FOTOT/ Këngëtarja e njohur habit me deklaratën: Kam pasur kontakte me alienët, ishte një përvojë e jashtëzakonshme

28 Shtator 2021, 15:31Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtarja e njohur habit me deklaratën: Kam pasur

Këngëtarja Demi Lovato pretendon se dikur ka takuar një qenie jashtëtokësore teksa shton se përvoja ishte e jashtëzakonshme.

“Ne dolëm në shkretëtirë në Joshua Tree dhe unë pashë një rruzull blu që ishte rreth 15 metra larg, ndoshta më pak. Dukej sikur notonte mbi tokë diku te 3-4 metra dhe dukej sikur ishte duke mbajtur distancën nga unë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme ” tha Lovato.

Këngëtarja e bëri rrëfimin gjatë promovimit të serialit, “Unidentified With Demi Lovato”. Në një teaser për serialin, Lovato shpreh dëshirën “për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë ndërveprimeve të tyre me rruzullin misterioz blu”.

Sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që bashkëvepron me vizitorë jashtëtokësorë. Lovato shpjegoi në një intervistë tjetër se ajo u magjeps nga UFO-t pas një eksperience në festimet e ditëlindjes së saj të 28-të në vitin 2020.

“Kam pasur kontakte me alienët dhe ishte një përvojë goxha tronditëse. Që atëherë, fillova të kërkoj më shumë dhe doja të bëja një shfaqje në lidhje me këtë gjë. Ne po vëzhgonim yjet dhe befas diçka u shfaq drejtpërdrejt mbi ne në qiell,” -tregoi Lovato për Entertainment Weekly, duke shtuar se pa ‘drita të mëdha që formuan një pikëpyetje’ para se figura e ndriçuar të zhdukej. “Unë e kuptova se jeta ime ndoshta do të ndryshonte në një mënyrë shpirtërore, sepse kam një lidhje shpirtërore edhe me këtë udhëtim.”

Lovato këmbëngul se alienët jetojnë mes nesh dhe janë qenie shumë të kujdesshme, shumë inteligjente që thjesht duan të mirën e planetit tonë.

5 komente në “FOTOT/ Këngëtarja e njohur habit me deklaratën: Kam pasur kontakte me alienët, ishte një përvojë e jashtëzakonshme”

  1. Sara says:

    100 here te kam thene, mos e tepro me Extacy… po degjon ti?!

  2. Plaku Pa Mjeker says:

    Halucinacionet nga perdorimi i droges nuk jane eksperienca reale o BIB….

  3. Neroni says:

    Demi Lovato eshte shtruar disa here ne spital nga problemet me drogen dhe semundjet mendore, perfshire bipolaritetin (mendon se jane dy njerez brenda nje trupi). Kerkoni online “Demi Lovato mental health”. Eshte turp qe producentet bejne dokumentar per alienet duke shfrytezuar gjendjen e saj mendore qe i shkakton halucinacione me aliene.

    1. anticensurë says:

      nero
      bota është e ndërtuar e tillë që të kenë vënd të rrojnë shumë specie!
      specia njerzore ka nën ndarjet e saj!!
      disa shikojnë marien e disa të tjerë shikojnë alienët!disa dëgjojnë zërat e profetëve disa të djallit,e disa të tjerë nuk dëgjojnë gjë fare!!
      kështu që një pjesë bëhen shënjtorë,e një pjesë mbyllen në çmendinë,e të tjerë vijnë vërdallë si normalë!!
      vari teneqen se nuk zgjidhen problemet e botës me psikopatëritë e lovatos a alfred cakos!!
      ata duan të besojnë në diçka dhe e shohin dhe me sy hapur!!
      ne e shohim vetëm në gjumë!!
      ky është ndryshimi mes nesh!!

  4. Opq says:

    Edhe për ty, një piskiatër i mirë do të të bënte gjithashtu derman?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje