishte vath në vesh, flokë të gjata dhe dhëmbët origjinale.

“Ju dhe njerëzit në përgjithësi mendojnë se politikanët nuk besojnë në atë që bëjnë. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do isha marrë me politikë sikur të kisha lindur në Francë apo Gjermani dhe as do isha marrë në Shqipëri sikur të mos kishte qenë historia e ndërthurur me historinë e jetës time që më përfshiu dhe nuk e mendoja që do vishja kostum. 

Kur unë jam përfshirë me politikën, kam pasur vath në vesh, dhëmbët origjinale, pasi këto që kam nuk janë origjinale, kam pasur flokë më shumë nga të gjithë ju këtu. Unë nuk mund t’i zgjas dot flokët tani. Por, unë nuk bëj asgjë që nuk e besoj dhe nëse nuk e besoj, nuk kam kapacitet ta ndjek apo ta bëj.

I rashë gjatë për të thënë se besoj 100% që rruga e vetme për ta dalë nga inercia e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqënie është Ballkani i Hapur për ne” – tha Rama.

8 komente në ““Je ikonë e modës” – Studentja në Kosovë komplimenton Ramën për stilin në veshje, salla ia plas të qeshurave”

  1. KOHA E DELEVE says:

    KY AS VETE NUK E DI SE CFARE NENKUPTON ME BALLKANIN E HAPUR POR E TRUMBETON VETEM.PER MODE
    SNOB LUNATIK

    1. Ilirjan says:

      Te shkruash me germa te medha shtypi, eshte e barazvlefshme me ulerimen. Ule pra zerin… zoti aspirant qytetar! Pastaj mund te na japesh edhe ndonje mendim. Neve, popullit te thjeshte them, se sa per Ramen… aha eshte shume larg fshatit tend ai planet?

    2. God-less Commies says:

      Ai komplementon OPEN Ballkanin…lol…pa Kosve, Bosnie,Mal te Zi…lol
      =
      komplimenton, or tej….?????!!!!!
      =
      Kreu Boteror i Alabanistanit, lol

  2. Kola says:

    E di ti o “Koha e deleve” se mbete neper shpella bashke me kafshet e tjera.

  3. Liri says:

    Filuan dhe kalamajt e Kosoves te tallin bythen me Ramiun.

  4. Dembabadem says:

    Ballkan i hapur = Bythe e hapur.

  5. Turi says:

    Po ne shpelle e ka vendin koha e deleve, por jo delet ata kane çoban qe banojne ne shtepia jo SHPELLARE…

  6. mirditori says:

    dashuri me shikim te pare nga moda. plasen qukulatat edhe ketej. e pizavenge ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje