Muli shpërndan udhëzime për takimin e Durrësit

27 Shtator 2021, 19:15Antena TEMA

Pas problemeve që shoqëruan takimin e Vlorës, Muli ka marrë një sërë masash që në takimin e Durrësit të mos përsëriten problemet e Vlorës.

Për këtë, ai ka shpërndarë një sërë udhëzimesh për drejtuesit e degës që do të marrin pjesë në takim, rreth temave që do të diskutojnë.

Në udhëzim thuhet:

“Luten gjithë të ftuarit në takim të sqarohen që presidenti Xhorxh Uashington nuk është me origjinë nga Tetova, as nga Peja.

Kjo ka qenë një shpifje e rubrikës “Antena” në gazetën TemA vite më parë, që është shpërndarë si fake neës.

E vërteta është se ai është me origjinë nga Malësia e Gjakovës, nga është dhe Doktori.

Së dyti, është mirë që kur mbështetësit e Doktorit ta lavdërojnë atë që ka çuar Edi Palokën në Durrës, të mos thonë “i paharruari Edi Paloka”, siç thanë për Bujar Leskajn në Vlorë, se kjo fjali përdoret kur dikush ka vdekur.

Duhet të thonë i paarritshmi Edi Paloka.

Së treti, nëse ndonjë grua e ka takuar Sali Berishën para tridhjetë vitesh dhe e ka puthur, të shmangë deklaratat në public, se Doktorit, siç e dinë të gjithë, për ndonjë lek dhe i ka dalë nami, por për çështje nderi nuk është dëgjuar kurrë.

Së katerti, të gjendet një deputet që ka qenë dhe me Kol Oldashin, dhe me Lulin, por që tani është me Doktorin, me qëllim që të provohet se demokratët e vërtetë janë ata që mbrojnë parimet.

Së pesti, të denoncohet Grida Dume si njeri që ka tradhtuar Durrësin dhe i ka shitur zgjedhjet tek Vangjush Dako.

Por Gjushi të mos sulmohet se në fund të fundit dhe atij padrejtësi i është bërë nga SHBA, si Doktorit.

Së gjashti, t’i bëhet thirrje Oerd Bylykbashit të marrë qëndrim, “o me ne, o me Lulin”, ndryshe t’i kujtohet origjina e tij socialiste.

Së shtati, një kosovar nga Xhafzotaj apo Katundi i ri, të vijë të denoncojë Edi Ramën që ka shitur Kosovën tek Vuçiqi dhe t’i bëjë thirrje Doktorit të zgjidhë situatën në Kosovë në kufi me Serbinë.

Së teti, të propozohet që zonja Kokalari të jetë kandidate për kryetare të PD, por të mos këmbëngulet shumë, pasi kjo është sipas taktikës “Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë”.

2 komente në “Muli shpërndan udhëzime për takimin e Durrësit”

  1. Angjelini says:

    Sa I mbrapsht je o Mero ???. E ke gjete personazhin e duhur! O zot cfare nuk paska PD ne perberje ??????

  2. Velo says:

    Zonja Kokakari do t’a shpëtojë PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje