Testohet NATO dhe Albin Kurti ne Kosovë

27 Shtator 2021, 09:16Politika TEMA

Nga Baton Haxhiu

Cka mund te ndodh në Kosovë. Cili skenar mund të jetë i rrezikshëm dhe njekohësisht te jete edhe poshtërim për Kosoven dhe Naton.

Sot, The Gardian, ne nje shkrim te tij, po e poshteron politiken e perendimit karshi Rusise.

Ne titull, gazeta britaneze, Gardian shkruan se Asadi, i dëbuari i perendimit po shitet tash, i njejti , në perëndim, si çelësi i paqes në Lindjen e Mesme.

Pas 10 vitesh gjakderdhje, aleatët e huaj po kërkojnë të rehabilitojnë udhëheqësin sirian. Dmth ne emer te stabilitetit po kerkohet rehabilitimi i Assad.

Duke e lexuar kete,  pastaj po habitemi pse presidenti serb Vuçiç po trajtohet si element stabilizues dhe po tolerohet loja me arme.

Shumekush nga anlistet serioz nderkombetar mendon se Perendimi,  sic njihet ne literature, si force ekonomike dhe ushtrake, ka vdekur me Presidentin Obama, Kancelaren Merkel dhe presidentin francez Manuel Makron.

Dhe Kosova eshte rasti i radhes ku testohet momenti a do te jemi shtet apo sdo jemi. Kosova, pra, eshte tjeter rast ku sfidohet Nato dhe perendimi.

Serbia kete e ka kuptuar. Qe Perendimi sot është i dobët.

Ketu nuk kemi kohe më per të gjetur fajtorin dhe shijen e pamenduar politike. Po flasim per fillimin e fundit te nje sage te pafund politike ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Sikur shihet nga te gjitha veprimet e deritanishme, Beogradi po krijon atmosferen para kufitit me Kosoven si një prelud i një okupimi të stilit të Krimesë në Veri , për t’u ndjekur shpejt nga një referendum në katër komunat veriore duke marrë +/- 99% mbështetje për ribashkimin me Serbinë?

Per Rusine dhe Serbine, si vllezer politik, Koha nuk mund të jetë më mirë se sa momenti kur Kancelarja Merkel është jashtë zyrës dhe Presidenti Biden nën zjarrin politik në shumë fronte në Amerike.  Këshillat e Moskës për Beogradin ka të ngjarë te jete ne stilin “Godit tani ndërsa hekuri është i nxehtë!’. Ne njeren ane Rusia i hakmerret Amerikes dhe Evropes per te sfiduar peshen e forces se Natos, dhe Serbia per te provuar ate qe as ne enderr nuk do ta kishte pare; as si guxim politik dhe as si veprim ushtarak.

Mobilizimi i forcave ushtarake serbe, rritja e gjendjes së gatishmërisë në nivel luftarak, lëvizja drejt kufirit me Kosovën dhe pozicionimi i trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit, futja në përdorim e aviacionit luftarak serb si paralajmërim, janë gjëra që vetëm një javë më parë pakkush do t’i imagjinonte, lëre më t’i besonte. Dhe sot, sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, Ambasadori Botsan Hartchenko, njeriu i afërt i Putinit në Beograd, përkrah ministrit serb të mbrojtjes, vizitoi trupat luftarake serbe të pozicionuara afër kufirit me Kosovën. Mesazhi i vizitës së tij nuk ka nevojë për përkthyes!

Nuk është ndonjë sekret që qëllimi final i Rusisë në Ballkan është dobësimi i NATO-së dhe nuk duhet shumë mend për ta kuptuar që Rusia është duke e trimëruar Serbinë me qëllimin e vetëm që të testojë reagimin e NATO-së. Mënyra si do të reagojë NATO në Kosovë është tregues real i potencialit të vërtetë veprues që sot ka kjo aleancë. Natyrisht që qëllimi final i Rusisë nuk është Kosova dhe as Ballkani, por ish republikat sovjetike dhe ish vendet komuniste që tani i janë bashkuar NATO-së. Nëse NATO tregohet e ngathtë në mbrojtjen e Kosovës, si një territor nën mbrojtjen e NATO-së, pra nëse vërtetohet që aleanca veri-atlantike sot nuk ka kohezion të brendshëm për të vepruar, atëherë po njësoj e ngathtë dhe pa gjak veprimi do të jetë nesër në republikat baltike apo edhe diku tjetër, ku Rusia ka interesa reale.

Në dritën e zhvillimeve ushtarake në 48 orët e fundit, kërcënimi nga Serbia – i deklaruar nga titullarët më të lartë të shtetit, që nëse KFOR dështon në sigurimin e paqes, Serbia do të detyrohet të ndërhyjë ushtarakisht – sot duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh. Lëvizja agresive e trupave serbe, përfshirja personale e të dërguarit të Putinit, ngathtësia e aleatëve perëndimor, tregojnë që ky kërcënim mund të mos jetë vetëm një lojë fjalësh. Njohës të mirë të zhvillimeve brenda institucioneve në Beograd sot janë shprehur privatisht që skenari i okupimit të veriut nga Serbia, në stilin e ndërhyrjes ruse në Krime, është një skenar që tashmë nuk duhet hedhur poshtë.

Nuk ka dyshim që Albin Kurti mbase nuk i ka menduar gjërat mirë dhe veprimet e tij mund të kenë pasoja për Kosovën, por sot kjo është një temë për një ditë tjetër. Me reagimin e vet, tërësisht jo proporcional me zhvillimet reale në terren, Serbia e ka dekonspiruar veten dhe qëllimin e saj të vërtetë, përballë Kosovës dhe përballë perëndimit. Premtimi serb, i deklaruar privatisht, se Serbia një ditë do të pajtohet me realitetin e ri, po del të jetë vetëm manovër për blerje kohe.

Diplomatët perëndimorë, por edhe disa politikanë shqiptarë, që sot akoma fajtorin e kërkojnë te ambicia e madhe e Kurtit, duhet ta kuptojnë që Kurti në veri nuk ka dërguar tanke e ushtri dhe as nuk ka sulmuar civilë apo këdo tjetër. Pikërisht kjo tendencë për të kërkuar fajtorin në Prishtinë, përballë agresivitetit të Serbisë, është ajo që realisht e ka trimëruar Beogradin dhe ka krijuar hapësirë veprimi për Rusinë.

Nëse supozimi rus për një ngathtësi dhe ndryshkje të aleancës del të jetë i vërtetë, atëherë Perëndimi duhet ta dijë që pasojat e mosveprimit të tyre do të ndihen më thellë e më dhimbshëm kudo tjetër.

16 komente në “Testohet NATO dhe Albin Kurti ne Kosovë”

  1. AJATOLLAHU DUHET TE KISH BERE DY LEVIZJE
    KRAHAS PROPOCIONALITETIT TE KISH DEKLARUAR EDHE FILLIMIN E PUNES PER ASOSACIONIN MBI BAZEN E KUSHTETUTES SE KOSOVES
    POR PROBLEMI ESHTE QE TE PROVOJE
    AMERIKEN SIPAS POROSI SE SE KAPOS PUTIN E VUCIC
    NUK ESHTE SE PO I BIE MENDJA PER KOSOVEN POR PER SERBINE

  2. BÂTON HAXHIU ANALISTE says:

    RRESPEKTE BÂTON PER JU POR SHUME KE SHKRUAR ASGJE S’ KE THENE.
    KE HARRUAR REZOLUTA 12 44 KOSOVA TERRITORE SERBE ESHTE KJO RREZOLUTE QE SERBEVE U DHA SI GARANCI NGA NATION -UNIS ( OKB ) NATO NE KUMANOVE PER TU TERHEQUR DUHET TE JEMI REALISTE JO ÉMOTIONNEL .
    -SHPALLJA UNILATÉRALE KOSOVO REPUBLIKE NUK ESHTE ASGJE I NDERUAR BATON ( ESHTE NJESOJE SIKUR UNE TE THEME JAM MILIONERE POR QE NE BANKE NUK KAM DEPOZITUAR ASNJE LEK ) .
    – NUK E KUPTOJE PERSE NATO , KFOR QENDRONE NE KOSOVE SOT SERBIA ESHTE VENDE DEMOKRATIKE KANDITATE PER U.E KETO FORCA DUHEN TE LARGOHEN KOSOVA E SERBIA TE ULEN NE BIZEDIME KOSOVA TE KERKOJE AUTONOMI TE ZGJERUAR , PAMVARSI SI DY ALTERNATIVA ME ANE TE NJE REFERENDUME TE VENDOSET .
    KOSOVO -CENTRISTE , JUGO- NOSTALGJIKET APO FEUDET , FEUDALIZMI HARADINAJ KOSOVA PRONA IME NE SERBI NUK FUNKSIONINE NUK KA VDEKUR SERBIA .
    – PALET TE ULEN TE MARIN KURRAJON TE FLASIN HAPUR CFARE DUAN, NDARJE KOSOVE ,AUTONOMI BRENDA SERBISE, BASHKIME ME SHQIPERINE, RREPUBLIKE MULTI-ETNIKE KOSOVO DHE JO TE GENJEJNE NJERZIT E IZOLUAR E TE VARFER NE KOSOVE PER TE MBIJETUAR POLITIKUSHTE PER NJE COPE PUSHTET .

    1. Lasgushi says:

      Prifu prifu se do bien koqet e dashit (Kosova ) qe ti hash ti ( Serbia,)
      O.bole oidiote serbe ruse e shqiptare kosovare te shitur.
      Kosova, kosovaret dhe UCK nuk pyeten atehere kur ishin vetem dhe Serbia iku me bisht ne shale dhe hengri mut.Jo tashti qe eshte shtet me vete i ka dy pushke dhe Shqiperia eshte ne NATO.Le ta provojne putanat slave te prekin popullin shqiptar po ja u mbajti pagurja.
      Me sa me kujtohet shqiptaret VETEM PER LUFTE JANE ME TE MIRET.

    2. GK says:

      Shqipnia nuk e njeh termin Kosova/Kosovo dhe nuk ka për pasur paqe pa u ndarë Vojvodina dhe kufiri të shkoj tek “Molla e Kuqe” midis shqiptarve dhe shkive Ka ikur koha e Esat Pashë Toptanit dhe shokëve të tij.
      NATO ka bazat si në veri dhe në jug Të Shqipnisë.
      Do zoti fillon Beogradi nji luftë tjetër dhe përfundimi dihet……….

  3. Olimpia says:

    Baton ,qe alarmohesh ,ke te drejte.Por mendoj se BE dhe SHBA nuk jane cmendur qe te lejojne nje nderhyrje tip ,,Krime,,ne Kosoven e Veriut.Natyrisht leshimet ndaj Beogradit jane te papranueshme,nderkohe qe kerkesat ndaj Kosoves jane poshteruese.Dhe ketu ndikojne nje varg faktoresh,por kryesorja eshte perpjekja e Perendimit per ta terhequr perfundimisht Serbine nga ndikimi rus.Ashtu sikurse ka mjaft ne Perendim qe quajne gabim clirimin e Kosoves ,,myslimane,, nga Serbia , ,kristiane ,duke deshmuar injorance politike dhe historike.Kur Kosova ishte kristiane ,sllavo sebet ishin barbare dhe jetonin neper pyje..
    Gjithesesi Baton mendoj se Gjermania,Italia dhe Britania e Madhe nga Europa nen drejtimin e SHBA nuk mund te lejojne kurre nje zvogelim,shperberje apo shkaterrim te Kosoves.Nje hap i tille do te kishte nje efekt domino katastrofik per Europen dhe pse jo ,per boten.Ne Kosove ka nje pakice serbe ,maksimumi 10 %.Por ne Europe ka rajone te tera qe kerkojne shkeputje e pavaresi nga shtetet aktuale….Katalonja dhe Basket ne Spanje Korsika ne France ,Sicilia,Sardegna dhe Padania ne Itali,Skocia ne Britani,Bavaria ne Gjermani,Valonia apo flamenget ne Belgjike ,pjesa perendimore filo polake apo ajo lindore filoruse ne Ukrahine ,hapsirat e medha filoruse ne ish republikat e BS ,hungarezet ne Rumani,per te mos folur per nderthurjet e cuditeshme etnie ne Ballkan .Nderkohe duhet te kuptojme mire se bashkimi i Krimese me Rusine ka nje lidhje logjike me Kosoven por ne sensin e kundert.Perderi sa Krimea u bashkua me ruset sepse ne fund te fundit banohet nga mbi 80% me ruse ,edhe Kosova duhet te bashkohet me Shqiperine sepse ka mbi 90% shqiptare ashtu sikurse u bashkuan edhe dy Gjermanite.
    Por besoj se te gjithe do ti therrasin aresyes per te mos lejuar te hapet kutia e Pandores. Kosova tashme eshte nje fakt i pakthyeshem dhe cdo loje me fatin e saj do te sillte fantazmen e Munihut ne vitin e larget 1938…Dihet cndodhi pas…

    1. Celo Mezani says:

      Olimpia, me vjen keq ta them, por nuk ka kuptuar asgje nga ajo qe po thote Batoni.
      Rasti i Krimese eshte nje rast shume me flagrant dhe i rende juridikisht se sa ai i Kosoves se Veriut. Ukraina ishte nje shtet sovran me kufinj te deklaruar dhe te pranuar jo vetem ne OKB por nga vete Rusia, dhe kur Krimea u pushtua NATO dhe OKB nuk luajten as gishtin, madje per tu tallur edhe me keq me politkanet e sotem te tredhur te perendimit Ruset rrezuan me rakete edhe nje avion pasagjeresh plot me hollandez turist qe po shkonin ne Azi duke kaluar mbi Ukraine.

      Per Kosoven veshtire se do ta rruaj ndonje. Tony Blair dhe Bill Clinton nuk kthehen me. Kosovaret i humben vitet e arta te forcimit te Kosoves dhe njohjes nderkombetare me loja te pista korrupsione dhe sherre banale lokale dhe futja njeri-tjetrit. Per Kosoven menduan fare pak.
      Tani zgjodhen me te keqin qe te keqinjve per Kryeminister. Zoti u solli ne tavoline nepermjet megalomanise dhe papergjegjshmerise se Trumpit rastin e arte te kembimit te territoreve (Mitrovice me Preshesen) dhe zgjidhjen e perhershme te pavaresise dhe kufirit. Por edhe kete e kundershtuan te gjithe sepse e quajten tradhti te Hashim Thacit.
      Kosova per here te pare rrezikon te jete e kthyeshme prandaj te gjithe politikanet ne Kosove dhe ne Shqiperi duhet te lene cdo sherr banal elektoral dhe cdo pordhe katunaresh (si ajo e Vjoses ne Kuvendin e Shqiperise) dhe te bejne ate qe bene patriotet shqiptar ne 1919-1920 dhe e shpetuan Shqiperine.
      Nuk ka me luftera boterore per Ballkanin, sepse eshte I PARENDESISHEM. Sot nuk po pjerdh me njeri as per Europen Perendimore.
      Bota sot eshte Azia, dy Amerikat dhe po lind Afrika. Europen do e perdorin vetem per Turizem dhe qejfe artistike-sportive.

  4. BKH-1 says:

    Shum bukur Olimpia..por eshte dicka e veshtire per te pranuar realitetin..
    Dakort ne keto raporte qendron sot Europa dhe do veshtiresohet te gjesh dicka franceze ne France, dicka gjermane ne Gjermani..
    Globalizmi shkaterroi vetem Europen….jo ekonomikisht.Emigrimi i popullsise nga vendet ne konflikte ishte peshe e madhe duke prishur balancat e popullsise vendase.. Shum probleme do kete ne vazhdim Europa..
    Kurse Rusia ku e gjen forcen te perballet me nje bllok te fuqishen si NATO? Po Serbia
    ku e gjen? Ne genin e tyre hegjemon? Analiza e Batonit qendron dhe eshte llogjik shum e lexueshme.
    Por sikur ta kthejme nga vetja dhe te bejme analize se perse ne nuk dime te luajme fare me keta sherrexhinj qe mendojne vetem per bythen e tyre? Shtet e vegjel balltike kane nje zhvillim te jashtezakonshem..
    Nuk po vdesin nga frika e Rusise apo jo…
    Por strategjija qe ndjekin eshte largepamese…dhe nuk eshte vetem NATO qe i siguron sovranitetin..
    Sorry per teprine…

  5. katarakti says:

    Pêr mua nuk ështê ndonjê qamet i madh nëse Serbia merr me forcë ato 4 komunat e populluara me serbë. Atëhere Kosova ka të drejtên e Zotit të bashkohet me Shqipërinë. Dhe kështu merr fund loja. Ato 4 komuna serbe në Kosovë janë si gozhda e Nastradinit, një tumor nê trupin e Kosovës. Rexhep Qosja u tregua i mënçur kur u shpreh dikur se këto komuna duhen shkëmbyer me ato shqiptare në Luginên e Preshevës. Por “nacionalistët e kafeneve” e mallkuan “tradhtarin” Qose. Tani t’i shohim këta trima se në çfarë vrime miu do të futen!

  6. mik says:

    Dmth, NATO eshte dobesuar kaq shume sa qe edhe nje force ushtarake e paperfillshme ne krahasim me Perendimin, mund te ndryshoje gjeopolotiken evropiane ( se paku ).
    “ Bravo “ Baton

  7. Iliria e bashkuar says:

    Perendimi nuk eshte i dobet. Ai eshte thjesht anti shqiptar. Kjo duket perseri sot me Kosoven, kjo do te duket e madhe sa toka kur te kundershtohet bashkimi i Shqiperise dhe Kosoves. Cfare lexuam para pak ditesh ? Greqia do te njohe Kosoven po te behet nje pakt. Greqia po shton nje marveshje te dyte, pas thikes boterore ne Paris te marveshjes se pare, qe nuk duhet te ndryshohen kufijt. Keta ndyresira te eurogropes, shqiptaret i njohin qe prej 20 shekuj. Por ata do te deshtojne me konfederaten shqiptare dhe bashkimin e pare ne Europe.

  8. Adi says:

    Serbia ka nje ushtri te botes trete dhe nuk mund te testoje NATO-n o Baton Jane vetem lojra serbe te gatuara ne Moske vetem per tu dukur se dhe vete serbet e dine qe skane cfare ti bejne Kosoves

  9. Olimpia says:

    Celo…pa dashur te bej polemike..
    Krimea ka qene historikisht dhe etnikisht gjithmone ruse.Ne vitin 1954,Hrushovi, nje servil hipokrit ukrahinas i Stalinit,nje diletant injorant, ia shkeputi Rusise per aresye,,administrative,,..Me vone u kthye ne ,,antistalinist,,por deshtoi ne gjithcka dhe ushtaraket e fshine nga politika.
    Kosova eshte historikisht dhe etnikisht shqiptare ne mijra vjet.Ka nje nderprerje nga viti 1912 deri ne 1999.Kombe te tjera ne Europe jsi shtete jane krijuar vetem pas 90..s,Nderkohe ceshtja e mbylljes se problemeve midis Kosoves dhe Serbise eshte e komplikuar,me interesa te ndryshme brenda BE por edhe SHBA…Natyrisht fai me i madh qendron ne faktin qe shperberja e Jugosllavise u bazua ne kufijte lemsh te republikave te Titos.Jugosllavise sipas te drejtes nderkombetare i njiheshin vetem kufijte e Versajes.Me shperberjen e saj ,OKB,SHBA,RUSIA DHE BE duhet te zbatonin parimin e vetvendosjes ,pra secilit te veten ,me perjashtim te xhepave etnike.Pra serbet me vehte,kroatet me vehte,shqiptaret me vehte ,sllovene me vehte etj .Por me kufij krejt te rinj,mbi bazen e nje konference nderkombetare.Rrjedhimisht ,me perjashtim te pakicave te vogla,problemet e medha do te ishin evituar.Si perfundim do te kishim rreth 3 milione shqiptare te tjere ne nje hapsire te perbashket.Dhe ne se ata donin ti bashkoheshin Shqiperise,kjo do te ishte nje zgjidhje e shqiptareve te te dyja shteteve.Askush,as Zoti ,nuk mund te pengoje deshiren e popujve ..E gjithe kjo nuk u realizua.Atehere eshte veshtire qe sot te kete shkembime teritoresh,megjithese personalisht do te preferoja nje zgjidhje te tille.Por ,patriotet,,serbofile bejne sikur mbrojne kufijte nderkohe qe denojne cdo bashkim te mundeshem te shqiptareve.Mendjet e holla po mundohen te gjejne nje rrugedalje.Dikush thote,kjo u intereson sebeve,,,.Por cpune na prish neve bashkimi i serbeve ne se para se gjithash bashkohemi ne…?Natyrisht idiotet dhe te shiturit keto gjera nuk mund ti kuptojne.Bota moderne eshte pragmatike ,..kush e kupton del i fituar.

    1. Piro says:

      Ne qofte se do te flasim “historikisht”, Krimeja ka qene nje territor tartar (atje nuk kkishte ruse) dhe mbeti e tille edhe nen sundimin e Stalinit qe u perpoq ta rusifikonte. Vetem pas luftes se dyte boterore, Stalini per shkek te bashkepunimit me gjermanet ne luften e dyte boterore shpernguli popullsine vendase tartare, ashtu sic beri edhe me germanet e Vollges, cecenet, gjermanet e Prusise Lindore, rajonin e Kaliningradit (ne ate kohe i quajtur Koenigsberg i banuar vetem nga gjermane) etj.

  10. Arjan says:

    o Mero tullaci e ke kthyer gazeten tema ne nje cerdhe antishqiptaresh ,keshtu eshte kur te merr mente perendia dhe mbjell vetem percarje.Kujt i interesojne analizat e nje spiuni serb si baton stanishiqi .Nuk e shikoni veten ku je futur por mendon vetem per parate e pista me cfaredo cmimi ,per kombin shqiptar .Ku eshte mbeshtetja jote per ballkanin e hapur ,ju mashtroj baton stanishiqi ty o mero gelbaza dhe rahmutin bashke ,duhet te jesh nje qenie e dobet te terheqin te tjeret per hunde.Kujt i sherbejne analizat e tua kunder kryeministrit albin kurti ,cfare ka bere “komunisti”albin qe i je qepur me buke ne traste.Ku eshte “miku “yt dhe i rahmutit breqovic pse nuk ben thirrje ai per paqe.Rahmuti do mbahet mend per nje pleh kryeminister qe donte te na bente vella me zor me serbin dhe ta harronin vellain tone te gjakun kosoven.Ndiej neveri per kete gazete qe ngrihesha cdo mengjes me endje per ta lexuar.Nuk mund te jem pjese sadopak e kesaj gazete se ndyej emrin shqiptar me spiunet e UDB.Te mori me qafe batoni o mero merhumi,pastaj ti se ke problem se je mesuar si me pare me sali kermen.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Respekte Arjan! Ke goditer ne shenje..

  11. Olimpia says:

    Piro ,Krimene e pushtoi dhe rusifikoi Katerina e Madhe dhe jo Stalini…Pra Katerina qe ,kishte gjak gjerman ..Sa per shpernguljet ne shtete te ndryshme pas luftes se 2 b. ….ato u vendosen ne Jalte.
    Per shpernguljet brenda ish BS…Si do te veproje ti ne nje rast analog?…Do ti ledhatoje tradhetaret e vendit tend…qe do te bashkepunonin me pushtuesit dhe masakronin njerezit e pa mbrojtur?…
    Churchill kishte ne plan ta coptonte te gjithe Gjermanine dhe ta shnderronte vetem ne ferma bujqesore….sa per dijeni…Edhe ribashkimin e Gjermanise nuk e donin as britaniket as francezet,as italianet..Por duhej nje idiot si Gorbacovi qe Europa te ribehej kjo qe eshte sot.Gjithesesi amerikanet nuk largohen nga Gjermania dhe Europa ne radhe te pare per te mbajtur nen fre Gjermanine.Keshtu ruajne dominimin mbi Europe dhe ekuilibrin strategjik me Rusine . Pak dite me pare dy shefat e shtabit, amerikani Miller dhe rusi Gerasimov rideklaruan se nuk ka fitues ne nje lufte te mundeshme berthamore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema